100 plazhet më të bukura në botë sipas CNN, Shqipëria nuk është në listë

anazapta

Plazhet shqiptare nuk bëjnë pjesë në listën e 100 plazheve më të bukura në botë, të paktën jo në listën e rrjetit amerikan CNN. Gjiganti televiziv sjell një listë me 100 plazhe në botë dhe realizon një sondazh online, nëpërmjet të cilit u kërkon lexuesve të votojnë në Facebook për të preferuarin e tyre. Në listën e plazheve më të preferuara mungon Shqipëria, pavarësisht vijës së gjatë bregdetare dhe plazheve të bukura.

Pak kohë më parë, CNN kritikoi dhe sloganin shqiptar për turizëm. Në vlerësimin që bëhej për sloganin, sipas redaktorëve të CNN, theksohej se Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Europës, dhe se ende nuk është pjesë e listave e dëshirave të vendeve që duhen vizituar.

‘Albania, A New Mediterranean Love’, spoti i Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve u cilësua si një nga sloganët më të këqinj në botë.

Slogani: http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=IZrlUJR2iv4

Share This Article
3 Comments
  • Para së gjithash pranohet se plazhet tona janë shumë të bukura, përsa i përket bukurisë natyrore. Por problemi ynë si gjithmonë nuk është natyra me bukuritë dhe pasuritë që na ka dhuruar, por është njeriu. Ne nuk dimë të vlerësojmë dhe respektojmë veten, kështu që s’kemi ç’të presim nga të tjerët.
    Kur nuk respektojmë natyrën dhe pasuritë tona, kur nuk kujdesemi për to por i shkatërrojmë në mënyrën më barbare duke hedhur materialet inerte brenda në det, apo plehrat të notojnë nëpër lumenj, kanalizimet e ujrave të zeza që derdhen në det, pisllëku që na rrethon sapo dalim nga shtëpitë, çfarë presim nga turistët?! Që të vijnë e të marrin ndonjë sëmundje infektive në plazhet tona?!
    Përveç këtyre, edhe monumentet e kulturës ne nuk i mirëmbajmë më si më përpara, tani ne dimë vetëm ti vjedhim, të vjedhim çdo gjë të përbashkët sepse kështu bën edhe qeveria jonë, vjedh pasurinë e përbashkët! Atëhere edhe qytetari (i pagdhendur e injorant) si majmun imiton “hajdutin Pushtetar” dhe vjedh ç’ti bjerë në dorë! Lum si ne për këtë epokë të ndritur barbarësh, pisanjosësh dhe hajdutësh! Turp dhe vetëm turpi i pushtetit!
    Shqipëria me pozitën gjeografike, me pasuritë natyrore ujore dhe pyjore, monumentet e kulturës sonë historike që nga lashtësia, po të banohej nga të tjerë kombe me siguri do kryesonte listën e vendeve turistike më të preferuara!!!
    E moj politikë e mallkuar, mallkuar qofsh që na ke ulur kokën dhe na ke bërë njerëz kaq të vegjël dhe pa ideale!!!……Por të shpresojmë se gjithçka do ndryshojë me RILINDJEN, sepse vërtetë kemi nevojë.

  • SHQIPERINE nuk e kane fut te 100 plazhet me te bukura ne bote se sala kur thyn rekordin ne 2h 59min. 89sek. nuk ka ku bon shurren dhe shurros plazhet. ma do menja kjo do jet arsyja se “ne kemi turizmin me te zhvillu dhe plazhet me te bukra ne bote” ka thon vet sali b…. pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *