Foto të jashtëzakonshme, në të cilat shfaqet diversiteti i racës njerëzore në pjesë të ndryshme të globit, janë bërë pjesë e konkursit “National geographic Traveler Photo Contest”.
Eventi i përvitshëm i National Geographic fton të gjithë aventurierët dhe turistët të marrin pjesë në konkursin e fotos më të bukur amatore.
Galeria e mëposhtme përbëhet nga foto të shkrepura rastësisht në Kinë, Namibi dhe Mianmar. Fotografia më e mirë do t’i japë autorit një ekspeditë 10-ditore në ishujt Galapagos. Gjithashtu, fotoja do të publikohet në revistën “National Geographic Traveler”.
Aplikimet janë të hapura deri në 20 qershor në faqen: http://travel.nationalgeographic.com/travel/traveler-magazine/photo-contest/2013/













