Rita Ora: Kosova ka nevojë për mbështetje

anazapta

Rita Ora, e cila ka performuar në koncertin bamirës ‘Gucci’s Sound of Change’, të mbajtur gjatë fundjavës në Londër, nuk ka harruar të përmendë Kosovën.

Duke folur lidhur me këtë projekt, Rita ka treguar se “Chime for Change” për të ishte një mundësi e mrekullueshme për të mbështetur atë në çka ajo beson.

“Unë jam nga Kosova, një vend që ka nevojë për shumë mbështetje, qoftë për shëndetësi, para … çdo gjë, sepse ka shumë vite që ka qenë zonë lufte. Prandaj për mua është diçka dhjetë herë më e veçantë. Jemi angazhuar në shëndetësi në Kosove për një kohë dhe unë dhe bamirësia ime po punojmë në një qendër rinore për femra, për të shprehur mendimet, për të gjetur strehim e ushqim dhe çkado që kanë nevojë”, ka thënë këngëtarja e lindur në Prishtinë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *