Dhunohen zyrat e LSI-së në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në katër zyrat elektorale të LSI-së, të cilat gjenden në lagjet 1, 2, dhe 13 të qytetit, ku persona të paidentifikuar kanë thyer xhamat dhe grisur posterat.
Policia ka nisur verifikimet, ndërsa dega e LSI-së Korçë pritet të dalë në një konferencë shtypi në lidhje me ngjarjen. Kjo është hera e dytë brenda një muaji që ndodhin incidente të tilla në Korçë.

ç’jane keto lame para kater vjetesh? apo po behen prape aktuale?