Hepatiti A në Itali, dyshime te frutat e pyllit

anazapta

Në Itali, autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara në lidhje me përhapjen e hepatitit A dhe dyshimi kryesor për këtë bie mbi frutat e pyllit, varianti i përpunuar. Sipas të dhënave, deri në 20 maj, rastet janë 70 për qind më shumë se një vit më parë, ndërsa 5 zonat më të prekura janë Trentino Alto Adige, Friuli Venezia Giulia, Emilia Romagna, Veneto e Puglia.

Autoritetet e shëndetit publik në shtetin fqinj kanë nisur verifikimet për një produkt të dyshuar si bartës i virusit: frutat e pyllit të konservuara në akull. Ekspertët thonë se ngrirja nuk i vret viruset si HAV, i cili është përgjegjës për transmetimin e hepatitit A.

Ata thonë se kontaminimi mund të ketë ndodhur në fillim të procesit të prodhimit dhe virusi nuk është shkatërruar, pasi kjo mund të bëhet vetëm në temperatura të larta.

Hepatiti A ka simptoma si: ethe, këputje, probleme gastrointestinale etj.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *