Janë me dhjetëra programet studimore në universitetet private qe kane fituar statusin e akreditimit muajt e parë të 2013-ës. Aktualisht Ministria e Arsimit ka rifreskuar listën e programeve studimore ne universitetet private qe krahas statusit te licencimit gëzojnë edhe statusin e akreditimit, duke çuar kështu në njohjen e titujve të studimit që lëshohen në këto fusha.
Konkretisht bëhet fjalë për rreth 30 programe të reja, të ciklit 3-vjeçar “bachelor”, “Master profesional”, si dhe “Master shkencor”. Ndërkohë që një vit më parë janë lëshuar urdhrat e akreditimit për rreth 95 programe të tjera për të tria ciklet e studimit. Pavarësisht polemikave të lindura në drejtim të cilësisë së prodhuar nga këto struktura të arsimit të lartë privat, çdo ditë e më tepër po shtohet numri i programeve të reja që këto struktura ofrojne. Pas verifikimeve te kryera neper institucionet përkatëse, dikasteri i arsimit ka detajuar edhe listën e plotë të rreth 300 programeve universitare në universitetet private që marrin statusin e akreditimit për të lëshuar diploma te vlefshme. Megjithate, burime zyrtare te Ministrisë së Arsimit
bëjnë me dije se jo të gjitha programet e akredituara gëzojnë statusin e universitetit. Kështu, në varësi të licencës, institucionet e arsimit të lartë privat mund të jenë universitete, akademi, shkolla të larta apo edhe diploma me të cilën pajiset në fund kandidati që i ka frekuentuar. Universitetet ofrojnë programe të gjitha cikleve të studimit (bachelor, master dhe doktoratë), përfshijnë shumë disiplina studimore dhe janë të orientuara për nga kërkimi shkencor e aplikativ. Akademite gjithashtu ofrojnë të gjitha ciklet e studimit, por ato janë të kulturës, të mbrojtjes apo të një profesioni të caktuardhe bëjnë kërkime të aplikuara apo kërkime artistike.
Kolegjet profesionale ofrojnë vetëm programe studimi të ciklit të parë dhe studime profesionale 2-vjeçare e janë te kufizuara ne trajnim profesional. Sipas eksperteve te arsimit zgjedhja juaj duhet të udhëhiqet nga interesat dhe perspektivat tuaja për të ardhmen, por në çdo rast duhet të jeni të kujdesshëm që të informoheni mirë për statusin për të vijuar studimet në këto struktura. Kjo me qëllim që të shmangi problemet me njohjen e titujve të studimit që leshohen ne mbyllje te ciklit te sudimit.
Akreditimet e 2012-s
Të shumta kanë qenë dhe programet studimore të akredituara gjatë vitit të shkuar. Sipas tabelës së zbardhur nga Ministria e Arsimit, rreth 95 programe te ndryshme të nivelit “bachelor”, dhe master në universitetet private kane fituar statusin e akreditimit. Ne fillim do gjeni të detajuar listën e plotë të programeve të akredituara në të gjithë vendin.
Akreditimet e 2013-s
Gjithashtu janë me dhjetëra strukturat e arsimit të lartë privat në vend që gjatë muajve të parë të këtij viti kane arritur te plotesojne kushtet per te fituar statusin e akreditimit. Konkretisht, sipas të dhënave të zbardhura nga Ministria e Arsimit bëhet fjalë për rreth 30 programe te ndryshme ne nivelin e studimeve maste shkencor dhe bachelor.

E kam thene nje here, 6 muaj para zgjedhjeve zyrat e shtetit duhen mbyllur me ligj, se vetem pislleqe me oke do prodhojne
Po agjensia e Akreditimit, a eshte vete e akredituar?