Ato që desha të trajtoja më qartë nëpërmjet lidhjes Skype, mbrëmjen që pata privilegjin e ftesës në shoun e Adi Krastës, ishin ca probleme mbi politikat kulturore të kësaj qeverie që me padurim pritet të hiqet nga drejtimi i mëtejshëm i punëve të vendit.
Cilësia zanore nuk qe fort e pranueshme dhe kjo nuk më la ta shijoja kënaqësinë e ftesës të shoumenit të talentuar dhe brilant. Droja se mos teknikisht nuk arrita të shprehesha mirë u bë dhe shtysa për këtë shkrim.
Kultura është njëra nga degët më të parëndësishme të një ministrie të parëndësishme, që punën e saj të mirë na e dëshmon nëpërmjet ca shifrave dhe numrave të vizitorëve të huaj, që thuhet se mahniten nga bukuritë turistike që gjejnë në Shqipëri. Lista e ministrave të shumtë që i kanë lënë vendin njëri tjetrit shfaq emra të cilët, veç ndonjë anekdote ose aventure pikante, pak kanë lënë për t’u shënuar. Pa dashur të shtyhem në hamendje të liga, turizmi që rreshtohet i pari në inicialet e ministrisë (MTKRS) do të ketë qenë edhe magneti më tërheqës për ministrat që, me sa di unë, me kulturën nuk kanë patur më parë asnjë farefisni. Veç këtij fakti ata nuk kanë shfaqur asnjë autoritet, asnjë pasion dhe asfarë karakteri luftarak në ditët e ndarjeve të buxheteve vjetore.
Kështu prodhimin e filmave vendas e shohim në ditët më të errëta, trashëgiminë arkeologjike dhe natyrore më pak të mbrojtur se kurrë, dhe, pa rreshtuar tërë të zezat njëkohësisht, nxitoj të cek temën kryesore të këtij shkrimi, diskriminimin politik, rajonal dhe individual.
Javë më parë jam ndalur mbi veçorinë e rrallë të jetës politike shqiptare, ku një virus enverian që nuk na ndahet ka sjellë armiqësi të egër mes pushetit dhe forcave opozitare. Si armik shihet kushdo që i drejton qeverisë vështrime qortuese. Ndërsa artistë të shumtë ankohen si të lënë mënjanë prej klientelizmit me tingull kryekëput partiak; të tjerë artistë, disa fort mediokër bile, shpërblehen me lehtësira, vlerësime dhe pensione të veçantë. Konkurset bien erë klientelizëm, projektet mbështeten sipas kriterit klientelist, kritika përkëdhelëse është qartazi klienteliste. Krijues të shumtë dënohen me heshtje publike kur vihet re se nuk janë të ngrohtë me strukturat e partisë në pushtet e sidomos kur kanë refuzuar të nënshkruajnë ndonjë nga peticionet, me ca lista që në këto tetë vjet janë bërë të famshme. Për lehtësi të të kuptuarit dhe për të mos ikur nga figura e gjetur (dhe që më pëlqen shumë!), do të them se artistët që nuk honepsen konsiderohen kontigjentë të armikut.
Por rekrutimi është më e pakta gjë që ka bërë armiku në republikën e Sali Berishës. Armiku në Shqipëri ka pushtuar rajone, krahina dhe qytete të tëra. Ai është ulur këmbëkryq thuajse në tërë qytetet kryesore. Atje bashkitë lokale mundohen e rropaten me vështirësitë që hasin duke vazhduar të pretendojnë paturpësisht që pushteti qendror t’u plotësojë kërkesat, t’u lëshojë fonde, të mbështesë projekte kulturore. Dhe kur këto, qeveri lokale armike ia dalin të realizojnë me mundin e vet ndonjë veprimtari, presin më kot përgëzimet dhe urimet e qeverisë, apo së paku të deputetëve zonalë të krahut pushtetar.
Në cilësinë e një njeriu që në këto zona ka pasur lejë-kalimi si armik i njohur, natyrisht, kam patur rast të shoh dhe të ndjej, në vetën e parë, çka thashë më lart.
Dy vjet të shkuar, vajta i ftuar në Korçë. Festohej 60 vjetori i teatrit, i një organizmi artistik me rrënjë të thella tradicionale, i një trupe me një numër të madh artistësh të klasit më të lartë. Bashkia armike e Korçës kish bërë një punë mjaft të mirë në organizimin e festës. U përmendën emra sugjestionues aty, u bënë Qytetarë Nderi, u dhanë urdhëra dhe medalje nga Presidenca e Republikës. E tepërt ta themi: asnjë përfaqësues i Ministrisë nuk i qe përgjigjur ftesës korçare! Ministri i atëhershëm jo e jo, por as edhe njëri nga shtatë zëvendësat e tij! E, natyrisht as edhe njëri nga drejtorët! (Kështu që vetvetiu, nuk kishin pse të dukeshin nëpër Korçë as shoferët e ministrisë!). Aty, ama, festën e ndriçonte prania e Presidentit të Republikës! (Thuhej se në atë kohë Kreu i Shtetit sapo kish dështuar në organizimin e një grushti shteti, – dua të them grusht-kundër-shtetit që kryesonte vetë! Mbase pikërisht prania e tij ishte dhe shkaku i kësaj mungese të ministrisë!)
Më herët, në vitin 2007 kemi një rast tjetër, po nga territoret e zëna nga armiku. Bashkia e Fierit organizoi për dy ditë me radhë kremtimin e 50 vjetorit të Estradës Profesioniste. U pritën dhe u përcollën miq nga Kosova dhe Maqedonia, pa harruar se erdhën edhe artistë nga tërë krahinat e Shqipërisë duke përfshirë edhe territoret ku armiku pat thyer hundët pa i zaptuar dot. Megjithatë, personeli i ministrisë MTKRS kish flakur me përbuzje ftesat dhe asnjë rrogëtar ministror nuk erdhi të ngrinte një gotë shampanje në atë festë të fierakëve.
Nuk dua të radhis historira të ngjashme nga Vlora, Berati, Durrësi, Elbasani apo Gjirokastra që po vuajnë zgjedhën socialiste dhe ministria i ka lënë të robëruarit vendas nën çizmen e të huajit. Por do të sjell një shëmbull, ku, ndershmërisht, nuk jam ndodhur vetë, por nxitoj të them se e besoj pa lëkundje atë që më rrëfyen. Afro gjashtë vjet më parë Pogradeci me në ballë kryetarin e bashkisë, thirri shqiptarët në një festë të madhe buzë liqenit, për të përuruar aty shtatoren e Kutelit, përkarshi asaj të Lasgushit, magjistarit tjetër të madh të fjalës shqipe. Erdhi në atë shesh i madh dhe i vogël. U mblodhën artistë, skulptorë e piktorë, poetë dhe narratorë. Morën pjesë me gëzim edhe kryetarët e bashkive të përtej gjolit, të Strugës dhe Ohrit. Për nder të tyre, më vjen zor të shënoj këtu që ministria e jonë e Kulturës mungoi përsëri. Nuk po e shënoj, por e dij që ju do ta kuptoni edhe pa e shënuar unë. Këto dy vepra të rralla të artit skulpturor i pat bërë artisti i madh Muntaz Dhrami, që si duket nuk pat firmosur asnjë nga peticionet… Njerëzve u erdhi keq për Kutelin freskët dhe Lasgushin e ngritur aty më parë, për dy ikonat kombëtare që regjistron në fondin e krenarisë së saj zyrtare Ministria e Turizmit, por që të dy me cilësinë e padëshirueshme që frymëzojnë skulptorët armiq!
Rasti i fundit, para dy muajsh, gjithmonë në vetën e parë: Ministri i ri, i kabinetit qeveritar (kabinet që për situatën politike qëndron në këmbë edhe pa këmbët e duhura), premtoi se do të vinte të shihte një komedi-premierë me regji të Leka Bungos, që dy rolet kryesore ua pat besuar Robert Ndrenikës dhe Viktor Zhustit, mbledhur tok në teatrin e Fierit nga kryetari i bashkisë, që po të mos ishte në anën e armikut, qeveria do ta quante pa mëdyshje më artdashës nga të gjithë ministrat e këtyre tetë vjetëve sëbashku! Dhe ky cilësim do të qe për të tëra gjinitë e artit, jo vetëm për teatrin! Ministri nuk e mbajti premtimin. Frymëzuar nga pritja fort entuziaste e spektatorëve lokalë, (gjithmonë pa prani deputetësh), ministrit iu kërkua përkrahja e idesë për sjelljen e spektaklit disa ditë në sallën e Teatrit Kombëtar në kryeqytet. U lexua qartë që edhe ardhjen në Tiranë, ministri i sapoemëruar nuk e kishte për zemër. Atëhere me ndihmën e Kolonës së Pestë kryeqytetase, trupat armike të aktorëve të Fierit, të udhëhequra nga gjeneralët e skenës, Ndrenika dhe Zhusti, desantuan pa e zgjatur hiç! Pritja e publikut edhe në Tiranë ishte e jashtëzakonshme. Edhe këtë ministri duhet të na e besojë kur e themi ne, se as ai dhe as ndonjë tjetër nga enturazhi i tij nuk u duk në llozhat e Teatrit Kombëtar që të na përgënjeshtrojë…
Mendoni se lashë të nënkuptohet që mungesat e këtyre kujdestarëve të lartë të kulturës kanë ardhur për shkak të porosive të posaçme të kreut të tyre? Sinqerisht besoj, që jo. Kryeministri nuk e ka bërë këtë. Ai nuk i ka ndaluar anëtarët e qeverisë së tij që të shkojnë në Korçë, Pogradec, Fier dhe në Vlorë. Anëtarët e qeverisë e dijnë vetë se si duhet të sillen me territoret e pushtuara!
Ja, kjo që ministrat e dijnë vetë, kjo është njëra nga arritjet më madhështore të kryeministrit në këta tetë vjet të gjatë!…

Te lumte Pellumb Kulla!!
Po e tregon veten se nuk ke qene USHTAR I VERBER I Sali Berishes!!!
Ketij ANTI SHQIPTARI DUHET T’I VERSULEMI TE GJITHE PER TA SHPORRUR NGA SUNDIMI BARBAR!!!
jo e kini gabim ai eshte ikudondodhur po kini gje me gershere per te rojtur per te qethur ekini gati se mos ithane per ndonje hale ppublike e nuk vajti une pres koken andej nga vjen ai do vetem lope edhe bageti
Mos ma hiqni komentin.Kam respekt per ju si gazete.Ky qe shkruan ka qene zagar sulmi ke mener pd.Teper vone.Mos i jepni hapesire horrave, prostitutave,bukeshkaleve.Jemi ne 2013 duhet hapur faqe e re.Keta jane trofe lufte,pa mision thjesht per tu dukur,dhe gjoja miqesisht japin nje opinion.Nje shpehje:Ne ferr lajkataret e ndyre.
Duke qene ne kete panel ku japim mendime qe perfshijne dhe shokun Pellumb duhen zhdukur nga memorja te gjithe ata qe jane xhaketa te :kthyme mrapsh si i themi ne tironcit.Fytyrat,pamjet,paraqitjet ne publik e ketyre manekineve nuk duhen te dalin me.Ne Shqiperi ka talente,gjeni te shkolluar,njerez te mire,besimtare te devotshem,artiste,prinder shembullore,vajza,djem,te mrekullueshem.Ju me qisni pllumin e okb .
I rrofsh trapin kulles o Tano! E kush po merr menimin tat kush duhet te shkruaj e kush jo. Ti thuj a ka te drejt per ato qe thote apo jo. Shko e futi nji dopjo, o Tan rrota!
O`njerez te mire! Me eshte krijuar bindja se Partia Demokratike qe nga krijimi i saj e deri me sot,do te rezultoje ne nje grupim terroristo-fashist me pikesynime antikombetare.Kjo do te dokumentohet saktesisht dhe teresisht kur te vendoset shteti ligjor dhe te hapen arkivat tona,te Serbise dhe te Greqise.Qe nga 2 prilli i vitit 1991,ku ne muret e Shkodres shkruhej emri i vrasesit te Arben Brocit e deri tek tritoli ne pallatin e Ardian Kollozit,jane 22 vite jete te nje organizate qe me mjete,metoda e veprime fashiste,ka ardhur dhe kerkon me cdo kusht te qendroje ne pushtet.Une nuk mund t`a imagjinoj qe nje shtrese e tere intelektualesh,perfshire edhe akademike,per nje rroge,per nje rehati personale,per nje karriere te piste,t`i behen ure,t`i sherbejne,madje te perpiqen me lista e peticione te mbajne ne kembe kete grupim te rrezikshem per fatet e kombit.E pabesueshme,e paimagjinueshme,fatale do te thoja.Historia do t`i mbuloje me turp keta njerez dhe trashegimtaret e tyre do te mbeten me njolle perjete.Sepse,nuk jemi me ne diktarure,por ne demokraci ku nuk burgosesh e vritesh per mendimin tend te lire.Une qe nuk jam askushi,qe buken e femijeve te mi e nxjerr me forcat e mia,nuk mund t`i permend as emrin kryeministrit te sotem,se me ndyhet goja,jo me te jem intelektual,akademik,diplomat dhe t`i shebej ketij njeriu.Nuk e di se si do te ndihet Visar Zhiti dhe Halim Kosova apo femijet e tyre pas disa viteve,porper mua:hapu toke te futem gjalle brenda!Edhe kthesa e z.Pellumb Kulla eshte teper e pavlere,per te mos thene hipokrite.Do te rrojme edhe pak dite dhe do te shohim e degjojme cudira.Akoma nuk ka dale mbi uje, maja e ajsbergut.Respekte te gjitheve.
C’do me thene kthese?
Cfare do me thene ‘kthese”?!
Nuk kemi te drejte te paragjykojme mendimet e qendrimet e z.Pellumb Kulla dhe te askujt.Ne se jemi ndakord me to ose jo mund te japim konsideratat tona ,por jo t’i mohojme te drejten per t’u shprehue per njerin a tjetrin problem qe mendon per ta trajtuar.Kjo eshte nje nga arritjet e demokracise,te shprehurit lirshem dhe pa frike te mendimeve.Secili mund te ndryshoje ne qendrimet e veta .I tille eshte dhe Z.Pellumb Kulla .Une i miratoj mendimet qe ka shprehur dhe me pelqejne argumetat qe sjell Me c,guxim do t,i rrezonin argumentimet qe sjell z,Pellumb per indiferentizmin e skajshem te Ministrise se kultures per evendimete te tilla qe i pershkruan autori.S,eshte ne nderin e ministrisr dhe te drejtorive perkatese qe te mos marrin pjese ne inaugurime te tilla kulturore.Atehere perse jane ne ato zyra qe paguhen nga taksapaguesit shqiptare kur s,merren me kulturen Jepi Cezarit ate qe i takon.Nuk i sherbejne askujt qendrimet ekstrebe dhe ofenduese,gje qe flet per mungese kulture e qytetarie.
Pellumb Kulla asnjehere nuk nxitohet ne prononcimet e tij. Aq me pak ne frymemarrjen e tij profesionale…
Edhe ne kete shkrim, Kulla nuk merret me emra, por gjithesesi Visar Zhiti duhet te ndjehet ngusht ne kete mes: jo pse ministri i terekultures se tere Shqiperise, duhet t’i ndjek tere dramat e komedite qe vihen ne skenen shqiptare, por ai s’duhet te behet pjese e komedise politike qe luhet perdite e tere diten e dites ne farsen e te kovertuarve te vonuar…
Duket se ka qene nje ftese kortezie, qe ne thelb ka dashur ta respektoj Ministrin qe ngjitej ne pushtetin e kuklutres pas disa pararendesve pa curruculum kulture dhe, ne kete kahje e ne kete kuptim, do ishte mire te mos refuzohej prej Zhitit. Kur behet nga emra aktoresh e regjisoresh e autoresh qe kane dhene tone siperore ne art, ftesa te tilla do duhej te ishin jo me lehte te parefuzueshme se ndonje ftese per tu bere minister emergjence…
Z Kulla, urime se pari per fjalimin tuaj ne FRD,se dyti per intervisten qe bete ne Vision plus,dhe se treti per shkrimin e ri per Artin ne territoret e ” pushtuara “. Jane te gjitha nje fshikull per drejtuesit e politikes se sotme,dhe nje mesim qe duhet te nxjerrin drejtuesit e politikes se ardheshme. Faktet qe ju radhisni flasin shume qarte,pamvaresisht se Tani apo Gushekoqja nuk jane dakort,sepse ata nuk kane qejf fakte,kane qejf vetem genjeshtra.Nje politikan i sotem tha ne nje interviste : “se kur thoshja me pare te verteten asnjeri nuk me besonte,kurse tani qe genjej te gjithe me besojne”. Nuk eshte per te qare qe Teatri i Gjirokastres apo edhe i disa qyteteve te tjera te Shqiperise jane mbyllur? Po u shuajt aktiviteti artistik ne nje rreth shuhet avash avash kultura kombetare,dhe natyrisht mbyllen per aresye fondesh.Shume qesharake kur politikanet lundrojne mbi Miliona, nuk ka fonde per Artistet. Ky eshte nje nga turpet me te medha qe qeveria e sotme eshte duke bere.
une nuk kam nevoje te lexoj shkrimin….me pelqejne vetem komentet….e kuptoni konkluzionin?
Your comment is awaiting moderation……stinks! jemi apo s`jemi free world?lere more komentatorin te lire te shprehet!