Ushtria shqiptare në prag të rrënimit

anazapta

Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme të 23 Qershorit dhe vazhdon në mënyrë te ethshme, privatizimi, tjetërsimi, nxjerrja jashtë përdorimit dhe kalimi për skrap i aseteve të Ushtrisë Shqipëtare. Pre e këtyre etheve kanë rëne edhe dhjetë tanke T-59 me top 100 mm, te Repartit Ushtarak Nr 4009 ne Tiranë. Këto tanke do të përfundojnë në biznesin më banal por edhe një nga me fitimprurësit vitet e fundit, në atë të shitjes për skrap.

 

Vendimi

Vendimi është marrë në datën 23 Maj 2013 nga Komisioni i Posaçëm i ngritur me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Nr 486 datë 18.03.2013  “ Për ringritjen e Komisionit të Posaçëm të Kategorizimit për përcaktimin e kategorizimit të kontigjentit të armeve, teknikes, pajisjeve, municioneve dhe lëndeve eksplozive te hequra nga armatimi dhe përdorimi “, mbi bazën e një kërkese me shkrim me Nr 2719/2 datë 23 Maj 2013 të Drejtorit te Përgjithshem te Burimeve dhe Modernizimit me lendë “ Kërkesë për kategorizim për shitje per skrap të tankeve T-59 me top 100 mm, te Repartit Ushtarak Nr 4009, Tiranë.

Shkresa dhe Vendimi mbajnë të njëjten datë, gjë që tregon se Komisioni i Posaçem mezi po priste të vinte kjo shkresë dhe u mblodh me urgjencë, ose Komisioni i Posaçem mori nje Vendim qarkullues në të njejten datë, por që me siguri nuk pati kohë te shkonte në Repartin Ushtarak 4009 dhe të shikonte në vend gjëndjen e dhjetë tankeve të nxjerrë jashtë përdorimit dhe të bënte kategorizimin me nga nje relacion te hollësishem dhe vendim per secilin tank ne veçanti dhe jo për dhjete tanke ne bllok, si edhe ka vepruar.

 

Si duhej vepruar

Secili tank ka karakteristika të ndryshme te amortizimit, te konsumit të pjesëve, agregateve, paisjeve plotësuese etj. Dy anëtare te Komisionit te Posaçem nuk e kanë firmosur Vendimin, dhe kjo tregon se ata ose nuk kane qënë ate dite që është marrë vendimi, fizikisht ne mbledhje, apo në dikaster, ose kanë qënë kunder ketij vendimi dhe nuk kane dashur ta firmosin atë. Komisioni duhej te kishte vepruar me një nënkomision specialistesh duke  vajtur në vend dhe te shikonte nëse secili nga tanket e nxjerra jashte përdorimit, gjen përdorim te mëtejshem si pjesë nderrimi, si agregat reservë dhe elementë të tjerë që përfshihen në procedurat dhe manualet e përdorimit dhe nxjerrjes jashtë përdorimit të Teknikës Luftarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqiperisë.

 

Miratimi i Imamit

Vendimi është miratuar nga Ministri Arben Imami, pasi tanket, mesa duket jane në kompetence dhe nomenklature e tij për nxjerrjen jashte përdorimit dhe kalimin e tyre për skrap. Ai  ka dy pika, ku ne te parën tanket e nxjerra më pare jashtë perdorimit, me ane të ketij vendimi kalojnë për t’u shitur për skrap, dhe në të dytën jepet nje justifikim që nuk mund të përkthehet nga nje lexues i zakonshem, por ndoshta është i qartë për zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, që Forcat e Armatosura nuk janë të obliguara të kryejnë shpenzime të tjera për tanket T-59 me top 100 mm, të kategorizuara sipas pikes 1, të Vendimit te Komisionit të Posaçem, por të trajtohen në gjëndjen teknike qe janë aktualisht sipas vendodhjes ne Forcat e Armatosura.

 

Vendimi e shtrin veprimin?

Pra kuptojmë që vendimi e shtrin veprimin edhe ne formacione të tjera të forcave të Armatosura që kanë në përdorim tanket T-59 me top 100 mm, duke ju sugjeruar që të mos bëjnë më shpenzime për të mbajtur në gjëndje pune keto tanke aty ku ndodhen. Nëse nuk e kemi kuptuar drejt kete pike, përse Komisioni i Posaçem do të sugjeronte ndërprerjen e shpenzimeve për tanke të nxjerra jashtë përdorimit që janë thjesht në ruajtje nëpër repartet e ushtrisë ?. Mendojmë që pika e dytë i hap rrugë kalimit për skrap edhe të tankeve të tjerë të formacioneve të tjera, nëse e kemi kuptuar drejt atë. Kuptohet te folurit në mënyrë jo të qartë e evazive, krijon mënyra të ndryshme interpretimi në strukturat vartese, të cilat me dashje apo pa dashje mund te marrin vendime te gabuara në dëm të pronës ushtarake që është njeëkohësisht edhe pronë e çdo shqiptari.

 

********

 

Share This Article
5 Comments
  • Imam baterdia e shkaterroi ushtine shqiptare, i shiti municionet per te mbushur xhepat e tij dhe te Kryeministrit ne ikje….e ne fund po e perdor ushtine e mbetur ne oike te hallit per fushaten Elektorale te tij. Turp i zotit.

  • Pa larguar Saliun harrojeni se mund te behet ky vend.Ketu cdo gje po shkon drejt degradimit,duhet me patjeter qe opozita te marre ne dore fatet e vendit.Po vazhduam keshtu riskojme falimentin.

  • jo ne prag te rrenimit por eshte rrenuar plotesisht jo vetem ushtria por edhe policia e cdo gje tjeter.Rilindja e tyre do te filloje me 24 qershor kur Partia Socialiste te vije ne pushtet

  • Keto tanke jane blere me parate e popullit dhe nga keto arme ushtarake mund te nxirreshin perfitime shume te medhja dhe qe mund te shkonin ne buxhetin e shtetit. Por duke qene se ushtria ka rene ne dore te Imamit dhe te Saliu ata normale qe nuk do te mendojne per te miren e popullit por per te miren e tyre, Prandaj duhet larguar ky pushtet sepse cdo pasuri qe ka shqiperia ata po e sheshin dhe po e marrin per perfitime personale

    • Eshte per te vene duart kokes qe nje qeveri kaq e deshtuar te rrije akoma ne pushtet. Ajo deri me tani ka dhene koncesione qe nuk jane ne leverdi te popullit por qe pasurojne vetem familjen e Berishes dhe te oborrit te saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *