Tragjedi në Kukës, i riu vdes në fushë

anazapta

Mbrojtësi 17-vjeçar pëson atak kardiak gjatë miqësores me Prizrenin

 

Tragjedi në futbollin. 17-vjeçari Ilirjan Thaçi, mbrojtës i skuadrës së të rinjve, humbi jetën gjatë takimit miqësor mes Kukësit dhe Prizrenit. Djaloshi ra pa ndjenja që në minutën e dhjetë të takimit, pas asnjë kontakt me topin apo ndonjë kundërshtar. Mjekët e ndodhur në stadium i dhanë menjëherëë ndihmën e parë, por nuk mundën ta mbanin në jetë, edhe pse e dërguan me urgjencë në spitalin e qytetit. Dyshojnë se futbollisti  ka pësuar atak kardiak. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që pritet autopsia për të zbuluar shkaqet e vërteta të humbjes së jetës. Në nderim të të Ilirjan Thaçit, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të mbahet një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen sot.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *