Valëvisin flamujt, Rumenige vlerëson lojtarët shqiptarë

anazapta

Karl Hainc Rumenige, kryetari i bordit drejtues të Bajernit, ka vlerësuar futbollistët shqiptarë për imazhin që përcjellin. Dy herë “Topi i Artë” në vitet ’80 ka folur ekskluzivisht për agjencinë “Presheva Jonë”. Në radhët e kampionëve të Evropës luan Xherdan Shaqiri, kosovari që përfaqëson ngjyrat e Zvicrës e që në përfundim të finales së madhe në “Wembley” shpalosi flamurin e Kosovës, si një gjest njohjeje e promovimi për shtetin më të ri të kontinentit. “Futbollistët shqiptarë, sidomos ata në vendet perëndimore, sot po i japin imazh të mirë kombit të juaj ne botë”, është shprehur Rumenige. “Këtë po e dëshmojnë gati ne çdo ndeshje, ku futbollistët me origjinë shqiptare, qofshin nga Shqipëria apo nga Kosova, para ose pas ndeshjeve, valëvitin flamurin e tyre kombëtar”. Rumenige ndërkaq ka bërë edhe një kritikë ndaj dy vendeve për kushtet dhe punën me futbollistët, duke vënë në dukje faktin se shqiptarët që po shkëlqejnë aktualisht janë përgatitur në klubet e huaja e jo në Shqipëri e Kosovë. “Futbollistët shqiptarë më të suksesshëm vijnë më shumë nga Gjermania, Zvicra, Franca e vende të tjera evropiane se sa nga atdheu i tyre”, vëzhgon Rumenige. Gjithashtu, ai u ka dhënë fund edhe spekulimeve për një largim të mundshëm të Xherdan Shaqirit, pas ardhjes së Mario Gëces. “Nuk e kemi fare në konsideratë këtë gjë. Xherdani është një lojtar i së ardhmes dhe do të bëhet edhe më i rëndësishëm”, deklaron Rumenige.

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Ja kush eshte Rumenige, nje ish lojtar i madh me nje skuader te madhe, nje njeri qe te respekton dhe te jep drejtimin, se ku duhet te punosh.

  • Shume bukur ka fol Rumenige , per cdogje por sidomos per mungesen e kushteve per te nxjerre futbolliste ne Shqiperi

    • Po Duka a i lexon keto qe thote Rumenige?
      Jo,po se u mburr shume qe gjasme ishte MERITA E TIJ qe u arrit KUALIFIKIMI I Shqiperise ne France-2016!
      Ku i ke futbollistet,qe duhet te nxirrje ne Shqiperi se per kete pune paguhesh e jo per BASTE??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *