Një pedagog në Elbasan dhe një person tjetër humbën jetën në aksidentin rrugor që ndodhi pasditen e djeshme në aksin Elbasan – Peqin. Njëri nga viktimat vdiq në makinë, dhe viktima e dyte në spital. Ai nuk mundi të mbijetojë dhe pse iu dha ndihma e parë në spitalin rajonal. Sipas policisë rrugore, ngjarja ndodhi për shkak të përplasjes se dy automjeteve në afërsi të fshatit Paulesh.
Automjeti tip Benz me targë AA 523 DA i drejtuar nga Arben Poroçani është përplasur me mjetin tip Ford me targë AA 991 AF me drejtues Dashamir Leka.
Si pasojë e aksidentit gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit tip Ford Dashamir Leka e më pas humbi jetën nga plagët e rënda në spital edhe këshilltari socialist i bashkisë së Elbasanit, njëkohësisht edhe pedagog, Arben Poroçani.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe ekspertët të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave. Sipas të dhënave të para rezulton se shkak i këtij aksidenti të rëndë ka qenë shpejtësia tej normave dhe parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve.





gushllime jam asllan krasniqi nga prizreni kosov per te dy person se un kam qen ne vend ngjarje adit jam kan shum keq