Dashi
Duket një ditë e mirë, me shumë yje të favorshëm në planin profesional. Ndërsa në atë sentimental duket se do të lerë pak për të dëshiruar, pasi ndikimi i Afërditës është zbehur shumë.
Demi
Një ditë në shenjën e një Hënë, që ndryshe nga ç’mund të mendoni ju, nuk do t’ju bëjë aspak melankolikë, si zakonisht, por shumë pasionalë dhe të hapur ndaj të tjerëve.
Binjakët
Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje janë disa yjet që ju mbështesin. Mërkuri dhe Urani do të bëjnë që të dalin në pah elemnte të tilla të aftësive tuaja krijuese të panjohura më parë.
Gaforrja
Pengesa të vogla (ku nuk përjashtohet ndonjë “stërkëmbës” i rivalëve tuaj) do të bëjnë që sot të mos mundeni të arrini objektivat. Edhe në planin sentimental situata është e paqartë.
Luani
Situata disi konfuze në qiellin tuaj duket se do të ndikojë edhe në gjendjen tuaj shpirtërore, prandaj edhe rendimenti juaj do të jetë i kufizuar. Sa vështirë të kontrolloni emocionet”.
Virgjëresha
Mund të merrni një lajm të papritur, por që do të jetë inkurajues për të riparë edhe një herë një problem për të cilin e keni menduar të mbyllur. Mos u tundoni nga paraqitja por shihni përmbajtjen
Peshorja
Me Jupiterin dhe Marsin të kthyer tashmë në një orbitë pozitive sot mund të thuhet pa frikë se çdo gjë do të shkojë më së miri në planin profesional e ekonomik. Jo edhe aq në dashuri.
Akrepi
Edhe një herë ju këshillohet që në situata të komplikuara të qëndroni të tërhequr dhe të prisni që të jenë të tjerët të hedhin hapin e parë. Mos e lini pas dore shëndetin.
Shigjetari
Me humorin tuaj të mirë mund të ndikoni edhe te të tjerët për të kaluar momente të vështira e jo më për veten tuaj. Hëna mund t’ju bëjë paksa nervozë, por stimulon edhe pasionin.
Bricjapi
Tashmë duket se Afërdita ka dalë nga një pozicion nga i cili ju sillte vetëm probleme dhe është në një orbitë të re, shumë më të favorshme për ju. Sa të vështirë e keni të thoni “jo”.
Ujori
Vazhdon një kuadër yjor i paqartë që sjell një gjendje të përgjitshme apatie për ju, por me kalimin e orëve do të “shkundeni” disi për t’u treguar aktivë. Mund të përfundoni një marrëveshje.
Peshqit
Mprehtësia e mendjes suaj pritet të jetë në kulm, pasi do të jeni nën ndikimin e një Mërkuri që favorizon pikërisht aktivitetin mendor. Edhe në dashuri duket se do të rifitoni shkëlqimin e dikurshëm.
