NJË KËRKESË MIQËSORE PËR Z. SOKOL BALLA

redaktor

I nderuar Z. Balla,

Lajmin se ditën e Martë datë 4 Qershor ju do të kishit në studion tuaj një debat për problemet e shëndetësisë, e prita me shumë kënaqësi. Interesimi im për këtë debat lidhet me shqetësimin që unë si qytetar dhe mjek i vjetër, ndjej për problemet e shëndetit të popullit. Për këtë arsye në shtypin e Tiranës kam shkruar shumë artikuj dhe u jam drejtuar me pyetje personaliteteve të shëndetësisë shqiptare. Fatkeqësisht, asnjëri nuk më është përgjigjur.

Nuk e fsheh, emisionin tuaj e ndoqa me vëmendje dhe e regjistrova. E kam dëgjuar disa herë, dhe cdo herë hutimi ishte më i madh. Si është e mundur që unë nuk kuptova asgjë nga ato që tha Ministri i Shëndetësisë lidhur me reformën në shëndetësi dhe nuk kuptova përgjigjet e tij për pyetjet tuaja direkte.

U lutem, sigurisht, brenda mundësive, të më dërgoni një letër të hapur, fare shkurt, lidhur me mendimet e tij për këtë problem kaq të madh..

Për t’ua bërë më të lehtë punën, ju mund të më shkruani përgjigjet që ju morët, për këto pyetje direkte që i drejtuat  Z.Kosova:

1-Dëgjuam Kryeministrin Berisha. Dëgjuam vërejtjet e opozitës. Tani, cilat kanë qenë arritjet kryesore në shërbimin shëndetësor në këto katër vite dhe nëse keni replikë apo vërejtje për kritikat që bën opozita?

2-Një pyetje nga një dëgjues: A punon sot aparati i rrezatimit onkologjik?

3- Pyetja juaj në fund: Cilat janë vërejtjet tuaja për sistemin që propozon në parim opozita?.

Dhe në fund, mundësisht, më bëni një sqarim për aeroplanin e prishur që nuk mund të  rregullohet gjatë fluturimit! Mos vallë kjo ishte një metaforë për shëndetësinë shqiptare?

 

Me respekt, Dr. Adem Harxhi

New York, Qershor 5, 2013

Share This Article
6 Comments
  • pergjigjen mere me 23 qer. atehere kur( mamia) kosova te jete ne spital se vetem ate di te beje dhe le te ja leje ministrine socialisteve qe dine si ta administrojne.eshte fare e thjeshte o.k.

  • Situatën e mjekësisë tonë nuk ka shqiptar me pesë pare mend në kokë që nuk e ka të qartë pasi po e vuan në kurriz.
    Sa për atë dr. Halim Kosovën, ai qoftë që mori përsipër të bëhet ministër i kryekriminelit vrasës të shqiptarëve dhe tradhtarit të Kombit Salih Geddaf Gërdec Gërdallës.
    E kuptonte dhe vetë Halimi i shkretë se kish shkuar bedel në Top-Story dhe s’kishte gojë të fliste por mundohej të anashkalonte çdo pyetje duke treguar nga një përrallë nga e kaluara.
    E sa për atë kërriçin, që mender është zv. ministër i mender shëndetësisë shqiptare, ai ishte thjesht një papagall llafazan injorant,pasi dihet se të atit do i ngjante.

  • Per mua ministri me mire mos te kishte vajtur fare ne ate takim, keshtu do i kursente vetes figuren e keqe qe beri.

  • Dr. Ademi ! Minister Halimi ka vajtur Minister me kopaçe te saliut. Eshte bere si i trullosur tani qe u ul ne karriken e zyres te Ministrise.
    Edhe kete muaj zoti i ruajt trute e kokes( trute si mase organike ) se ja hedh saliu ne ere po foli gafil kunder porosive qe i ka dhene. Mendja i ka lene shendene me kohe. Frika e Saliut e ka zaptuar, sa qe nuk i vete mendja as per gruan ne dark qe kthehet ne shtepi, ose si i thua Ti o i nderuar Dr Ademi per sex .
    As mos prit pergjigje nga Halim Saliu. Karaktere te pjerdhura kaq keq nuk kane pare shqiptaret.
    ” Kohe te veshtira safa Imeri…”
    Uroj shendet Doktorr, te jesh i forte edhe Ti, sidomos per ate subjektin e emisionit tend fantastik qe eshte bere shume popullor edhe ne Top channel.

  • Eshte fatekeqesi qe nje specialist me emer ne fushen e tij, tani ne te ngrysur te karrieres i futet politikes sic eshte rasti Kosova.Dhe ja rezultati,ule kaq shume figuren e tij, sa as Tritan Shehu nuk do ishte ndjere me keq ne ate pozicion.Lerjani Ndokes ate dreq dikasteri,mbasi ju mjeket me ne krye krye mjekun tuaj per kaq vite e keni kthyer shendetesine shqiptare ne nje ferr te vertete, ne turpin, mjerimin dhe tragjedine e ketij populli.Edhe une shpresoj tek vota e 23 qershorit, por edhe socialistet duhet te bejne shume kujdes nga ndonje minister i mundeshem, e te mos perseritet rasti i monstrave Vasili-Tavo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *