Ndeshja me Norvegjinë, masa për mbarëvajtjen e aktivitetit

redaktor

Policia e Tiranës do të ndërmarrë një sërë masash për sigurimin e rendit e qetësisë në kryeqytet ditën e premte, kur luhet ndeshja e kombëtares me Norvegjinë, e vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Policia do të ushtrojë kontroll ndaj tifozëve gjatë hyrjes në stadium për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara si mjete e sende të forta, fishekzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj.

Gjithashtu  do të bllokohen segmentet rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa”, duke filluar nga ora 14:00 deri më 24:00, konkretisht rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Perlat Rexhepi” si dhe Sheshi “Nënë Tereza” deri tek Presidenca.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *