Drejtori i përgjithshëm në Qëndrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, Helidon Bushati njëkohësisht dhe kandidati për deputet në Qarkun e Shkodrës për Partinë Demokratike, vazhdon fushatën për zgjedhjet 2013 në Qarkun e Shkodrës, duke shkelur Nenin 63 te Kodit Zgjedhor i cili përcakton rregullat e listës së kandidatëve.
Gjatë kohës që Z. Helidon Bushati ndodhet në Shkodër për të vazhduar fushatën elektorale, në Qëndrën Spitalore Universitare Nënë Tereza vetëemerohet drejtor i përgjithshëm i kësaj qëndre dhe mer vendime si i tillë, Z. Durim Kraja i cili është njëkohësisht dhe shef kabineti në ministrinë e Shëndetësisë. Për firmosjen e shkresave të hartuara nga vetë i deklaruari si drejtor i QSUT shpenzohen rreth 20 000 (njëzet mijë) lekë të reja për dergimin e tyre ne Vaun e Dejës ku ndodhet aktualisht Drejtori ne detyrë Z. Helidon Bushati.
Gjithashtu makinat e shtetit nuk përdoren vetëm për fushatë por dhe për takime të Z. Helidon Bushati me sekserin e tij Z. Melsi Beli i cili eshte aktualisht Drejtori Juridik ne QSUT dhe patriot i Z. Helidon Bushati.
I vetëquajturi drejtor i pergjithshëm i QSUT, Z. Durim Kraja njëkohësisht shef Kabineti në Ministrinë e Shëndetësisë sipas burimeve që bëhen të ditura nga Revista Shtypi më datë: 04/02/2013, është shkarkuar nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, pas verifikimit nga Kontrolli i Lartë të Shtetit në lidhje me konçesionet dhe Relacionet e paraqitura nga grupi i kontrollit për gjendjen e Protokollit. Në bazë të këtij relacioni Z.Durim Kraja shikohet të ketë qënë ’Vlerësuesi i Ofertave’ dhe shumë nga konçesionet mbajnë firmën e tij.
Nderkohë që titullarët bëjnë “pazare” në emër të institucionit dhe në kurriz te popullit , në QSUT vazhdon kriza për mungesën e medikamenteve mjekësore.
TEMA
