Në luftën e përhershme me kilet e tepërta vjen, aleati më i ri është një shpikje ekstreme. Ajo nuk është gjë tjetër veçse një pjesë plastike që qepet në gjuhë, duke e bërë të dhimbshëm konsumin e ushqimeve të forta, çka e kushtëzon pacientin të konsumojë vetëm lëngje.
Shpikja është praktikuar për herë të parë në vitin 2009 nga kirurgu plastic Nikolas Chugay, në Beverli Hills.
Por përpos dhimbjes nëse dikush tundohet nga një bërxollë ose ëmbëlsirë, duket se kjo shpikje ka edhe efekte të tjera anësore. Dr. Chugay thotë se pacientët mund të përballen me enjtjen e gjuhës dhe vështirësi në të folur për shkak të pjesës plastike, e cila nuk është miratuar ende nga FDA-ja.
Plastika nuk duhet mbajtur në gjuhë më shumë se një muaj dhe gjatë kësaj kohe shpikësi i saj rekomanon një dietë likuide me rreth 800 kalori në ditë.
Ajo është e përbërë nga një lloj materiali i quajtur marleks, i cili përdoret për riparimin e problemeve të hernies diskale.
Procedura në klinikën e dr. Chugay kushton 2 mijë dollarë dhe që në vitin 2009, asaj i janë nënshtruar 60 gra.
Kjo lloj shpikjeje është aplikuar për herë të parë edhe në Venezuelë, në vitin 2011. Ana Maria Parra, e cila drejton një klinikë në Karakas, thotë se ka mbi 900 pacientë në muaj, të cilëve ky shërbim u ofrohet për 150 dollarë. / Gazmira Sokoli
