Liljana Cengu: Mbreti është “i zoti i shtëpisë’’ dhe kryeministri është “djali i madh”

redaktor

Ka ndjekur studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së ndërtimit, Dega Arkitekturë dhe studimet Master në Arkitekturë dhe vlerësim të pasurive të paluajtëshme.   Ekspericë e gjatë si arkitekte në Studio private, pranë Bashkisë së Tiranës, Kamzës, Farkës si dhe lektore pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Aktualisht, është kandidate për deputete e Partisë Lëvizja e Legalitetit në Qarkun e Tiranës.

Gruaja shqiptare flet ngadalë apo shpejt? Si duhet të flasë, që të kuptohet më mire?

Shpejt apo ngadalë është një çështje dytësore, parësore për mua është të fillojë të flasë…

A i dëgjoni shpesh gratë, ndërsa thonë ‘’kështu erdhi e kështu do të shkoj puna jonë’’?

Po, sepse gruaja shqiptare është e pambrojtur dhe kjo e bën atë t’i bindet realitetit që e rrethon. Në kohën e monizmit, me shumë vuajtje u arrit emancipimi i gruas dhe me keqardhje them se sot, gruaja është duke humbur çdo ditë nga vetja e saj. Ashtu si u zgjeruan mundësitë për një jetë më të mirë, po ashtu u shtuan edhe presionet ndaj gruas shqiptare.

Sot rreth 2 milion njerëz vdesin çdo vit nga mungesa e ujit të pijshëm. Gratë, a e harrojnë hapur rubinetin në shtëpi?

E harron, por edhe kur nuk e harron, e shpërdoron atë. Edhe në këtë rast, bie në sy fakti që ne nuk jemi edukuar me pronën private dhe që gjërat kanë një fund. Madje, ende mendojmë se çdo gjë duhet të na e sigurojë shteti.

Si arkitekte, a jeni dakort që të prishet piramida?

Jo, nuk jam dakort, piramida mbart një histori e cila duam apo jo është historia  jonë, madje unë ngul këmbë që ajo të kthehet si në ditën e parë. Edhe pse Enver Hoxha ishte një diktator dhe është pjesë e errët e historisë sonë, ajo duhet të mbetet si dëshmi. Mund të rindërtosh të gjithë qytetin, por jo të shkruash historinë e tij nga fillimi, këtë nuk mund ta bësh.

Po për ndërtimin e Parlamentit të ri?

Në çdo vepër publike, populli është gjithashtu edhe aksioner. P.sh. në ndërtimin e piramidës punuan prindërit tanë, aty çdo kush sheh mundin dhe sakrificën e vet. Ndërtimi i Parlamentit, mund të bëhet në një vend tjetër, madje unë po ta kisha në dorë të ktheja kohën mbrapsht, do të thoja që edhe vetë Tirana duhej ruajtur ashtu siç ishte, me trotuaret, me lulishtet, me shtëpitë përdhese. Sot, turistët do të kishin mjaft arsye për ta vizituar e kuptuar se si jetuam gjysëm shekulli në ato kushte…

Prishja e piramidës, a krijon premisa që të mbijnë piramida të reja?

Askush nuk mund ta di. Mbase po, e mbase jo, varet nga momentet, faktet dhe njerëzit. Ne jemi një popull që bëjmë çudira dhe askush nga studiuesit nuk ka mundur të bëjë parashikime të drejta.

Dhënia me konçension e monumenteve të kulturës bizneseve, a është shqetësuese?

Do ta vlerësoja këtë vendim, vetëm nëse do të kishte një mbikqyrje të rreptë mbi to dhe këtë kontroll ta bënin njerëz të fushës që kanë dëshmuar se nuk bëjnë kompromise. Ndërkohë, duhet patur parasysh edhe mendimi ynë i papjekur ekonomik, që çdo gjë për të cilën kemi paguar, na takon. E përvetësojmë të gjithën dhe mendojmë se mund të bëjmë ç’të duam me të. Gjithashtu, nëse përfshijmë edhe emocionet tona politike, mund të presim veçse shkatërrimin e tyre.

A besojnë gratë, te një arkitekte grua?

Po, tashmë kanë filluar të besojnë. Në fillim ishte e vështirë, kjo edhe për faktin se në kohën e komunizmit ka patur shumë pak dhe ishte një profesion që preferohej nga burrat në shumicën e rasteve. Na u desh shumë punë që ta heqim këtë paragjykim.

A është e vështirë, renditja e një gruaje në listën e deputetëve në vend të parë, apo të dytë?

Në këtë terren politik dhe social, vetë kandidimi në cilindo numër, është i vështirë.

Politika është shpesh herë si një pasqyrë cirku, që të dobtin e tregon të shëndoshë dhe të shëndoshin të dobët?

Kjo varet nga lloji i spektatorit. Ka spektatorë që magjepsen me ngjyrat e dritat, ka dhe filozofë që duan të kuptojnë brendësinë e ideve. Ka spektatorë regjizorë që u intereson se si luhen rolet; ka që shkojnë për t’u treguar të tjerëve se edhe ata marrin vesh. Ka edhe spektatorë që kënaqen kur hyjnë me gjysëm bilete, apo pa biletë në këtë shfaqje.

A do të ishte mirë, të kishte arkitekte gra në Parlament?

Unë më shumë sesa arkitekte, mendoj se do të ishte mirë të kishte gra luftarake dhe nëna. Qenia nënë, e ndryshon gruan.

Pse thuhet për hajdutin “ishalla ta ketë patur dorën e mbarë”?

Mendoj se lidhet me rëndësinë e sendit që të është vjedhur. Disa i kemi shumë të shenjta dhe aty na duket se është qendra e rëndesës. Por ka edhe sende të tjera që nuk i kemi aq të shenjta, dhe hajduti mund t’i ketë vjedhur për mbijetesë, në këtë rast thuhet të ketë patur dorën e mbarë.

Nëse vendos dikush të bëhet Ali Baba, a e ka të lehtë të grumbullojë rreth vetes 40 hajdutë?

Është shumë e lehtë, se mblidhen vetë. Në këtë varfëri, ku mungon buka e përditshme nuk mund të ketë ideale apo moral. Çdo zhvillim, mendoj se vjen pasi të jenë plotësuar nevojat e përditshme.

Pse mendon se duhet mbreti? Nuk mendon se kryeministrat në gjithë këto vite, kanë qenë edhe mbret?

Realisht e kanë bërë edhe punën e mbretit, por po të shohim në Evropë, gjithë shtetet e zhvilluara qoftë edhe simbolikisht e kanë mbajtur dhe e respektojnë figurën e mbretit. Unë mendoj se, mbreti është ‘’i zoti i shtëpisë’’ i vendit dhe kryeministri është “djali i madh’’ që i ka rënë për pjesë të merret me punët e shtëpisë për disa vite.

Para disa kohësh, kryetari i Lëvizjes së Legalitetit, Z. Ekrem Spahija ka bërë një deklaratë mbi komunitetin e homoseksualëve. Ju, çfarë qëndrimi mbani për këtë çështje?

Kanë të drejtë të dy palët mendoj unë. Edhe homoseksualët të shprehin preferencat e tyre, por edhe Z. Spahia ka të drejtë që në këtë krizë identiteti që kemi si shoqëri, një tubim apo demonstrim është një ide ekstremiste. Pastaj, ata janë të tillë edhe pa paradë, nuk është se do të ndyshojë diçka tek ata. Edhe ata që nuk janë, nuk është se do të bëhen pas një parade. Z. Spahija, ishte koherent duke thënë se ne kemi halle shumë herë më të mëdha, kemi shumë çështje që e meritojnë paradën.

Share This Article
10 Comments
  • por jo moj shoqe , nuk eshte keshtu .vendet e zhvilluara kane me qindar vjet me mbreterite e tyre qe I kane dhene zhvillim vendeve te tyre dhe ne periudha shume te veshtira nuk jane larguar .ose larguan grate e femijet e vet udhehoqen luften . nuk vodhen arken e shtetit qe e tregon fakti qe jetuan gjate me keto leke pa punuar.Nuk shiten trojet e vendit por u moren te tjereve.nuk vrane kundershtaret e tyre politike .kjo familje e ashtuquajtur KURRE nuk ka per te gezuar ate titull qe ja vuri vetes .lereni jetimin budalla qe te tjeret duan ta ngrejne per te perfituar vete te haje nje cope buke se kjo toke mban edhe m…. e jo pse edhe kete bastart.

  • Ky shtet “DELE-DASH”! Ahmet ZOGJI i Pare u vet-shpall Mbret ne vitin 1928. E nisi karieren e vet duke shitur nje pjese te trojeve shqiptare Shen-Naum e Vermosh. Gjate mbreterimit, per Interesa te “Familjes MBRETERORE” ne 11 vjet e shiti krejt vendin, FLUTROI ZOGJI i PARE me 6 Prill 1939 me MBRETERESHEN e KOPAN-ecin 1 ditesh, “PRINCIN” Leka i PARE! Me 7 Prill 1939 Italia FASHISTE Pushtoi Shqiperine me nje Ushtri “MBRETERORE” te Carmatosur nga “MBRETI” Zogji i Pare! Nuk dij kur e ka mbaruar Znj. Liljana Fakultetin e Inxhinierise (?!) Historia eshte nje nga shkencat qe nuk deformohet e as manipulohet! Historia e Luftes Antifashiste e Naziiste Nacional Clirimtare, Organizuar, Drejtuar nga PKSh me Komandant te Pergjitheshem te MADHIN Enver HOXHA! Ajo Lufte kunder Pushtuesve Fashist e Naziste e Bashkepuntoreve Ballist e Zogiste u FITUA me 29 Nentor 1944. Shqiperia u CLIRUA pa ndihme nga JASHTE. Shqiperia u rendit ne Aleancen FITUESE Sovjeto-Anglo-Amerikane. Qe Udheheqesi ENVER HOXHA ne Krye te Ushtrise Nac.Clirimtare perballoi Dy Pushtime te HUAJA e Bashkepuntoret e tyre vendas, e pasqyrojne edhe Historiane te Huaj. Lexoni Historianin Amerikan ne shtypin tone para disa diteve. GJAKUN e derdhur per Clirimin e Shqiperise nga 28 mij Deshmore e Heronj te LANC e mbrojne sot Veteranet, Familjet e Deshmoreve e Heronjeve, Invalidet, Pas-ardhesit e Veteraneve te LANC. “Floririt sado balte t’i hedhesh- mbetet FLORI!” Shpreh keq-ardhje per Batakun ku je futur Znj. Liljane!

  • Edhe dicka-shtese:- Sa per termin “DELE-DASH” dua te theksoj politiken e ketyre viteve:- Kongresi i Permetit me 24 Maj 1944, vec te tjerash, NDALOI kthimin e Zogut ne Shqiperi! Me 11 Janar 1946 Shqiperia u shpall “REPUBLIKE POPULLORE” dhe me vone u Antaresua ne OKB! Me ardhjen e “Demokracise” Berishiane Dolen ne skenen politike perfaqesues te Bashkepuntoreve Fashisto-Nazist (Balli Kombetar e Levizja e Legalitetit). Nuk merret vesh, Shqiperia eshte Republike apo Monarki (?!) Presidenti i REPUBLIKES ka na stafin e Vet Monarkun e Ri-Nip i Ahmet ZOGJIT! Ku pozicionoheni Ju Znj. Liljana tek Delja apo Dashi (?!)

  • Mbreti duheshe por duhet te ishte mbret me pasurine e tij dhe jo hajdut i pasurise se kombit qe per interesa te tij nuk la gje pa bere

  • Do me pelqente me mire te merreshe me arkitekturen se sa i ke hyre ketij zanati te ri. Nje specialist i mire merret me zanatin e tij. Kur nuk eshte i afte, le ti futet politikes.

    • po te ishin te zotet ne zanatet e tyre shume nuk futeshin ne politike,arkitektura eshte nje nga deget me te bukura dhe me te paguara,por te atille nuk te ben vetem diploma,per Mua zonja ne fjale ka zgjedhur politiken pasi jep para ne shtepi.Nuk do te pranoja qe tani te dale dikushi dhe te na tregoje diplomat,masterat apo emra universitetesh ku kane studiuar apo nderuar me tituj pjesemarresh(dhe te shitur si tituj nderi)

      • ksha dashur te di,…cili,..je ti,…kjo grua,…Liljana Cengu,..qe ka dploma e magistratura,…ka ardhur ne Ch,…me ka grabite burrin,…dhe ka pruar me vete, dy vajza tash me 16,dhe 13 vjece,…nga martesat e hereshme,…kjo me shkaterroi jeten,…dhe kam degjuar qe tash eshte prape shtatezene,e hajer mos pafte kurre,…po te ishte dkush,…do te shte atje ku po shet callem,…

  • me fal per shkallen e larte te kualifikimit por te krahasosh anglin danimarken apo vende te zhvilluara ne drejtim te monarkis me burgajetin e matit apo me kulturen ton te qenurit ne krye do te thote qe keto fjale nuk jane te tuat por i ke gjetur diku dhe i shpreh qorrthi .shqiptaret ne te gjith vendet e globit kane treguar te gjith vlerat me pozive dhe rasti i vajzes nga shkodra qe fitoi ne itali politikanet ton shkuan me vrap qe ta ndynin kete vlere sepse ne shqiperi akoma dhe pas qidra viteve kemi treguar qe shqiptaret NUK DINE TE NDERTOJN SHTET

  • LILI MOJ LILI ME QAFE NA MOREEEE,
    PO PSE MRI GOCE FLET SI GAMORE?
    KUSH E BANI ZOGUN TE ZOT SHTEPIJE
    KUR KISH VEC KULLE DHE NJE RANJE HARDHIJE.
    NUK E DIN TI MOJ GOCE E MBARE
    QE ZOGU VETE U QUAJT ZOG I PARE,
    SE PO TE ISHTE PER MRET DHE ZOT
    NUK NA LA VIDIN EVROPA KOT.
    DHE NE SE FLET PER KRYEMINISTER
    E FUTEN KOT NE ATE KANISTER
    NESE E QUAN DJALE TE MBRETIT,
    SI I BEHET ME ZONJAT E KETIJ MILETIT
    I BJE QE MBRETI PRAPA DERES
    TE KISHTE ZENE DJALE E SHEQERES.
    PRANDAJ SALI KODOSH I MRETIT
    KERKON TE REMBEJ PRONAT ESHTETIT,
    SE DJALI I MADH ME SA DUKET CIKE
    NGA NIPI I MBRETIT PASKA FRIKE.
    DHE LEKA I VDEKUR QENKA I DYTE
    I PARI TRASHEGON CIFLIGE.
    POR KETU SBEJME FJALE PER PRONEN E TIJ
    POR PER PRONEN TONE DHE PER SHQIPERI.
    NDAJ DHE NE E THENC FJALEN FLORI ,
    ME SIGURI STA DEGJON NJERI.

  • Ngaterrohemi shpesh here me veten kur eshte puna te respektojme institucionin e mbretit qe ka qeverisur si sovran unik dhe ta ngreme ate pasi bota e ka zevendesuar ose e ka mbajtur si honorifik.Idhujtarja e mbretit duhet ta dije se mbreteria e Britanise se madhe,me e fuqishmja e botes moderne, prej me se nje shekulli eshte honorifike,nuk nxjerr as nuk anullon ligje, nuk miraton qeverine.Nga ky formalitet i qenies lordet kane filluar te shesin titujt..Ajo mund ta dije se njerzimi ne qeverisjet e para ka vene ne krye vlerat e publikut(, zerin e tij. Nga shekulli i 4-l p.e.s Roma ka qene republike,shteti i Perikliut ne Greqine e lashte ishte resurs i publikut.Denimi me vdekje i Sokratit ishte kundershtimi i tridhjete tiraneve qe shemben demokracine duke njesuar veten me pushtetin.Mbreterite erdhen nga lakmia e njeshave per pushtet dhe bene ate qe bene me ane te forces.Njerezit edhe sot e kesaj dite i dorezohen forces si nje vullnet i paperceptueshem duke e hyjnizuar ate dhe duke iu nenshtruar tiranive.Edhe ekstremet me te lavdishme mbreterore qe jane perjetesuar ne bote si psh. Mrekullia e Halikarnasit, nuk eshte gje tjeter veçse luksi prej fildishi i mbretit te Asirise qe ishte martuar me te motren. Edhe mbreteria shqiptare ishte nje shterzim feudal anadollak per te mbajtur pushtetin me disa parfumime kapitaliste oksidentale.Pasuesit e saj duan te trashegojne perfitimet, adhuruesit duan te kenaqin fantazite joshese dhe te ndjejne kenaqesine sipas mendjes fshatare”ne mos rrjedhte pikon”.Ndersa disa te ashtuquajtur demokrate te kupoles qe kane ne duar pushtetin e rrenuar, grumbullojne therrimet mbreterore sepse me mbeturinat e te tjereve mbajne oborrin e tyre te korruptuar.Nuk ia vlen komenti per injorantet e ekzaltuar, por per njerez qe hiqen te shkolluar, te cilet nuk shohin se mbreterite siç kane ardhur per te sunduar, ne ate menyre jane shuar.Prej me se nje shekulli nga shtetet e reja qe jane çkolonizuar dhe jane pavaresuar, asnje prej tyre si mbreteri nuk eshte krijuar sepse popujt e ndriçuar te botes, me te medhenjte e njerzimit , me te lashtet dhe me te rinjte, mbreterite i kane menjanuar ose i kane eleminuar dhe me sisteme republikane i kane zevendesuar. Ketu mbreti rron ne ndonje mendje te turbulluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *