I nderuar Z. Sekretar John Kerry:
Po ju shkruaj në lidhje me dy çështje që kanë të bëjnë me Shqipërinë që unë e di se janë të rëndësishme për ju: Zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, të cilat do të mbahen më 23 qershor, 2013, dhe skandali i AEY-së.
Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, une besoj vetë përparimi i Shqipërisë si demokraci është në rrezik. Për fat të keq, që prej rënies së komunizmit në Shqipëri, vendi ka nuk ka pasur një histori të mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme, dhe qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha ka cënuar rregullisht parimet më themelore të demokracisë. Për të ruajtur pushtetin, ai e ka abuzuar në mënyrë të përsëritur procesin e zgjedhjeve demokratike duke manipuluar rezultatet e votimit në mënyra të ndryshme duke përfshirë: dërgimin në mënyrë të organizuar nëpër qendra votimi të votuesve të paligjshëm, mbushja e kutive të votimit, konfiskimin e kutive të votimit, manipulimin e listave të regjistrimit të votuesve, dhe duke përdorur “të fortët” e tij për të frikësuar votuesit në qendra votimi. Zyrtarët e Departamenti të Shtetit (DOS) që mbikëqyrin Ballkanin duhet të jenë të vetëdijshëm për këto rrethana.
Këto kohë, Berisha ka bërë një grabitje të guximshme të pushtetit duke vënë nën kontrollin e tij Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, Jonathan Moore, Drejtor i Departamentit të Shtetit për Marrëdhëniet me Evropën e Jugut dhe Qendrore, nuk mundi të bindë Berishën të tërhiqet nga kjo goditje e rëndë ndaj demokracisë së brishtë shqiptare. Berisha beson se ai mund t’ia hedhë me sjelljen e tij të neveritshme, sepse në të kaluarën, pas gjithë të bërtiturave, zyrtarë të qeverisë amerikane i kanë shmangur sytë nga krimet e Berishës në emër të sigurisë rajonale. Bazuar në përvojën e tij, ai ka arritur në përfundimin se të dërguarit e SHBA kanë “fjalë por jo vepra.”
Duke komentuar në lidhje me zhvillimet në KQZ gjatë një intervistë të kohëve të fundit me Zërin e Amerikës, John Withers, ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, deklaroi: “Atë që ka ndodhur me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve unë mund ta quaj një grusht shteti administrativ. Veprimi ishte kundër ligjit, kodit zgjedhor dhe përtej kompetencave të parlamentit. Ambasadori Uidhers më tej deklaroi,” Ju nuk mund të ndryshoni rregullat e lojës në mes të ndeshjes. Unë nuk jam i vetmi njeri që besoj se ky ishte një veprim i paligjshëm. Praktikisht, të gjithë anëtarët e komunitetit ndërkombëtar që kanë analizuar se çfarë ka ndodhur, kanë të njëjtin mendim. Nëse partia në pushtet do të kishte realizuar pretendimin e saj në një mënyrë etike dhe ligjore, në mënyrë që KQZ-ja të mund të riorganizohej, do të kishte qënë ndryshe. Por ndërhyrja me Parlamentin, pavarësisht vërejtjeve të palës tjetër që shkon në zgjedhje, nuk e bën gjë tjetër vecse sigurim avantazhi politik.”
Në këtë moment, sondazhet paraprake tregojnë se partia e Berishës mund të humbasë pushtetin nëse ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por ekziston frika reale se pavarësisht se c’do tregojne numrat, Berisha do të përdorë kukullat e tij në KQZ për të manipuluar rezultatet, dhe kjo është pikërisht arsyeja pse ai e ka marrë kontrollin e këtij institucioni. Ky veprim duhet të shihet si një sinjal i qartë se pavarësisht nëse partia e tij akumulon apo jo vota të mjaftueshme në zgjedhje, Berisha synon të vazhdojë të qëndrojë në pushtet. Nëse kjo ndodh, dhe efektivisht Berisha ju vjedh shqiptarëve të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme, shpresat për progresin e Shqipërisë si demokraci do të shkermoqen dhe ajo do të bëhet një diktaturë de facto.
Meqë siguria rajonale ka udhëhequr politikën e Departamentit të Shtetit për Shqipërinë në të kaluarën, nuk duhet të ketë asnjë dyshim se prioriteti më i ngutshëm strategjik në rajon për amerikanët sot është që të sigurohemi që Shqipëria mban zgjedhje të lira dhe të ndershme në 23 qershor. C’është më e rëndësishme, duke qenë ndër popujt më pro-amerikanë në botë, shqiptarët kanë fituar të drejtën që Shtetet e Bashkuara ta shohin vendin e tyre si një partner strategjik dhe jo si një gur shahu strategjik. Për këto arsye, une kërkoj që ju të ndërhyni për të mbrojtur të drejtat demokratike të popullit shqiptar, duke komunikuar direkt me kryeministrin Sali Berisha dhe duke i kërkuar me tonet më të forta të mundshme që ai të tërhiqet nga grushti institucional i rrezikshëm që ka orkestruar në KQZ. Dhe nëse ai nuk tërhiqet, atëherë une sugjeroj që Departamenti i Shtetit të konsiderojë turpërimin publik të Berishës me lëshimin e provave që ka mbledhur Departamenti i Shtetit për natyrën e korruptuar të regjimit të tij, në mënyrë që të mos të ketë asnjë dyshim në mendjet e votuesve shqiptarë, kur ata të shkojnë në vendvotime më 23 qershor.
Nje nga keto shembuj te korruptimit eshte edhe situata me AEY. Në lidhje me AEY, unë kam komunikuar me stafin tuaj, kur ju shërbenit në Senat, dhe e di që keni pasur një nivel të lartë vemendjeje për këtë skandal. Kjo çështje gjithashtu ju ekspozoi ndaj natyrës së korruptuar të regjimit të Berishës.
Më 10 prill 2008, ju i shkruat sekretarit të atëhershëm të Mbrojtjes, Robert Gates, “Po ju shkruaj sot per t’ju shprehur shqetësimet serioze për sa u përket programeve të mbikëqyrjes të bizneseve e të vogla kontraktore të Departamentit të Mbrojtjes. Raportet e fundit të gazetave tregojnë se një 22 vjeçar nga Miami ka qenë në gjendje të sigurojë më shumë se 298 milionë dollarë në kontrata federale. Ky individ – nën emrin e korporatës AEY Inc – jo vetëm që furnizonte me municion kinez 40 vjeçar forcat afgane të sigurisë, por raportimet e gazetarëve tregojnë se ai mund t’i ketë siguruar këto kontrata të Departamentit të Mbrojtjes, me dizenjim të veçantë për bizneset e favorizuara, për të cilin ai nuk mund të aplikonte. Si Kryetar i Komisionit të Senatit për Biznesin e Vogël, unë mendoj se agjencia juaj duhet t’ju jape shpjegime Kongresit dhe publikut amerikan”. Ju gjithashtu shkruat,” Përveç shqetësimeve që kam në lidhje me mbikëqyrjen e kontraktorëve, unë kam shqetësime edhe më të mëdha për pasojat për sigurisë kombëtare. Të gjithë jemi dakord se Afganistani është një front i rëndësishëm në luftën globale ndaj terrorit. Siç e dini, situata e sigurisë në Afganistan është përkeqësuar, dhe dhuna është në nivelet e saj më të lartë që nga viti 2001. Forcat afgane të sigurisë janë një pjesë e rëndësishme e ndryshimit të kësaj dinamike, dhe ata janë penguar nga pajisjet joadekuate. Ne thjesht nuk mund t’i forcojmë forcat afgane të sigurisë, pa mbikëqyrjen e duhur nga Departamenti i Mbrojtjes të kontraktorëve të mbrojtjes si AEY të cilët ofrojnë pajisje thelbësore si municion. ”
Ju duhet ta dini se isha unë përgjegjës për ekspozimin e skandalit të AEY në faqen e parë të New York Times, dhe kjo çoi në hetime nga Komisioni i Mbikqyrjes së Shtetit dhe nga Departamenti i Drejtësisë. Katër amerikanë të lidhur me AEY janë dënuar me burg. Megjithatë, pavarësisht se zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe njerëz të tjerë me lidhje të ngushta me Sali Berishën e mundësuan këtë transaksion në Shqipëri, nuk është ngritur asnjë gisht për të vënë në dukje rolin e tyre në këtë krim që mashtroi taksapaguesit amerikanë dhe minoi sigurinë tonë kombëtare. Me c’di unë qeveria e Berishës u fal nga qeveria amerikane, përsëri për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë rajonale. Fatkeqsisht, gjashtë muaj pasi artikulli për AEY u botua në faqen e parë të New York Times, miku im Kosta Trebicka, i cili ishte informatori i parë për AEY në Shqipëri, vdiq në rrethana shumë të dyshimta në një “aksident automobilistik” në një rrugë të largët në jug të Shqipërisë. Për informacionin tuaj, zoti Trebicka ishte thirrur gjithashtu si dëshmitar për Komisionin e Mbikqyrjes së Shtetit dhe Departamentin e Drejtësisë.
Unë kam kontakt me një gazetar që shkruan për një botim të mirë-njohur kombëtar, i cili është duke punuar për një shkrim hetues në lidhje me AEY. Ai ka intervistuar disa nga bashkë-komplotistët e dënuar të AEY-së. Unë i kam dhënë këtij gazetari një fotografi të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit Sali Berisha, që ai më pas ia ka treguar njërit nga bashkë-komplotistët e AEY-së. Ky person, ka identifikuar Shkëlzen Berishën si një prej njerëzve të cilët kanë marrë pjesë në një takim në Shqipëri që përfshinte: AEY presidenti Efraim Diveroli, Mihal Delgjorji, kontraktori shqiptar i cili hoqi markat kineze nga municionet me kërkesë të Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes (dhe i cili gjithashtu operonte objektin e demontimit që ishte skena e një shpërthimi masiv që mori jetën e 26 njerëzve në 2008) si dhe një përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Çfarë arsye kishte të ishte Shkëlzen Berisha në atë mbledhje? A mund të ketë të bëjë përgjigjja me raportet e shumta në Shqipëri që pretendojnë se Shkëlzen Berisha ka qenë partner i heshtur Deligjorjit në marrëveshjet e tij të biznesit me Ministrinë e Mbrojtjes?
Për shkak të vemendjes tuaj ndaj AEY-së dhe të pozicionit tuaj si Sekretar Shteti, shpresoj se ju do të kërkoni që qeveria shqiptare t’ju japë përgjigje këtyre pyetjeve si dhe pyetjeve të tjera, në mënyrë që të evidentohet se kush e mundësoi në Shqipëri këtë mashtrim masiv mbi taksapaguesit amerikanë. Unë do të isha i lumtur të ndihmoja çdo hetim në çdo mënyrë të mundshme.
Me Sali Berishën, korrupsioni ka lulëzuar në Shqipëri, ndërsa demokracia ka pësuar pengesa serioze. Fokusi juaj në këtë çështje do të ndihmonte lehtësimin e një situatë potencialisht eksplozive dhe do të rikthente Shqipërinë në rrugën e ndërtimit të një demokracie të vërtetë, si dhe do të ndihmonte në promovimin e stabilitetit rajonal. Por mbi të gjitha, ai do t’ju tregonte shqiptarëve se Amerika është me të vërtetë miku i tyre i vërtetë.

Poshte diktatura dhe diktatori nga Vici-tolit malok e bir MALOKU . Sali Bisha . Rrofte U.S.A. qe kete here eshte zgjuar dhe do ta zhduki kete Kellire, ne mes te Europes. B A J G E .
Z.Kokalari faleminderit qe merr mundimin e u shkruan zyrtareve amerikane.Por edhe ti vete e di qe: “Money talks and Bullshit walks.” Podesta paguhet mire qe Kerry te mbaje Berishen ne pushtet. Vetem revolta popullore e rrezon Berishen dhe i ve amerikanet para faktit te kryer.
Fatkeqësisht politika që shohim ne në ekrane ndryshon shumë nga politika e prapaskenës. Prapaskena është në të vërtetë loja e qelbur që bëhet për interesa vetëm personale dhe aspak kombëtare. Problemi i “VJEDHJES VOTAVE” ËSHTË TURPI I POLITIKËS SHQIPTARE!!!
Nuk e kuptoj se si kanë guxim këta QELBËSIRA PUSHTETARË shqiptarë që na hiqen si njerëz të ndershëm, si njerëz të ndërgjegjshëm, si njerëz të përgjegjshëm, si njerëz të arsimuar, si njerëz me kulturë, si njerëz dashamirës ndaj popullit, POR VETËM NË KËTË KOHË ZGJEDHJESH, të na thonë se duan votën sepse i kanë mbetur edhe disa punë të tjera për të mbyllur, edhe disa rrugë për të shtruar!!!
ËSHTË VËRTETË E TMERRSHME QË SOT NË 2013, akoma ne diskutojmë do vidhen votat, apo nuk do vidhen votat!!!…DO RESPEKTOHET QYTETARI apo NUK DO RESPEKTOHET QYTETARI?! Por në se një qeveri vjedh qytetarin e vet, si ka sy e faqe e kërkon që qytetari ta respektojë qeverinë?!
Ne qytetarët çuditemi me bëmat e qeveritarëve tanë. Çuditemi se si u punon mendja për së prapthi këtyre monstrave.
Të gjitha bëmat e pushtetarëve shqiptarë qoftë me vjedhjet e votave, qoftë me armët e Gërdecit, qoftë me 21 Janarin, qoftë me korrupsionin, duke filluar që nga piramidat e deri tek administrata e çoroditur dhe e kapur pas militantizmit partiak, janë “BËMA” QË KËRKOJNË NDËSHKIM!
Po NËSE EDHE AMERIKA DO vazhdojë akoma ti mbyllë sytë para krimeve të pushtetarëve shqiptarë, atëhere ne qytetarët shqiptarë që kemi kaq shumë nevojë për një konfirmim “SE KEMI TË DREJTË” për shumë shqetësime që ngrejmë, DO NGELEMI TË ZHGËNJYER DHE PA SHPRESË SE SITUATA NË SHQIPËRI DO KTHEHET NDONJËHERË NË DOBI TË GJITHË SHQIPTARËVE DHE JO VETËM PËR NJË KASTË PRANË OBORRIT TË PUSHTETIT!
NUK ËSHTË KJO DEMOKRCIA QË NE ASPIRONIM KUR HODHËM KOMUNIZMIN DHE NUK ËSHTË KJO DEMOKRACIA QË AMERIKA NA GARANTOI NË FILLIM TË VITEVE 1990! PRANDAJ NE SI QYTETARË DUAM QË KRIMI TË NDËSHKOHET BOTËRISHT PËRNDRYSHE AI NUK DI TË NDALET!!!
NËSE VËRTETË AMERIKA ASPIRON RUAJTJEN E QETËSISË DHE STABILITETIT NË BALLKAN, ATËHERË DUHET TË JETË NË ANËN E POPULLIT E JO TË DIKTATORIT!!!
Për ne qytetarët është vërtetë ofendim që na TALLIN me premtime të pambajtura dhe fjalime zgjedhore. Niveli arsimor, kulturor, ndershmëria, ndërgjegja, qytetaria, përgjegjësia e qytetarit është SHUMË MË LART se sa e pushtetarëve tanë. Ne presim NIVEL MË TË LARTË INTELEKTUAL nga politikanët që pretendojnë ta çojnë vendin Për-para dhe jo nivel mediokër që na është ulur këmbëkryq në QEVERI dhe nuk do të lirojë vend për askënd.
O ju pushtetarë shqiptarë, mendoni si njerëz e jo si hajna! Mendoni si qytetarë e jo si hileqarë! Mendoni për të gjithë e jo vetëm për vete! Bëhuni ALTRUISTË e mjaft me INDIVIDUALIZMIN tuaj FAMILJAR! NUK NDËRTOHET VENDI ME HILE E RRENA! NUK LARTËSOHET KOMBI ME SHANTAZHE E KËRCËNIME! HIQNI DORË NGA POLITIKAT E MJERA PROVINCIALE! BËHUNI NJERËZ TË MËDHENJ QË EDHE POPULLI T’JU MBAJË MEND PËR TË TILLË!!!
Geri!
Zgjedhjet ne Shqiperi,qe per ty qenkan kaq shqetesim.
Do te jene shume here me te mira,me korrkete eme te ndershme,se zgjedhjet kur fitoi 3 here rresht per Kryetar Bashkie Edi Rama.
Neser coi dhe letren e dyte z Kerry,ku ti shpegosh se ctha OSBE per ato zgjedhje kur Edi fitonte Bashkine Tirane:
25% e votuesve nuk gjenin dot qendren e tyre te votimit ,pasi ja kishin degdisur emrin atje ku nuk e gjenin as djajte(atyre qe mendonin se nuk do votonin per Ramen).
Kutite u transportuan te hapura,te shkyera e te tejmbushura.Ku numuri i fleteve ne kuti,ish me i madh se i votuesve.
Si dhe loja me certifikatat.
Po nuk pate mundesi ti,thuaj tia sqaroi keto gjera z Withers,se dhe ai dic di.
Megjithse,meqe i ke nisur leter te paren.
Degoja karton te dyten,se le shenje me shume.
Apo tia dergojme ne te tjeret nje leter te dyte,keshtu me lezet.
Ose me mire ne dy kopje:
Nje z Kerry
E nje Podestes.
E mbi te gjitha dhe nje z Obama.
Pergjigje per Fleks.
Me duket se po harron qe pergjegjesin per listat e zgjedhesve e ka zyra e gjendjes civile e cila mbulohet direkt nga ministria e brendshme. e si mund te thuash qe pergjegjesin se 25 % e zgjedhesve ne kohen kur edi rama fitonte bashkine 3 here radhazi e ka edi kur ne pushtet ishte partia demokratike. kush i dergoi keta 25 % ne qendra qe si gjenin dot emrat? Ministria e Saliut.
te hapet barku kur degjon pedeistat tani ne rolin e viktimes , aman ekush mund te me thote nje here te vetme ku ne zgjedhje kane vjedhur socialistat, u pikaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa, po na mbyti era e m..tit se kane dhjere keta te PD-se qe tani , imagjinoni si do dhiten mbas dy javesh. Forca Rilindje , kemi nevoje per ajer te paster…
kohe me pare gjaku i paster vellezrit tane ne amerike thoshin [nena jone mos ki frike se ke djemte ne amerike ] FALEMINDERIT O BIR IKESAJ NENE QE PREJ 72 VJETEVE NUK JU SOSEN ANDRALLAT TA KANE ZAPTUAR O BIR I AMERIKES NENEN SHQIPERI….NUK E LENE TE SHKOJE TE VENDI KU ITAKON NE EUROPEN E QYTETERUR ..ANADOLLAKET E ANADOLLIT ENDE JANE SHQIPERNE TENDE ..ATA BEJNE JETE SULLTAHESH OBIR E PER KETE NENE NUK DUAN T IA DINE…TANI I DASHUR TE DREJTOHEM SI SHQIPTAR..NESE NUK EVE NE LEVIZJE ATE VEND ASHTU SI NA KE SHKRUAR NE ATE LETER E NEVE NUK I HEQIM ASNJE PRESJE POULLI SHQIPTAR ESHTE UDHEKRYQ..KY NUK DO T IA DIJE AS PER POPULL E AS PER DEMOKRACI FATET TONA JANE VETEM TEK JU KY DO TA BEJE PRAPE 97 EN *PRANDAJ INFORMOI PA RESHTUR SEPOPULLIT SHQIPTAR I KA VAJTUR THIKA GRYKE KY PER PUSHTET VRET KEDO I BEKUAR QOFSH SE ME KETE NA KE DHENE NJE NJE SHPRESE TE MADHE I NDERUAR QOFSH PER JETE
Zoti Kokalari,meriton mirenjohje per kurajon dhe pergjegjsine qe keni marre per te informuar Sekretarine SHBA duke trajtuar dy probleme te rendesishme qe kane te bejne me fatet e demokracise se plagosur e te kercenuar nga politikane te tille te paskrullt si kryeministri shqiptar qe si komunist 24 karatesh eshte i vendosur te mbaje oushetin me cdo kusht per te siguruar mosndeshkimin per korrupsionin e paimagjinushem ku eshte zhytur familja e ti dhe oborri familjar Lulezim Basha,Fatmir Mediu,Arben Imami,Sokol Olldashi e te jere.Eshte e pafalshme qe edhe nga perfaqesuesit e Departamentit te Shtetit qe kane ndjekur zhvillimet politike ne Shqiperi keto 22 vite,por edhe ndonje ambasador nuk duhet te kene informuar sic duhet Presidentet amerikane per qendrimet,veprimet e politikaneve ahqipotare te cilet te ardhur nga regjimi i diktatures s,kane pergatitjen e mjaftueshme per demokracine dhe po pengojne zhvillimet,orogresin ne te gjitha fusha.S i ka mundesi qe per vrasjet ne Gerdec te 26 qytetarev,burra ,gra e femije te pafajshem e qe u sherbehej bizesmeneve amerikane duke abuzur dhe amerikanet bizesmene ndeshkoheh,ndersa qeveritaret shqiptare,ministri i mrojtes dhe ushtaraket pergjegjes,kryeminisrit shqiptar s,hyn nje gjemb ne kembe Cfare drejtesie eshte kjo.Si mund te mbyllen syte na amerikanet perpara krimit te 21 janarit per vrasjen e 4 qytetareve qe protestonin ne te drejten e zotit per hallet e tyre se ishin te papune,te varfer dhe per keto kerkesa nga me legjitimet duhej t,u merrej jeta duke u qelluar nga dritaret a nga oborri i kryeministrise,nga nuk u qellua as nga Zogu dhe Enveri e pse njihen si diktatore.Si nuk mbahet qendrim ndaj ketyre krimeve.Ne e duam Ameriken si dhe vendin tone duke shpresur se do ta kemi mbeshtetje per zhvillim e per t,u mos u perseritur diktaturat qe hoqi mbi supe ky popuul liridashes por i dhunuar padrejtesisht nga politikane te tille qe kane marre fatet e tij ne dore dhe nuk terhiqen nga pushteti,sic shprehet e Berisha se zoti i ka dhene jetegjatesi dhe se s,do laergohet nga pushteti duke ia kaluar edhe enverit.E keqja eshte se vetem nje here eshte votuar ne 92-shin ndersa heret e tjera i ka vjedhur votat .Vetem nderhyrja drejtuesve te nivelit te larte te SHBA-se mund ta ndalojne turravrapin e ketij perbindeshi perpara vjedhjes edhe te ketyre zgjedhjeveZ.Geri ,ju lutemi qe perpjekjet e filluara per te shpetuar keto zgjedhje dhe per te marre pergjigjen e duhur kjo qeveri e korruptuar e vrastare t,i coni deri ne fund sepse shume po flitete dhe per nje fare kompanie “podesta’ qe po turbullon ujerat e po kompromenton drejtuesit e larte te ketij shteti te nderuar qe mbetet shpresa jone per te na ndihmuar,per te na cliruar nga keta uzurpatore qe meritojne vetem mallkimin mbare popullor.
1 – Më në fund PD pranon realitetin dhe vendos viagran si simbol/logo të PD-s. Është lajm i vërtetë, e dha TV Klani.
2 – Në fakt s’ka asgjë të keqe. Viagra është me ngjyrë blu si Flamuri i PD-s… Prit pak, jo si Flamuri i Ministrisë së Brendshme. Jo atij viagra, ai do shpërthej i tëri.
3 – E dini kush u gëzua më shumë për logon e re të PD-s? Majlinda Bregu. E dini pse? Do duket si infermierja e azilit të pleqve.
4 – Blendi Fevziu u vesh i tëri si viagra, dhe filloi gjuetinë… (dërgoni mausin mbi foto për ta parë si).
5 – Sipas Berishës viagra të ndihmon të mendosh qartë, dhe… Çfarë, çfarë? Dhe ne dyshonim se Berisha akoma gjykon me kokën e sipërme.
6 – I vetmi që nuk u gëzua për logon e re të PD-s ishte Nishani. Në fakt s’ka faj, viagra nuk ka efekt mbi llapën (e vetmja që i ka mbetur).
7 – E morrët vesh që seksi oral të shkakton kancer në gojë. E kuptoni çdo të thotë kjo tani që Berisha pi viagra? I duhen bërë analizat Lulzim Bashës.
8 – Ju ka bërë përshtypje që Jozefina Topalli s’qëndron më afër Berishës. E dini pse? Preferon vetëm produkte bio (organike).
9 – E dini që Berisha vesh jelek anti-plumb edhe poshtë, ose siç njihet ndryshe, panjoline…
10 – Për dy javë vijnë zgjedhjet. E kuptoni çdo të thotë kjo? Më 23 qershor Berisha do jete edhe dy javë më plak.
Geri Kokolari, nje shqiptar i madh qe lufton per fatin e bashkekombasve te vet te neperkembur, shtypur dhe grabitur nga nje bande kusaresh qe ka uzurpuar te gjitha pushtetet ne Shqiperi.Te gjithe shqiptaret e ndershem duhet te jene mirenjohes per ate qe JU beni ndaj tyre. Respekt Zoti Kokolari .
Duke ja ditur per faleminerit patriotit Geri Kokalari ,kete leter me siper dhe gjithe kontributet e tij ne keto dhjete vjetet e fundit ,dua te theksoj se nuk shpresoj aspak ne nje mbeshtetje te huaj per nguljen e themelit te demokracise ne vendin tone.Me dhjetra letra te Gerit apo patrioteve te tjere si ai nuk mund te barazojne demostraten e 21 janarit te nje populli te zemeruar dhe rrevoltuar me rregjimin e krimit dhe kuserimit;me demostrimin e 20 nentorit 2009 qe i deshmoi botes mbare pushtetin e kuseruar te dr.dhjeramanit,me greven e urise per transparencen e vullnetit te sovranit,etj,etj.
Ushtrimi i sovranitetit te shqiptareve,i detyrimeve te tyre civile e civike,sic e bejne perdite qytetaret e vendeve ku demokracia funksionon,eshte i vetmi celes qe zgjidh dhenjen fund te ketij tranzicioni rraskapites,poshterues dhe kriminal.Kush mund e duhet ta beje kete me mire se SHQIPTARET??????? Pra te gjithe duhet te votojne;kush nuk e ben duhet ta mbylle gojen per kater vjet e te mos guxoje te qurravitet.
Popujt e qyteteruar kane luftuar e derdhur shume gjak per ate demokraci qe gezojne sot.Nuk ja u dhuroi kush,nuk e importuan nga te tjere;e fituan vete,bile jane ne cdo ore te jetes se tyre ne mbrojtje te standarteve te arritura.Dhe e meritojne.Kete duhet te bejme dhe ne SHQIPTARET;sepse kjo eshte e vetmja udhe e progresit dhe dinjitetit kombetar.
Faliminderit Kokalari te gjitha jane te verteta por çe do se Salushi u ka futur ne koke disave trute e gomarit dhe akoma e besojne kete skorje,por kete here kemi shume shpresa se klika e tij do te shporret njehere e mire,dhe kurre me mos i mbifte fara,ku e ka katandis kete vend.
Si ju Kokolari edhe ish ambasadori Withes dihet publikisht si kundershtar te Berishes.Me nje fjal gjithmon jua ka pjedhur fjalet tuaja,kjo dihet botrisht.Po kush te pjerth per letrat tua ne se vertet keni nise leter aty ku ju thuani.Jane te pakt ata qe besojn rrenat tuaja,megjithse ka prap gomar te till.
Shpresoj qe lexues te tille si ky qe ka shkruar para meje ti hapen syte qe ja kane zene sklepat e Sales.
Duhet tu jemi mirenjohes ketyre Bashkeatdhetareve tane qe gjaku vazhdon ti mbaje lidhur me Me fatet e Shqiperise. Faleminderit Geri
Perderisa Kokalari ne leter apo kartoninqe ka cuar ka zene ne goje dhe ish z Withers.
I ka bere nje nder te madh:
Dhe Podestes
Dhe z Moore
Dhe vete sekretarit Kerry.
Nga e gjithe letra,ka lene pa shenuar vetem merin e Qoses.
Se dhe Qosja dic di,per keto pune.
Duhet te kete radhen neser te dale dhe qosja per ndonje gjetje te re.
Se ne fushat korrje shirje jemi.
Ne nje fushat qe depushtatet(kandidate per deputete).
Po na dalin me xhaketa te thjeshta e pa kollare.Cizme nuk kane veshur se eshte vape
Faleminderit zoti Kokalari
Kokalari nuk ben gje tjeter,vecse mban lart mbiemrin e aq mirenjohur te te pareve.Ky Fleksi do i bente nder vetes te heshte….