Klajda Gjosha: Shqipëria nuk ka nevojë për aktrimin e askujt

anazapta

Ka ndjekur studimet Universitare në degën Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ato Master në Studime Evropiane në Britaninë e Madhe. Eksperiencë e gjatë në administratë dhe së fundmi Zv. Ministre në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Është Kryetare e Lëvizjës së Gruas për Integrim dhe Nën Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Aktualisht, kandidate për deputete e LSI, në Qarkun e Tiranës

Pse disa vajza të bukura ngarkohen me makiazh ditën e dasmës aq sa ngjajnë të shëmtuara?

–          Është mëse e vërtetë mania për të ndryshuar pamjen në ditën e dasmës. Mendoj se duke qenë vetvetja, mund të shijohet më mirë gëzimi më i madh i një lidhjeje dashurie, i cili kurorëzohet me dasëm.

 

Etika apo estetika i mungon më shumë një gruaje shqiptare?

–          Etika nuk mungon kurrsesi, pasi edhe në kushte tepër të vështira, ia del të krijojë familje të shëndoshë, të edukojë fëmijët dhe të jetë pjesë aktive e shoqërisë… Edhe estetika nuk i mungon, por ka mjaft prej tyre, vitet e fundit, që e teprojnë me makiazhin.

 

Çfarë e dallon një vajzë britanike nga një shqiptare?

– Liria që kanë për t’u shprehur, madje edhe përballë njerëzve të panjohur. Ndryshe nga ne, që kemi disa mikesha të ngushta dhe vetëm me to ndajmë gjithçka, ato e kanë më të gjerë rrethin e tyre të miqësisë.

 

Cila është gjëja më me vlerë, që ke sjellë nga Britania, e cila këtu nuk vlerësohet aq shumë?

–          Thjeshtësia.

 

Aktrimi i grave në politikën shqiptare, është origjinal apo imitim i liderve që ato kanë?

–          Shqipëria nuk ka nevojë për aktrimin e askujt. Disa gra vërtet e bëjnë ndërsa i flasin publikut, shprehin mendimet apo edhe në sjelljen e përditshme. Unë uroj që kjo të mos ndodhë me brezin e ri të grave në politikë. Ato gra e vajza që mendojnë se kanë talentin e mjaftueshëm, mund ta provojnë këtë, në një skenë teatri apo kinemaje.

 

Gratë e reja të politikës, a mendon se e njohin mirë se ç’do të thotë demokraci?

–          Nëse duan të marrin pjesë në politikë dhe marrin përgjegjësi, do të thotë se e njohin shumë mirë. Madje mund të them, se edhe agresivitetin e shpeshtë në politikë, mund ta kapërcejnë, pasi e kanë kuptuar se pjesëmarrja do ta zbusë atë.

 

Ndërsa dëgjon premtimet e liderve politikë, në prag fushate, sa shpesh i thua vetes “sa mirë do të ishte t’ju besoja, por ja që nuk mundem”?

–          Në politikë nuk mund të premtosh gjithçka, sepse nuk mund të bësh gjithçka. Liderët harrojnë se vota kërkohet për një mandat, dhe në një mandat sado të përpiqesh, nuk mund të bësh gjithçka. P.sh. për punësimin kërkohet një analizë e detajuar për të kuptuar ku jemi sot, ku mund të jemi nesër, dhe të gjitha premtimet duhen fokusuar pikërisht për të zgjidhur këtë papunësi.

 

Të hidhërojnë kur i dëgjon?

–          Po. Më parë më vinte edhe për të qeshur, sepse isha e re, apo sepse nuk isha aktive në politikë. Por tani që e prek terrenin dhe shoh se ç’ndodh, hidhërohem shumë.

 

Statistikat a janë të besueshme në Shqipëri?

–          Për mua jo. Metodat e përdorura, shpesh e bëjnë subjektive. Unë nuk besoj te shifrat, por tek ajo që shoh e prek.

 

A mund të ketë 1 milion të papunë, në të gjithë Shqipërinë?

–          Jo, kurrësesi jo. Pavarësisht se shqetësimi kryesor i shoqërisë sonë është ekonomia, papunësia nuk është kaq.

 

Gratë, pse nuk qëndrojnë në shtëpi dhe të mos kërkojnë punë? Në këtë mënyrë, papunësia përgjysmohet menjëherë!..

–          Kjo është pyetja më e gabuar që mund t’i bëhet një gruaje. Mbase disa burra, mund ta dëshirojnë një gjë të tillë, por jo ne gratë.

 

Atëherë, pse ndërkohë që jeni 51% e shoqërisë, nuk arrini të bëheni shumicë dhe disa burra t’i dërgoni në shtëpi?

–          Roli i gruas në shtëpi është shumë i rëndësishëm, po ashtu edhe angazhimi i saj në politikë. Nuk do t’ia uroja asnjë shoqërie, të mbante në shtëpi pjesën aktive të saj.

 

Në emancipimin e gruas, a luan rol edhe kubatura e shtëpisë, ku ajo jeton?

–          Pjesërisht po. Në Shqipëri, edhe pse shumica prej nesh kemi pasur hapësira të ngushta, ka ndikuar vizioni i njerëzve të afërt dhe sidomos i atyre që ia dolën të kapërcejnë hapësirat e mureve të ngushta…

 

Mos realizimi i premtimeve, a rrit kultivimin dhe përdorimin e mariuhanës te gratë?

–          Nuk besoj se premtimet e pa realizuara të kenë lidhje me mariuhanën, rakinë apo diçka tjetër. Zgjedhjet janë momenti kur gjithsecili bën zgjedhjen që dëshiron, në kushte të lira. Dëshpërimi vjen kur nuk ke alternativë për të zgjedhur.

 

Si blihen mediat në Shqipëri? Blihen pronarët, drejtorët, gazetarët apo operatorët?

–          Nuk e di se çfarë mënyrash përdorin, pasi në mjediset e Lëvizjes Socialiste për Integrim kurrë nuk kam dëgjuar të flitet për të. Ndërsa, si veprojnë partitë e tjera, nuk kam qenë kurrë e interesuar ta di.

 

A ka gra komisionere, që janë trajnuar në veçanti, për të vjedhur vota?

–          Jo, asnjëherë. Trajnimi i komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve bëhet nga shoqëria civile. Shpresoj që çdo parti ta ketë kuptuar se, gjëja më e shenjtë në demokraci, është paprekshmëria e vullnetit të lirë të çdo qytetari.

 

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Cdo me kete parti hajdute moj zemer, qenke dhe yll. Ne Angli do kishe dale ne rruge kunder
    ketyre maskarenjve e sdo ishe pjese e tyre me ate kapje me presh ne dore qe i ndodhi Metes.
    Apo teoria ne Angli e praktika ne Shqiperi.
    Harrova , ti ke mbaruar per maredhenie me jashte, keto qe ben Meta jane maredhenie te
    brendshme.

  • Po cfare eksperience te gjate ne administrate ka kjo o gazetar. Pse 3-4 vjet pune te duken “eksperienc e gjate” ty ?

    Po thuj te verteten, osht mbesa e ortakes ne biznes te Mones, prandaj e kapi at post.

    A e din ti o gazetar sa qindra cuna e goca qe kan mbaru mastera jasht shtetit jane te pa pune ne ket vend.

  • Pak respekt per djemte dhe vajzat shqiptare qe shkollohen ne Universitetet me prestigjoze te botes .Keta do ta ndryshojne Shqiperine e jo brezi qe ka ozurpuar pushtetin me pislleqe e mashtrime.Ajo qe ka rendesi eshte se sa u degjohet fjala .Kur injorantet nuk duan te lene karriken i kategorizojne si cupulina pa vlere.Pjesmarja e tyre ne politike eshte kualitet dhe largim nga mbeturinat e te shkuares.Clidhje ka kjo me Meten .Pse nuk e hapni gojen per Lauren e Saliut qe di vetem te ekspozoje materialet femenore.Mbusheni pak koken se po na del fare kallaje.

  • Erdhi dhe shpetimi I vendit me emrin klajda gjosha Nuk thone kot : vonon por nuk harron . Sa per informacion tezja e saj eshte shoqe e ngushte me Moniken dhe vajza ka hy ne OJF qe quhet LSI me rekomandim se sa per mend ajo eshte pyke me diell .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *