Një libër dhe një shqetësim për naftën

anazapta

Oferta që prof. dr.Maksim Shuli ish-deputet dhe President i Keshillit Drejtues te Albpetrolit, i bën publikut me librin “Nafat dhe politika”, nuk duhet parë apo ndier si një rrefim a shkundje mekati, por si nje armë që ai na jep ne shqiptarëve, kudo ndodhur, brenda apo jashtë per te kuptuar veten tone dhe per te kryqezuar te gjithë hajnite dhe perbindshat qe vazhdojne te dhjamosen me naften tone.

Nuk behet fjale per dy pula, apo per tri ferra ne ane te rruges, behet fjale per naften qe ka vlera ekonomike te pa llogaritsheme. Qeveritarët dhe gjithë beniaminet e saj, ndoshta e shohin me mosperfillje botimin e ketij libri. Mendojme se ketu është vendi më komod të citojme Eduard Bulëer-Lytton, novelistin, poetin, dramaturgun dhe politikanin anglez te shekujve te kaluar qe thote: Ligjet vdesin, librat asnjë herë.

Eshtë e domosdoshme që shqiptarët të mirëinformohen për diabolizmin e qeverisë tone ndaj naftës Shqiptare. Të mos e konsiderinë naften si gogol, shumë te vështirë për tu kuptuar dhe manazhuar. Nafta të mos jetë para e fshehur në xhepat e një kompanie bretkocash, vendas dhe te huaj, por pronë dhe moral i gjithë Shqiptarëve kudo ndodhur. Gjithashtu, eshtë e domosdoshme të tregohen të gjitha evenimentet e saj, që nga puna për zbulimin e saj, te gjithë fazat e tjera teknologjike – nxjerre nga çdo sistem shoqëror dhe politik, pa lëne jashtë skemat vjedhëse nëpërmjetë marrëveshjeve koncesionare skllavëruese te cilat jane aktive edhe tani kur po lexoni keta rreshta.

 

Letër e nënshkruar: Ing.Ahmet Çollaku

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *