Edhe Ndërmarrja e Ujësjellësit, në fushatë për Berishën

anazapta

Administrata shtetërore vijon të përdoret në fushatë, pavarësisht premtimeve të kryeministrit se kjo nuk do të ndodhte. Deputeti socialist, Saimir Tahiri, sjell disa foto, në të cilat shfaqen punonjës të ujësjellësit, teksa montojnë flamujt e PD-së për mitingun e radhës së Berishës në Kombinat.

“Ndërmarrja e Ujësjellsit monton flamuj shtyllave, ndërsa Policia e Shtetit i shoqëron nga pas.

Meqe sot vjen Saliu në Kombinat, shteti versulet para të bëjë gati takimin. Targa e makinës së Ujesjellsit – TR 7182 A.

Targa e makinës private me brenda 2 punonjës policie të veshur me uniformë – TR 3806 R (në foto duket mbrapa makina gri dhe mënga e policit që ka nxjerrë dorën për fresk)

Telefonova shefin e komisariatit të Kombinatit për ta pyetur si ka mundësi që punonjës policie shoqërojnë varjen e flamujve nëpër shtylla. Pergjigja: Policia e Shtetit garanton mbarëvajtjen e çdo aktiviteti publik.

Përgjigje sikleti, tamam siç i takon një pushteti të degraduar, që nuk ka me asnjë pikë dallimi nga biznesi privat.

Parti- shtet, që dhe njerëzit i skllavëron me hallet e tyre.

E gjithë kjo, që Saliu të bërtasi PërPara në lagjen që ka persekutuar më shumë nga të gjitha në këto 8 vjet, Kombinatin”, shprehet deputeti socialist.

 

foto foto

Share This Article
3 Comments
  • KETA PUNONJES MONTOJNE FLAMUJT NE SHTYLLA SE I KA URDHERUAR DREJTORI.
    POR NE GJIROKASTER , DITEN QE ERDHI BERISHA, DREJTORI I DREJTORISE SE BUJQESISE GJIROKASTER, TRANSPORTONTE NE KURRIZ MATERIALET E TRIBUNES QE DO MONTOHESH KU DO TE FLISTE SALIU.
    PUNONJESIT E NDIQNIN NGA MBRAPA DUKE BERTITUR : YYSHSH EC DHE PAK .
    KETA JANE DREJTORET E SALIUT DERI NE 23 QERSHOR.
    KJO ESHTE ADMINISTRATA E SALIUT.

  • Jo o popi, a c’je ti! Nuk eshte administrata me kriminale, por drejtuesit e saj, qe dorzimin e pushtetit e quajne edhe fundin e tyre,te cilet jane kthyer ne sheik alashqiptar, duke vu miljardat nga vjedhjet e korupsioni.Kjo kaste perdore cdo marifet, dhune e terrori ndaj pastruesve, postierve,faturuesve, magazinjerve e deri tek specialistet e mirefillet, nga komunat blu e deri ne dikastere. Kjo dukuri ka egzistuar edhe ne zgjedhjet e me parshme, por ne keto zgjedhje te 23 qershorit ka kaluar cdo permase.Certifikimi i “formularit”, qe i eshte shperndare administrates nga vete kryeministri ne parlament, eshte treguesi me i qarte i ketij terrori shtetrore qe po ndodhe ndaj punonjesve te administrates shtetrore.Po opozita ku eshte??Ku eshte betimi i saj solemn, qe nuk do lejojme kurre me qe te na vidhen votat e te na dhunohen zgjedhjet? A ka dhunim me te qarte se keta shembuj e mijera te tjere nga Gjirokastra e deri ne Tropoje.Populli opozitar e don nje pergjigje zoti Rama.Lere edhe ekipin e RILINDJES te dali pak ne takime elektorale ne zonat e veta, e kthehu ne terrenin konkret per te pare e kontrolluar vet personalisht situaten e krijuar, baterdine antiligjore, qe ka instaluar kudo monarko shteti yne.Neser s’ke kujt i ankohesh, se edhe Kaci, qe ti sperdrodhi zgjedhjet e kaluara mu nen hunden tende, tani ka nderruar pronar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *