E nderuar DITA! Shumë herë është folur për çështjen e pakicave kombëtare, siç janë ato të minoriteteve. Shpesh, shumica e shqiptarëve kanë lënë pas dore të ardhmen e tyre dhe u kanë dhënë më shumë rëndësi kësaj pakice.
E them me keqardhje, se po t’i referohesh të së shkuarës dhe sot të tashmes, faktet tregojnë vetë. Pakicat vorio-epiriote në Shqipëri kanë më prioritet se te ne shqiptarët, si nga ana ekonomike, kulturore dhe jetësore. Kjo ndodh nga përfaqësimi dinjitoz në Parlament i deputetëve të tyre. Kudo që të shkosh në zonat e tyre s’ke nevojë të flasësh, faktet të lënë pa fjalë. Ju dhane të gjitha të drejtat që kishin dhe shqiptarët brenda kufirit dhe nga gjiri i këtij komuniteti, të dy sistemet u kanë dhënë të drejtat e punësimit, shkollimit dhe të gjitha atributet që i njeh Konventa e të Drejtave të Njeriut.
Nisur nga ky fakt doja të shkruaja në këtë letër, jo me ngjyrime raciale, po me dashamirësi dhe me ndjenjë atdhedashurie që e karakterizon një njeri të ndershëm: Pasuria është pasuri e shqiptarit që me breza trashëgohet nga një brez në brezin tjetër dhe s’mund të merret nga komunitetet e ardhura. Pasuria kombëtare ka një trashëgimtar, ai është autoktoni. Faleminderit!
SMS në DITA në 0689073730

Bravo duhet ta njohe qeni te zotin,ndryshje duhet thene se tek ne qenka me i rende bishti se sqepari,gje qe nuk eshte e vertete.
Trashegimtari i pasurise si ne gjithe boten eshte autoktoni dhe pik.