Suedezët revoltohen: Financuam restaurimin e shtëpisë-monument, PD po e përdor për fushatë

anazapta

Ne shqiptarët jemi mësuar që pushteti të na përdorë si të dojë e kur të dojë për fushatë elektorale. Por kësaj here pre e abuzimeve të pushtetit për fushatë elektorale kanë rënë të huajt.

Më saktë një fondacion suedez ka mundësuar restaurimin e shtëpisë- monument të Babametove në Gjirokastër, por krejt papritur kanë parë se puna e tyre është reklamuar në një spot elektoral të Partisë Demokratike (VIDEO ME POSHTE) si një punë që e kanë bërë ata.

Për këtë arsye, Fondacioni “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” ka reaguar me një deklaratë, duke theksuar se PD po u përvetëson punën. Ata theksojnë gjithashtu se trashëgimia kulturore është një pasuri e përbashkët e mbarë njerëzimit.

 

DEKLARATA

“Përpjekjet restauruese u ndërmorën nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij dhe partnerët e saj në Shqipëri – Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Zyra për Administrimin e Qendrës Historike të Gjirokastrës dhe Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Qytetit të Gjirokastrës (GCDO). Procesi i matjes dhe dokumentimit, si dhe zhvillimi i gjithë projektit restaurues shërbeu si trajnim për arkitektë restauratorë të rinj shqiptarë. Investimi final kap shifrën e 160.000 euro, pjesa më e madhe e së cilit u mundësua nga Bashkëpunimi për Zhvillim me Suedinë, si dhe falë një kontributi më të vogël nga Packard Humanities Institute, nëpërmjet GCDO-së. Falë Bashkëpunimit për Zhvillim me Suedinë u siguruan dhe 12.000 euro shtesë, të cilat shërbyen për kthimin e monumentit të porsa-restauruar në një hostel, i cili përfshin gjithashtu dhe hapësira gjysmë-publike të gatshme për tu dhënë me qira për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore.

Duke pasur parasysh të gjitha këto përpjekje, Partia Demokratike nuk mund të përvetësoje arritjet e këtij projekti!

Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe të gjitha organet shtetërore që ishin partnerë në këtë projekt, duhet të krenohen me rezultatet e tij dhe rritjen e kapaciteteve që u gjenerua. Por Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe të gjitha strukturat e saj nuk mund të njësohen me Partinë Demokratike. Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe të gjitha strukturat e saj i shërbejnë vendit duke përfaqësuar interesin e të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, besimit, moshës, orientimit seksual, gjinisë apo kombësisë.

Trashëgimia kulturore është një pasuri e përbashkët dhe si e tillë na përket të gjithëve, pavarësisht bindjeve Demokratike, Socialiste, Republikane, apo të ndonjë partie tjetër në Shqipëri, ashtu siç duhet të jetë përbashkët përgjegjësia për mbrojtjen e saj.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (ChwB) e konsideron trashëgiminë kulturore si një përbërës të domosdoshëm të së drejtave të njeriut dhe demokracisë, dhe si një pasuri e përbashkët për mbarë njerëzimin pavarësisht kombësisë apo besimit”.

Video: http://www.youtube.com/watch?v=-159Cz3NRBI&feature=player_embedded

shtepi

Share This Article
16 Comments
  • Trashëgimia kulturore është një pasuri e përbashkët dhe si e tillë na përket të gjithëve, pavarësisht bindjeve Demokratike, Socialiste, Republikane, apo të ndonjë partie tjetër në Shqipëri, ashtu siç duhet të jetë përbashkët përgjegjësia për mbrojtjen e saj, por kjo nuk ndodh ne shqiperi se saliu nuk te le dhe eshte per efekt fushate turp

    • turp turp per kete qeveri.
      Mire qe s’ka asgje per te shitur si arritje ne keto 8 vite qeverisje, mire qe po e shkaterron Gjirokastren nga ndertimet pa kriter, por po vjedh edhe meriten e punen e investitoreve te huaj!
      Dmth saliu vjedh ne kete menyre edhe te huajt!
      Ky po perben rrezik nderkombetar dhe duhet sa me pare me mire ta zhdukim kete fare te zeze qe po mbjell vetem te keqia per shqiptaret.

    • -Nuk e di me sa ftyre del para popullit ky saliu qe vetem mashtron dhe kerceno.

      .Duke then se ne 8 vitet e ti te qeverisjes ai ka ber per Per popullin Ku ne te vertet

      Nuk ka ber asnje gje vetem e ka vjedhur dhe e ka shkaterrua duke e cuar Ne katastrofe….\

      Sali berishA Ne vend tu jap Njerzve leket qe vendos flamuj neper rruge ku Njerzit jetojn me lista neper dyqane kjo gjo ndodh vetem ne koh te sali berishe

      Un Do te votoj per Edi ramen per ti dhen nje shpres shqiperis dhe jetes time per te pare drit me sy ku sali berisha dhe banda e ti vetem na ka kercenuar. cdo dite forca rilinjde

    • esht koha te kemi Nje rilinjde..
      Un besoj ke edi ramen esht Ne te miren e shqiperi ku kemi si faket tiranen dhe qe

      Ky bashushi Nuk ka ber asigjo deri tani.. vetem disa rrugica sic po ben saliu ne dy

      javet e fundit
      esht sikur te thuash salbash Jo basha esht sikur te isshte saliu Ne krye te bashkis

      Sali berisha vetem shkaeroon dhe kercenon dita dites Nuk ka cfare ben tjt

      Ku populli vuan per COPEN E BUKES …SALIU VENDOS poster me leku e popullit se te taksat e popullit jan te gjitha ato lek qe perdore sali per fushate dhe duke bler vota me lek esht koha ti themi stop saliut esht koha te votojm per Edi ramen … esht koha per rilinjde

      DUhet qe te gjithe me 23 qeshore te votojm per 29 Per EDI RAMEN
      DUKE DITURE QE TIRANA ESHT A JO QE LA ZOTI RAMA..

    • Nuk e di me sa ftyre del para popullit ky saliu qe vetem mashtron dhe kerceno

      Populli vuan saliu del e vendos flamuj kjo Nuk esht e Nevojshme….

      Gjithmone saliu gjera qe Nuk jan ne te mir te popullit Benn

      MOs harroni me 23 qeshore para se te votoni Kujtoni 21 janarin Gerdeci

      Kush e shiti deti Kush e ka bregdetin tone ..

      A e permbyti saliu shkodren se do te vjedhe Ne koman .

      A po kercnon sali Njerz per vote vvecanerish Maturantet dhe NJerzit qe jan ne qeveri Ne pune..

      Un ju them NESE ju paguaj Merrni leket Se leket e tuja po merrini MENDO SE SA POSHT Jeni qe prisini qe te vin zgjedhjet dhe te merrni dicka nga shteti juaj qe ju rrjep cdo dite..

      Un them rilinjde dhe qe te gjith se bashku te votojm per Edi ramen

    • Partia socialiste ka gjithe popullin lider o njeri i trashe.ti ke kohe qe i ke dhene

      duart popullin e po mbush xhepat e familjes dhe niperve e sterniperve te tu.i ke

      rregulluar femijet edhe mbas 5 brezash ne vijim.erdhe nga maja e anes edhe

      zaptove shqiperine e e ndave ate midis femijeve te ty.

      ME 21 JANARE SALI BERISHA VRAU .. 4 NJERZ QE ISHI TE PA FAJSHME QE PO KERKONI DISA TE DREJTA QE U ISHIN Mohuar..

      SALI BERISHA Na shiti detin dhe bleu te gjith bregdetin..

      SALI BERISHA TASH ME KERCENON DHE NJERZIT PER VOTON DUKE MOS I LEN TE VOTOJN TE LIRE DHE PER ATE QE DUAN DUKE VENDOS FLAMUJ QE NE FAKT Nuk esht e nevojshme.. se NjERZIT Nuk kan copen e bukES DHE nuk ja kana nevojn per flamuj dhe postera qe po behen po me leket e popullit…

      Un them rilindje dhe te gjithe te jemi te bashkuar me 23 qeshore dhe te i japim
      votonee EDI RAMES DUKE E HEDHUR VOTEN TONE PER 29 ..
      UN BESOJ KE EDI RAMA

  • Ky eshte realiteti i hidhur per te cilin duhet te luftojme te gjithe qe ta zhdukur nga vendi jone. fondet jane te te huajve dhe jepen per nje arsye te caktuar dhe sali hajduti i perdor si ti pelqej atij, aq me keq qe po i perdor per fushaten e Partise se Deshtuar (PD) qe sado te mundohet perseri i humbur do te jesh keto zgjedhje sali hajduti

  • Mire qe kane shpetuar me kaq se kur ngaterrohesh me berishen ne mesele me te medha futesh
    turp per ne qe e kemi mbajtur 8 vjet kryeminister

  • kjo eshte praktika e deshtuar e saliut me fondet e huaja, te huajt nese hedhin ndonje fond akoma per Shqiperine e bejne per shqiptaret dhe jo per saliun dhe partine e tij te shkaterruar qe mezi po mbahet ne kembe sepse askush nuk e do me nje parti e deformuar nga lloj lloj monstrash qe sala i ka futur brenda.

  • Te ndihen krenar sepse dhe pse leket si kan shkuar per ket gje te pakten kan nigju elita 5 ene konga e Dr FLORI eshte e ardhmja!! hhahaahha gjynaf keto te shkretet qe i ikin leket per idiotlliqet e saliut !! Tmerr seriozisht te degjosh keto lajme dhe keto lloj vjedhjesh !! Edhe gjykata ben qorrin ben zhurrdhin dhe nuk flet fare !!

  • keta jane ministrat e kesaj pseudo qeverie te cilet ne vend qe te bejne detyren qe i ka ngarkuar populli merren me lepirje ndaj saliut duke vjedhur fondet e te huajve dhe duke ia transferuar padronit gjysh qe te fitojne garen se kush i lepiet me shume

  • po si nuk i vjen turp ketyre debilve qe vjedhin fondet e te huajve po cfare kujtojne keta valle se te huajt jane matrapaze si keta qe nuk do e vrasin mendjen se ku kane shkuar fondet e taksapaguesve suedez. me kete menyre qe po punon saliu me investitoret e huaj i ka larguar te gjithe dhe tani na kane ngelur vetem klientet e argites.

  • Suedezet jan qe jan pse si japin dhe ca lek te tjera per te sjell saliu dhe Beyoncen ?! se ato sipas saliut shpija jan i ka ik koha jemi me teknologjin HI TECH !! E jan qe jan pse si blejn ca ipad sales qe te rri me ipadet e tij kudo !! Ooboboboob se di si arrin te mashtroj dhe pa pik problemi bo sikur ska ndodh gje !! Te erdhi dita te kerkosh falje o palaco erdhi ora e denimit dhe me dt 23 qeshor ta tregojm ne ty se kush je

  • po vazhduam ne kete menyre shfrytezimi te fondeve te huaja do te jete shume e veshtire ne te ardhmen per te rifituar besimin e te huajve dhe kjo vetem per fajin e nje qeverie te korruptuar dhe te deshtuar qe drejtohet nga nje tjeter njeri po aq i korruptuar e i deshtuar.

  • kjo eshte nje tjeter arsye shume e forte se perse nuk duhen votuar me keta plera qe cdo fond e konsiderojne te tyrin e jo te popullit sic duhet te jete ne te vertet, aq me teper kur fondet jane te te huajve se keshtu humbet edhe besimi i te huajve ne vendin tone dhe keshtu nderpritet cdo fond i mundshem.

  • sa turp!!! po pse mo me pahir doni te merrni merita ju??? turp dhe per faqe te zeze…!!! o sali kur do nxjeresh ne pah njehere vlerta e tua .. se na felliqe perpara te huajve!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *