Arrestohet 23-vjeçari, kërkohej për vrasje

anazapta

Arrestohet në Tiranë Elidon Jaçe, i dënuar për vrasje dhe plagosje të rëndë me dashje. 23-vjeçari Jaçe, lindur dhe banues në Vlorë, është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit, e cila i ka gjetur me vete edhe një sasi lënde narkotike. Sipas policisë, pas kontrollit të ushtruar në një çantë sportive, i është gjetur një pako marijuanë e mbështjellë me natriban, me peshë 1 kg e 47 gramë,  e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, si dhe një telefon celular.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *