Përpara Partizanë!
1. A ju ka shkuar në mendje,
për prejardhjen e sloganit,
duke se ajo na vjen,
që nga kohë e partizanit!
2. Saliu thërret :”Përpara”,
dhe gjithë kundërshtarët,
ne direkt na shkon në mendje,
thirrja:”Para Partizanë!”
3. Tash mendoni një ballist,
i pushtuar krejt nga gara,
që të tjerëve rrotull tij,
u thotë:” O ballistë përpara!”
4. S’e kishim menduar kurrë,
po kjo botë është jallane,
të hidhej “Balli” në luftë,
me ca thirrje partizane!
5. Dhe armikja më e madhe.
e Heronjve të shkodranëve,
do gjëmojë në fushatë,
me thirrjen e partizanëve!
6. Përpara do thotë Idrizi,
dhe Xhuveli me Dogjanë,
Saliu jo pa qëllim,
i ktheu në partizanë!
7.Përpara do të thotë Ndoka,
dhe Nikolla ka të ngjarë,
përpara se partizanët,
gjithnjë dilnin fitimtarë!
8. Partizanët dhe dëshmorët,
pa dyshim janë shokët tanë,
po Saliu na “e vodhi”,
thirrjen :”Para partizanë!”.
9. Ja kuptoj hallin e mundit,
vetëm zonjës Jozefinë,
se Sala në fund të fundit,
është kthyer në origjinë!
10. U kthye në origjinë,
fill në rrugën nga është nisur,
unë Berishën do ta quaj,
partizan i arratisur!
11. Partizan i arratisur,
futur tek “armiqtë” tanë,
po që kurrë s’e harroi,
thirrjen “ Para partizanë!”
12. Këtë thirrje e ka thënë,
i pari shoku Enver,
po frymëzimet Saliu,
nga Komandanti i merr!
13. Nuk e di-kallaballëkun,
e gënjen a s’e gënjen,
po Sala partizanllëkun,
që aherë e ka në gen!
14. Që aherë e ka në gen,
dhe koha dot s’ja ka fshirë,
po kostumi i partizanit,
Saliut nuk i rri mirë!
15. Përpara kudo dëgjon,
si partizanët kanë thirrur,
por Sala dot s’frymëzon,
se e ka zërin të ngjirur!
16. Se e ka zërin të ngjirur,
më të shuar për çdo ditë,
thirrja :” Para partizanë!”,
tani Salës më s’i ngjit!

Kur fallcivitetin s’ta beson me kush, kthehesh ne origjinalitet.. Bota me rrota Arben 🙂 E bukur ajo e Jozit…
BUKUR
I papare arben duka
Me sloganin partizan
Tu thuash ballisteve Urraa..
Ata nuk hidhen ne sulm
Por ne kotece per pula
Kot po lodhesh o Sali
Se ata si japin gaz
Se nga para partizane
U vene rrodhan nga pas
Pa shikoji nga tribuna
Kur o Sal u hedhe parulla
Ata nuk degjojne c’thua
Po ju shkon mendja per pula
Para, para ti u thua
Me parullen partizane
Ata ikin te tromaksur
Drejt e ne fustan te grave
Se keta si ke per gje
S’jane soi i sakrifices
Ata i ke vec per grazhd
Se jane pjelle e frikes
Sali sec i bere bashke
Gjith keta trima lirie
Me Kac Dogjan e Kadel
Bere nje tufe karavidhe
Ndaj ky popull tek ju sheh
Mos kujto se s’ka vene mend
Ndaj me vote plebishitare
Do gjeje numurin 29-te