TË VENDOSET DREJTËSIA, PA DHE BOTA TË PËRMBYSET!
Më gjëmon kamban’ në kokë,
që kur gdhin e gjersa ngryset:
“TË VENDOSET DREJTËSIA,
PA DHE BOTA TË PËRMBYSET!”
Nga unë e keni dëgjuar,
dhe më parë këtë refren,
sikur veç këtë të shkruaj,
dhe për gjithë jetën ia vlen!
Është alfa dhe omega,
kryefjala-drejtësi,
po nuk triumfoi ajo,
nuk mbaron kjo histori!
Në një luftë të pasosur,
është gjakosur njerëzia,
po akoma s›është vendosur,
as paqja – as drejtësia!
Nëpër shekuj pa mbarim,
historia keq na talli,
kur thotë se na ka sunduar,
dymijë e ca vite djalli!
Gjysëm shekull që kam lindur,
nuk kam parë me sy një dreq,
ndaj mendoj e jam i bindur,
dreqi është njeriu i keq!
Dreqi është njeriu i keq,
që ka frenat dhe timonin,
djallin për ta krahasuar,
poetét shpikën Demonin!
Poetët shpikën Demonin,
dhe demoni vepron prore,
si simboli i së keqes,
me fuqi mbinjerëzore!
Poetët shpikën Demonin,
dhe s›e shpikën kot së koti,
se akoma nuk po vijnë,
shekujt që do sundojë Zoti!
Se akoma nuk është lidhur,
me zinxhirë babëzia,
themeli i çdo mynxyre,
qé ka shkuar njerëzia!
Pyes veten i menduar:
«Ku është tani Zoti ynë,
pse s›na heq nga këto duar,
pse nuk sjell drejtësinë?!»
Prit e prit sa shumë u lodhëm,
në besim neve të zinjtë,
dhe u vramë dhe u vodhëm,
natë e ditë nga të këqijtë!
Prit e prit sa shumë u lodhëm,
po lufta nuk ka mbaruar,
dhe u vramë dhe u vodhëm,
po kurrë s›jemi dorëzuar!

Z.Duka, jeni i paarritshem. Ju uroj mbaresi ne misionin tuaj FISNIK. Respekte dhe adhurim njekohesisht.
Nuk di c’fare te them ,meriton me shume se respekt .Shume frymezuese shkrimet tuaja .
O CICERONI YNE O KRENARIA JONE O I BEKUARI I ZOTIT KU E GJEN KETE BURIM FRYMEZIMI O NJERI …….