Deda Berishës: Nuk mund të kopjosh Ismail Qemalin

anazapta

Deputeti socialist, Eltar Deda, ka reaguar sot në lidhje me vendimin e qeverisë për ta zhvilluar mbledhjen e radhës në Vlorë, në nderim të mbledhjes së parë të qeverisë së Ismail Qemalit.

Deputeti i Vlorës u shpreh se Berisha nuk mund të kopjojë Ismail Qemalin, pasi ata të dy ndahen në qëllimin e ekzistencës së qeverive: Ismaili synonte që me qeverinë e tij të bashkonte shqiptarët, ndërsa Berisha synon t’i ndajë ata në veri dhe jug.

“Dje, ministria e qeverisë se çintegrimit, na habiti të gjithëve duke deklaruar, se qeveria do të zhvillonte mbledhjen e sajë të radhës në Vlorë. me dt 4 dhjetor, në simbolikë të qeverisë së Ismail Qemal Bej Vlorës.
Sali Berisha nuk mund ta kopjojë dot Ismail Qemal Bej Vlorën, sepse ndahen në qëllimin e ekzistencës së qeverive. Shpallja e pavarësisë para 100 viteve dhe krijimi i qeverisë të Ismail Qemal Bej Vlorës, kishin qëllimin e vetëm, bashkimin e trojeve të të gjithë Shqipërisë. Krijimin e shtetit shqiptar. Qeveria e Saliut, deri tani, ka treguar më së miri, sidomos këtë vit të fundit, se ka vetëm një qëllim, që të ndajë shqiptarët në veri dhe në jug”.

Me tej, Deda shton se mbetet me shpresën që kësaj radhe kryeministri dhe kabineti i tij të mos shkojnë natën në Vlorë, ashtu siç bënë në 27 nëntor.

“Uroj që këtë radhe Sali, mos të vish bashkë me hajdutët e tu, si tinëzar natën dhe te ikësh si fluturak, shpejt e shpejt nga qyteti i pavarësisë, Vlora. Ku ishit ju Sali, kur ne qytetarët e Vlorës ju kërkuam vëmendje për qytetin tonë, për këtë vit të jubileut të 100 të shtetit shqiptar?
Ku ishit ju Sali, kur zërit tonë si qytetarë, i bashkohej një komb i tëri në emër të pavarësisë?
Ku ishit ju Sali kur qytetarët e Vlorës hapen zemrat dhe priten gjithë kombin shqiptar atë ditë të 100 vjetorit të pavarësisë ku ata e vlerësuan historinë, Vlorën si kryeqendra e Shqipërisë? Berisha gjatë gjithë një viti të tërë, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë qeverisjes së tij, ta zhbënte Vlorën, historinë e saj, personalitetet e saj në vite, ngjarjet e saj”, thotë Deda në një deklaratë për mediat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *