588 mln lekë për 800 pronarë, nis kompensimi financiar

anazapta

Qeveria ka miratuar listën e re me emrat e 800 pronarëve, të cilët do të përfitojnë kompensimin financiar për pronën që iu është zënë nga ndërtimet informale. Vendimi botuar në Fletoren Zyrtare dhe që hyn në fuqi menjëherë, parashikon disbursimin e 588 milionë lekëve për kompensimin e rreth 45 mijë metrave katrorë, që tashmë do t’u kalojnë pronarëve të rinj. Nga ky vendim, pritet të përfitojnë pronarët në Shkodër, Vlorë, Durrës, Tiranë, Korçë, Berat, Kukës dhe Elbasan. Vlera e përgjithshme e shpërblimit do të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave, ndërsa Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të vijojë me rregullimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Paralelisht me procesin e kompensimit financiar të pronarëve, nga dita e djeshme ka nisur edhe procesi i legalizimit të godinave informale të ndërtuara pas vitit 2006. Pak muaj më parë, qeveria ka deklaruar se do t’i japë një ritëm të ri zgjidhjes së problemit të pronësisë, duke zhvilluar paralelisht proceset e kompensimit dhe legalizimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *