Një shaka dashurie që përfundon në tragjedi

anazapta

Një 20-vjeçar amerikan rrëmbeu një 15-vjeçare me qëllim që të vinte në skenë planin e shpëtimit  dhe të shfaqej në sytë e saj si një hero. Por fantazia për ta bërë për vete adoleshenten me një stil thuajse kinematografik i kushtoi asaj jetën.

 

Qyteti i qetë i Onoros në shtetin amerikan të Mejnit ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase për shkak të një ngjarjeje absurde me protagonist Kaili Dub, i akuzuar për vrasjen e 15-vjeçares Nikol Keibëll. I riu kishte projektuar rrëmbimin e vajzës, për ta shpëtuar më vonë me qëllimin e vetëm që të shfaqej si hero në sytë e saj. Por fatkeqësisht adoleshentja vdiq dhe tani djaloshi ndodhet në telashe serioze.

Plani

Ai e tërhoqi vajzën në sajë të një profili të rremë në “Facebook”, duke përdorur emrin e mikut të tij, Braian Baterfild. Ky i fundit tha gjatë hetimeve se Dub ishte fiksuar pas saj që kur kjo e kishte refuzuar dhe fantazia e tij për të pasur një raport intim me të e kishte shtyrë të përpilonte planin e ngjashëm me një skenar filmash. Duke u hequr si Baterfild, 20-vjeçari e tërhoqi Nikolën jashtë shtëpisë me justifikimin se do t’i ofronte marijuanë dhe e bindi që ta arrinte në një zonë pyjore.10027641_H10507937-250x250

Vetë Baterfild e konfirmoi historinë e profilit të rremë në “Facebook”. Ai u pohoi agjentëve se një mik i vajzës i kishte thënë që ajo do të takohej me të (Baterfildin) në të njëjtën ditë kur u gjet e vrarë. Vetëm se në vendin e takimit 15-vjeçarja u ndesh me Dubin, i cili kishte veshur një kapuç të zi për të mos u njohur nga e mitura. Ai e sulmoi duke ia mbyllur gojën me letër ngjitëse dhe pasi e ngarkoi në makinën e të atit, e çoi në një skutë në pyll dhe e fshehu aty. Por, kur u rikthye me fytyrë të zbuluar dhe “petkat e çliruesit”, e gjeti të vdekur. Në atë pikë, ai u tha agjentëve se vendosi të fshihte trupin e saj duke e mbuluar me degë e gjethe dhe u përpoq t’ia mbathte. Edhe vëllai Dastin e mbështeti versionin e tij para autoriteteve.

Burgu

Historia u konfirmua po ashtu edhe nga e dashura e Dubit. Policia arriti të zbulojë IP-në e kompjuterit të të riut i cili kishte komunikuar me Nikol Keibëllin nga një profil i rremë. Pas autopsisë së trupit të saj dhe zbulimit të shkaqeve të vdekjes, Kaili Dubin e pret një gjyq që mund ta dënojë me burgim të përjetshëm. Por edhe nëse nuk do të njihet si fajtor i drejtpërdrejtë i vdekjes së vajzës që dëshironte, ai do të dënohet minimalisht me 25 vjet burg (sipas ligjit amerikan) shkruan “Bangor Daily”.  Përgatiti: Dorina Gjuzi

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *