Imami: Rama pro martesave gay, kundër familjes e urdhrave hyjnorë

redaktor

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD në Qarkun e Elbasanit, Arben Imami zhvilloi dje një takim me Forumin e Lidhjes Demokratike të Gruas për qytetin nga ku akuzoi kryesocialistin, Edi Rama se është kundër frymës për forcimin e familjes.

“Rama premton dhe thotë që shoqëria shqiptare është ende e papërgatitur për martesat homoseksuale, pra parimisht Rama mendon se duhet ta përgatisë këtë shoqëri shqiptare për këtë lloj martese. Problemi është se a shkon kjo me frymën tonë për të mbajtur një familje të fortë ose jo, a shkon kjo me urdhrat hyjnorë dhe ato natyrorë, a shkon kjo me përpjekjet e njerëzimit për të mbijetuar si njerëzim? Dashuria e burrave është për gratë dhe normalisht për gratë është për burrat dhe duhet të ecim në këtë rrugë. Dashuria e burrave për burra dhe e grave për gratë është moderne. Ne na duhet kohë që ta kuptojmë se nuk kemi kapacitet për ta kuptuar dhe e ka kuptuar Edi Rama. Një nga arsyet themelore që gratë e mbështesim fort PD dhe këtë ideologji tonën është për shkak se ne jemi në mbrojtje të familjes”, – tha Imami./GSH

Share This Article
1 Comment
  • po ky imami sa familje ka. gruaj e[are e la, kurse gruaj e dute eshte ndare nga buri i pare sepse ish burri i saj behej xheloz se ajo rinte shume edi ramen se ishin te dy pedagoge nte aartet, naj eka kaq fobi ramen se ishte afersia e saj me ramen qe eu nda nga burri i pare..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *