Dyshohet se po montonin dy bomba molotov, ndalohen ish-të përndjekurit politikë, Skënder Tufa e Petrit Lico.
Policia bën të ditur se ka ndaluar dy personat e sipërpërmendur anash godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës. Burime nga policia konfirmuan për “News 24” se Tufa dhe Lico do i përdornin bombat molotov tek godina e Kryeministrisë.
Sipas policisë Tufës dhe Licos iu gjetën dy bombat artizanale.
Ne telefon Skender Tufa konfirmoi se ndodhej rastësisht tek zona e Universitetit Politeknik dhe se nuk ka lidhje me objektet që dyshohen si bomba molotov nga policia./BW
