Në Turqi protestat janë krijuese

anazapta

Gra dhe artistë sfiduan represionin e qeverisë në protestat që niswn shtatë ditë më parë. Orhan Pamuk ka manifestuar mbështetjen e tij ndaj protestës kundër qeverisë Erdogan: “Jam me të rinjtë që luftojnë”

Aristë, gra dhe qytetarë të zakonshëm, të gjithë në një protestë kolektive nëpër rrugët e Turqisë. Nuk mjaftoi ndjesa që parashtroi ekzekutivi për t’i dhënë fund dallgës së kontestimeve kundër kryeministrit Erdogan, i cilësuar si “fajtor” sepse kërkon të islamizojë vendin me masa diktatoriale.

Shkrimtari, fitues i çmimit“Nobel”, Orhan Pamuk, është bërë palë me të revoltuarit. Në një komunikatë të publikuar dje shprehet: “Për t’i dhënë një domethënie ngjarjeve në Stamboll dhe për të kuptuar kurajozët që dalin në rrugë dhe ndeshen me policinë duke u mbytur në tymin helmues të gazit lotsjellës, dëshiroj të rrëfej një histori personale. Në librin tim të Turkish Nobel literature laureate Orhankujtimeve, “Stambolli”, kam shkruar se si fisi im banonte në apartamentet e pallatit Pamuk, në Nisantasi. Përballë kësaj ndërtese ndodhej një pemë gështenje 50-vjeçare e që për fat të mirë është ende aty. Por, një ditë në vitin 1957, bashkia vendosi ta presë atë për të zgjeruar rrugën. Burokratë arrogantë dhe administratorë autoritarë i injoronin kundërshtimet e banorëve të lagjes. Kështu, ditën kur pema do të pritej, babai, xhaxhai dhe e gjithë familja ime qëndroi në rrugë ditë edhe natë, duke ndërruar turnet për të bërë roje. Në këtë mënyrë e mbrojtëm pemën tonë dhe gjithashtu krijuam një kujtim të përbashkët që na lidh edhe më shumë me njëri-tjetrin dhe për të cilin e gjithë familja flet me kënaqësi. Sot, sheshi “Taksim” është “gështenja e Stambollit” dhe i tillë duhet të mbetet. Kam jetuar në këtë qytet për 60 vjet, nuk arrij të imagjinoj se mund të ekzistojë një njeri i vetëm që jeton në të dhe nuk ka të paktën një kujtim të lidhur me këtë shesh”.

Artistë  si Erinç Seymen, Asli Cavusoglu, Volkan Aslan dhe Ali Emir Tapan, kanë përqafuar fushatën e manifestuesve. “Gjatë dhjetë viteve të fundit, kemi qenë dëshmitarë të një erozioni progresiv të të drejtave civile dhe njerëzore”, thotë Ali Emir Tapan.

777337144 (1)

Aktori Halit Ergenc, i njohur edhe në Shqipëri si protagonist në serialin ”Sulejmani i Madhërishëm” dhe bashkëshortja e tij, aktorja  Berguzar Korel, në rolin e Shehrazades, kanë protestuar ne Stamboll përkrah mijëra manifestuesve të tjerë, duke qëndruar përballë policisë së armatosur, ku njësoj si të tjerët janë prekur nga gazi lotsjellës.Një klimë intolerance që jep qartë përgjigjen se përse ka marrë përmasa të tilla një manifestim i shndërruar në pak kohë, nga një demonstrim kundër një projekti industrial në kërkimin e dorëheqjes së kryeministrit Erdogan. Gratë kanë qenë po ashtu ndër protagonistet e revoltave. “Dhuna e policisë kundër protestuesve paqësore është e pajustifikueshme, njerëzit thjesht po tentojnë që të mbrojnë veten dhe vlerat e tyre,” thotë një studente./ Dorina Gjuziposhte 1
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *