Kreu i delegacionit parlamentar për Ballkanin, Eduard Kukan, deklaron se funksionimi jo i plotë i KQZ-së është një shqetësim i madh për ndërkombëtarët. Ai uron që palët të gjejnë zgjidhje, siç ndodhi me 3 ligjet, por thotë se koha po mbaron.
Në një intervistë për Top Channel, ai thekson se për marrjen e statusit, veç zgjedhjeve të 23 qershorit, duhen edhe rezultate në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, si edhe për funksionimin e institucioneve. Ndaj në raportin e komisionit do të nënvizohen çfarë është arritur dhe çfarë jo.
Z. Kukan, tani që Parlamenti shqiptar votoi 2 ligjet dhe ndryshoi rregulloren, çfarë qëndron mes Shqipërisë dhe statusit kandidat për
Statusinë BE?
“Pa dyshim që miratimi i 3 ligjeve ishte një hap i rëndësishëm, të gjithë e vlerësojnë. Është një provë, që politikanët shqiptarë mund të punojnë dhe të arrijnë vendime me kompromis. Mbetet për t’u parë, nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të marrë statusin kandidat. Mendoj se çështja më e saktë është të studiohen konkluzionet e Këshillit Europian të dhjetorit. Aty do ta gjeni shumë qartë, se çfarë kërkohet nga Shqipëria: miratimi i 3 ligjeve; progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me disa rezultate në këtë fushë; dhe funksionimi i institucioneve demokratike, që ka të bëjë me zgjedhjet, përgatitjen e tyre dhe gjithçka tjetër. Pra, është shumë mirë, shumë e rëndësishme, që 3 ligjet u miratuan, por ka gjëra të tjera, që unë mendoj se do të pasqyrohen në raportin e Komisionit”, deklaroi Eduard Kukan, kreu i delegacionit të PE për Ballkanin.
Siç e përmendët, Komisioni duhet t’i raportojë vendeve anëtare edhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. A prisni rezultate konkrete, me gjithë energjitë dhe kohën e harxhuar me fushatën zgjedhore?
“Mendoj se Komisioni do të përpilojë raportin në mënyrë shumë objektive. Do të jetë një vlerësim, për atë që është arritur me të vëretë dhe për çfarë nuk është arritur. Në këtë kuptim, nëse më lejohet, dua të them se ne jemi të gjithë të shqetësuar për çështjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili është pjesë e ‘funksionimit të institucioneve demokratike’. Nëse vijon të qëndrojë në gjendjen që është, unë e shoh si një problem”, tha Kukan.
Pse shihni problem aty?
“Sepse është e mundur, që të argumentohet se është ligjor. Pra, që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i kryejë detyrat kështu siç është tani, pa tre anëtarët që nuk janë aty. Pra është ligjore, por nuk është në regull. Duhet të jetë një institucion i pavarur, që duhet të marrë vendime objektive. Dhe, kjo është pikëpyetja sot, se a mund ta bëjë ky Komision këtë gjë? Pra, për këtë jemi të shqetësuar, madje edhe Komisoni e ka shprehur shqetësimin e tij, se diçka duhet të bëhet edhe për përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, shtoi Kukan.
Dhe, a mendoni se ka mjaftueshëm kohë për ta bërë një gjë të tillë?
“Kjo i takon politikanëve shqiptarë. Miratimi i 3 ligjeve po zvarritej prej një kohe të gjatë dhe krejt papritur parlamenti e votoi. Ka ende kohë, dhe unë e di se, për të marrë vendime të tilla, nevojiten disa bisedime dhe përgatitje politike, por koha po mbaron”, u shpreh më tej Kukan.
Parlamenti Europian ka mundësi të vizitojë Shqipërinë në ditën e zgjedhjeve. Cili do të jetë roli juaj kësaj here?
“Ka shumë mundësi, që të ketë një delegacion ‘ad-hoc’, dhe jo një delegacion të rregullt vëzhguesish për zgjedhjet, të përbërë nga disa anëtarë të Parlamentit Europian. Unë po e mbështes këtë ide, për të cilën nuk ka ende një vendim formal, që unë pres të merret brenda dy ditësh dhe të jetë pozitiv. Dhe, pas këtij qëndron gjëja më e rëndësishme, që Parlamenti Europian të duket dhe që anëtarët e Parlamentit Europian të jenë të pranishëm, pasi flamuri i Parlamentit Europian duhet të jetë i pranishëm gjatë fushatës zgjedhore, si një stërthënie se ne kujdesemi me të vërtetë për Shqipërinë. Kjo është arsyeja, pse është e nevojshme të kemi eurodeputetë të pranishëm fizikisht gjatë zgjedhjeve. Sigurisht që, ata nuk mund të mbulojnë të gjitha qendrat zgjedhore, por prania e tyre mendoj se do të jetë simbolike dhe simbolet në politikë janë shumë të rëndësishme. Kjo gjë do të përbënte një shenjë pozitive simbolike kundrejt Shqipërisë”, tha Kukan.
Meqë po përmendni simbolet. Si do ta shpjegonit, apo përmblidhnit, marrëdhënien mes Parlamentit shqiptar dhe Parlamentit Europian, jo vetëm për takimet e mungura, por edhe për ftesën e vonë, që iu erdhi për zgjedhjet?
“Do thoja se marrëdhëniet, mes Parlamentit shqiptar dhe Parlamentit Europian, kanë qënë gjithmonë mjaft intensive. Më duhet të pranoj, se gjatë muajve të fundit kjo marrëdhënie ngeci. Për shkak të situatës zgjedhore apo për motive të tjera të brendshme, unë nuk e di, por praktikisht nuk ka veprime konkrete apo ndërveprim mes dy parlamenteve. Sigurisht, ne marrim informacione nga burime të tjera. Falë fushatës zgjedhore në Shqipëri, kjo marrëdhënie është lënë pas, disi në sfond. Pres, që kjo të jetë e përkohshme dhe jo e qëllimshme, dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme, shpresoj nga tetori, marrëdhëniet tona të mbajnë ritmin e plotë, si më parë”, deklaroi Kukan.
Për luftën kundër korrupsionit, meqë nuk u përgjigjët, a prisni që Komisioni të raportojë rezultate të vërteta ndaj vendeve anëtare, kur dihet sa kohë dhe energji janë humbur për fushatën zgjedhore?
“Raporti i Komisionit, mbi këtë çështje posaçërisht, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk mendoj se do të jetë shumë pozitiv rreth Shqipërisë”, shtoi Kukan.
Pse?
“Sepse pritshmëritë ishin shumë më të larta. Megjithë energjinë e ofruar aty, nga të gjitha institucionet europiane, mendoj se ata prisnin më shumë, më shumë rezultate konkrete. Unë jam skeptik, skeptik që Komisioni do të jetë i kënaqur”, sqaroi Kukan./Arta Tozaj/TCH

Shume e drejte se keto politika e treligjeve qe vetem ate zene ne goje nuk ben asnje perpjekte per luften antikorrupsion por eshte e kuptueshme sepse nuk mund te luftojne dot veten. Qeveria e rrenimit duhet te ike me 23 qershor sepse me keta njerez eshte e pamundur te kemi nje shtet normal.
Po ja ku dalim te deklaratat e berishes qe ia hidhte fajin opozites per bllokimin.
Integrimi ne Be nuk eshte vetem ceshtje e votimit te 3 ligjeve, integrimi eshte zbatii i ligjeve me rigorozitet , nga lufta ndaj korrupsionit, nga pavaresia e institucioneve, nga nje Parlament funksional, transparenca e qeverisjes etj etj. Asnje nga keto saliu s’i ka zbatuar ndonjehere dhe akuzon opoziten per bllokim integrimi.
Eshte shume e vertete se qeveria e tanishme eshte mundur te na thote se vetem miratimi i tre ligjeve ishte kusht por ne fakt harruan pikat kryesore qe kane te bejne me korrupsionin si nje fenomen shume i rende per kete vend dhe ka demtuar cdo pjese te ekonomise.
bravo eduart kukan nje parlamentar europian qe gjithmone ka thene te verteten dhe keshtu beri dhe kesaj radhe sepse statusi nuk varej nga 3 lijget sic ka genjyer berisha tere kohes por varet nga korrupsioni varet nga zgjedhjet dhe varet nga lufta ndaj krimit
shqiperia meriton keshtu pergjigjiesh te prera dhe te thena qarte qe sali berisha te mos mund te genjeje shqipatret ne cdo kohe dhe e verteta e madhe tmos e lej ate te mashtroje shqipatret per kete fushate elektorale
eshte shume e veshtire nga cdo shqiptar te pranoje qe slai berisha eshte kryeminsiter sepse duke e ditur shume mire realitetint e statusit per ne be ai vazhdo =n e genjen dhe kjo kur thueht cdo dite nga parlamentaret e be
sali berisha ka ardhur kohe te shporremi nga kjo shqiperi qe ti e ke gerryer qe ti e ke genjyer qe ti e ke shperfillur tere kohes ndaj nuk meriton qevria jote statusin kandidat ne asnje lloj menyre
shqipatret ne 23 qerhsor do i japin nje pergjiegjie te forte slai ebrishes ndaj kjo eshte dita e fundit e tij me genjeshtra sepse pas ardhjes se opozites ne pushtet do te kemi nje qeveri transaprente