Edhe Viagra si doping?

anazapta

Viagra për rezultate më të mira në sport. Konfirmimi vjen nga një prej lojtarëve më të mirë të futbollit amerikan. Brandon Marshall thotë për median: “Është një kampionat shumë kompetitiv dhe disa lojtarë bëjnë gjithçka për të arritur fitoren. Fatmirësisht unë kam fatin të mund të mbështetem në forcën fizike dhe trurin tim, një kombinim i mirë i të cilave më jep gjithnjë avantazhin. Por kam dëgjuar të qarkullojnë histori për lojtarë që përdorin Viagra, e cila thonë se i ndihmon gjatë lojës”.

Doping-Viagra në Ligën Kombëtare të Futbollit Amerikan? Fjalët e Marshall kanë alarmuar autoritetet sportive në SHBA, të cilat po bëjnë verifikimet e duhura.

Në fakt nuk është hera e parë që pilula blu lidhet me sportin. Sipas mjekëve, i njëjti mekanizëm që ndihmon për të tejkaluar problemet e impotencës mund të rrisë rezistencën e meshkujve që angazhohen në  aktivitete kompetitive. Specialistët shpjegojnë se përmirësimi i procesit të oksigjenimit të organizmit ndikon në mënyrë indirekte në rritjen e performancës fizike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *