Loja e humbur e Berishës me amnistinë fiskale

anazapta

Projekti i miratuar së fundmi nga Kuvendi për riaktivizimin e amnistisë fiskale deri në 31 dhjetor 2013 ndezi emocionet dhe ndjenjat e biznesit, të brengosur nga kriza dhe vështirësitë e menaxhimit të punëve të përditshme. Projektligji i jep mundësi biznesit të aplikojë për të përfituar faljen e disa detyrimeve të papaguara, deri më 31 dhjetor 2013, vetëm sa i takon aktivitetit të realizuar deri në 2010-n.

Në fakt, është kontradiktor fakti që një amnisti fiskale, të paragjykohet nga sipërmarrja private, edhe pse paketa e propozuar nga qeveria u jep mundësi të përfitojnë faljen e gjobave dhe disa detyrime të të papaguara në vite.

Biznesit i ofrohet mundësia “për të larë mëkatet”, kundrejt disa tarifave, deri diku të përballueshme, e megjithatë, kanë dyshime se ftesa e qeverisë nuk është e sinqertë.

“Amnistia është për ata që punuan në këto kohë krize”, thonë ndërtuesit, kurse ekspertët e politikave fiskale shikojnë me shqetësim efektet negative të kësaj reforme, në dëm të sistemit të taksave, pasi “amnistitë nuk mund të përsëriten kaq shpesh”.

Natyrisht, politika është e ndarë, për vetë faktin se projektligji u hodh për votim në kulmin e fushatës elektorale. Në rast se do të kishin bashkuar votat, atëherë projekti do të falte edhe veprat penale, por nuk ndodhi kështu. Edhe vetë demokratët ishin skeptikë, por votuan për hir të linjës politike, ndërsa duhet theksuar se projektligji mori vetëm 48 për qind të votave në Parlament, kuotimi më i ulët që një ligj ka marrë ndonjëherë.

 

Biznesi: Asgjë e re

“BiznesAlbania” thotë se paketa nuk ofron asgjë të re, por vetëm shtyrje të afatit. Kush nuk aplikoi në vitin 2011 për të përfituar, mund ta bëjë tani, thotë shoqata, duke shtuar se në thelb, nuk pritet se do të ketë zhvillime pozitive. Sipas saj, projekti u afrua në kohë fushate, ndaj dhe pritshmëritë janë për rezultat dështues.

Ndërtuesit janë më ironikë. “Amnistia e dytë, nëse mund ta quaj kështu, nuk është gjë tjetër vetëm mundësi për ata që kanë ‘ditur’ të punojnë në këto kohë krizë, me forma dhe mënyra të ndryshme. Për atë pjesë të zhytur në krizë, nuk sjell asgjë, thjesht ndikime të vogla”, deklaron Maksi Muçi, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve.

Por çfarë thotë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, e cila më 2 maj, hodhi e para propozimin për realizimin e amnistisë të re, me kushte krejt të tjera, të cilat nuk u aprovuan nga Ministria e Financave? Asgjë! Nikolin Jaka e ka të vështirë të japë ndonjë koment, por thotë se propozimet e anëtarëve të dhomës ishin serioze dhe do të japin efektin e duhur në ekonomi në rast se do të votohen.

Pra, për çfarë u bë amnistia, kur grupet kryesore të biznesit janë skeptikë se do të përfitojnë diçka, madje një pjesë e shikojnë të frikësuar.

 

Analistët: Dëmton sistemin fiskal

Duhet pranuar se përveç politikës, edhe biznesi ishte i ndarë në pikëpamje sa i takon ndikimit që do të jepte në ekonomi amnistia fiskale. Të paktën në debatet e fillimvitit 2011, kishte shoqata të ndryshme, si p.sh. Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila e shikonte me shqetësim efektin që do të mund të jepte në ekonomi, duke e lidhur me faktin e dekurajimit të atyre bizneseve që kishin qenë të rregullta në pagesën e taksave.

Rreth dy vjet më pas, një ndër ekspertët e njohur të sistemit fiskal, Xhavit Curri ndan të njëjtin mendim. Curri ka punuar prej disa vitesh në postet e larta të Drejtorisë së Tatimeve dhe e njeh nga afër terrenin, ndërsa sot ai “mbron”, nëse mund ta quajmë kështu, interesat e sipërmarrjes private.

“Është thjesht një lojë, provokim nervash për biznesin dhe asgjë më shumë. Por akoma e më keq, po luhet me fatin e të ardhurave në sistem. Nëse i mësojmë bizneset tona me mentalitetin se do të kemi amnisti një herë në 2-3 vjet, atëherë nuk jemi asgjëkund dhe të gjitha reformat për një menaxhim korrekt të taksave do të dështojnë. Amnistia e miratuar së fundmi nuk do të çlirojë ato kapitalet e premtuara, por thjesht synon të shtojë disa vota. Më vjen keq, por kështu nuk ecet përpara”, thotë Curri.

Ervin Bushati, sekretari për ekonominë në PS, e shikon në dy drejtime. “E para, amnistia u propozua në kohë fushate, ndaj dhe biznesi që do të përfitojë është i lidhur me grupime të caktuara, pra do të jetë proces selektiv. E dyta, kemi dëmin moral, nëse biznesi mësohet me amnisti, nuk përfitohet asgjë për ekonominë”. / Monitor.al

Share This Article
13 Comments
  • cfare kontrate te firmosin ore…kontraten me rrenimin, kontraten ku veriu dhe jugu jane te ndare,

    ku mbeshtets te pd jane armik te perjetshem me ata te ps ku i vrasin dhe dhunojne .

    ..ik ore se e ke ni bere vendin kontrata per fitimet e juaja, vendi do bashkim njerzit kane bindjet e veta lerini te zgjedhin

    Cfare permtimesh ke dhen dhe NUk ke mbajt dot Nje DUke deshtimi jot sali berisha.
    ik shporru nga k y vend ..

    • Po po Berishes sa here i duhen vota te tilla strategji ndjek por harron se ja ka mare shpirtin biznesit per 8 vite me rralle dhe ato asnji nuk i harron politika e mashtrimit sa her i duhen vota ka mare fund.

      • Berisha eshte mesuar te humbase vetem se nuk e pranon humbjen dhe perdor cdo lloj mekanizmi per te dale vete fitues por te gjithe dine te kuptojne se kush eshte fituesi i vertete. J ka mare shpirtin ziznesit per 8 vite dhe tani ben sikur i favorizon.

  • saliu eshte mesuar qe te zbatoje amnistine fiskale ne fushate elektorale dhe pas zgjedhjeve direkt i mbyt ne taksa bizneset saqe gjysma detyrohet te deklaroje falimentin.
    Kjo eshte politika e tij, ai nuk fal taksat, se do i boshatiseshin xhepat.
    Duhet t’i themi ndal ketyre politikave te pazbatuara ne ligj dhe qe saliu i ben sipas interesave te tij.
    Duhet rilindje!

  • ti sali je i semure mendor teresisht, ndaj je vec nje hajvan e asgje me teper, arritjete e tua ti numeron populli, rrenimi, papunesia,

    varferia dhe deshtimi do me ah se harrova pasurimi i familjes tende per keto sta jep voten populli saliiii

    Ne shqiepri sundo frika dhe varferia ky esht shteti shqiptare me sali berishen qe me 23 qeshore do ti tregojm vendi se ku do e ket ..

    esht koha te kemi Nje rilinjde me edi ramen ne krye esht koha te mos vuaj me per copen e Bukes..

    Duke e ditur qe njerzit e sali berishes luajn me djersen tonee

  • cfare i ka bere ketij vendi ai sja ka bere njeri , nje rrenim total ne 8 vite shkaterroi cdo gje , dhe ka akoma paftyresin te dal e ti premtoi ketij vendi turp per te

    ai para se te largohet duhet ti kerkoj falje popullit dhe mos te merret me ramen, po te mbaj pergjegjesi per ato qe ka bere , sepse do te largohet me 23 qershor

    Sali berisha nuk di gje tjt vetem te kercenoj dita dite duke u kerkuar njerzve votone me zore ..

    me 23 qeshore do te shpetojm nga sali berisha… esht Koha e rilindje sali berisha NUk ka qen kurr deshira e popullit.. po sali berisha gjithmone ka vjedhur…
    Turpet e saliut Nuk do ken fund Kurre nese do te jet ne qever..

  • Nuk do t’i riktheje dot ato bizneset qe kane falimentuar nga qindra mijera taksat qe berisha ka vene per bizneset me aministine fiskale.
    Nuk i harrojne bizneset vitet e veshtira dhe te votojne saliun vetem se ai ben sikur realisht eshte i interesuar per ecurine e biznesit, kur cdo gje e ben ne sherbim te biznesit te vet familjar.

  • Amnistite fiskale te Berishes jane bere si perrallat e Nastradinit.Behen pseudo amnisti me qellimin per te terhequr votue mbas vetes ,keto amnisti marrin fund ne 23 qershor

  • Nese duhet te behet amnisti e vertet duhje per shtresat me pamundesi per te paguar ,kurse xhongleret militante ,zyrtare dhe servile te PD duhet te paguajnte taksat si cdo njeri

  • Taksa ne keto 8 vite berisha ka mbledhur vetem te pkesa e ndreshme dhe vecanerishte per bizneset e ndershme dhe ato qe jane jashte ombrelles se Qeverise

  • Ne tete vitet e saje ne pushtetin e deshperuar nuk ka arritur ta shtyje nje ligj per sistemin fiskale deri sa te pakten te huje ne fuqi

  • Poliitokat e deshturar te qeveise jo vetem qe nuk mundesoi influeces se etikes ne pune,te mjekeve te dhjete punesuar ne klinika te tyre dhe spitale private.
    Stop Korrupsionit

  • Politikat e shtemera te Saliut e kane cuar biznesin drejt falimentimit sepse i perdior sipas interesit te tij vetem ne periudhe zgjedhjesh i perdor politikat ne favor te biznesit ne menyre qe te mari ca vota teper. Politika e mashtrimit dhe e plitikave jofavorizuese ne 8 vite e kane bereqe te humbas besimin tek te gjithe qytetaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *