Cili është mëngjesi ideal?

anazapta

Të gjithëve na është folur që në fëmijëri për rëndësinë e të ushqyerit në mëngjes. Madje, ekspertët e ushqyerjes thonë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi na ndihmon të përballojmë ditën me më shumë energji dhe të mos jemi shumë të uritur në tryezën e drekës.

Për një mëngjes të shëndetshëm që na lejon të qëndrojmë në formë le të shohim se cilat duhet të jenë ushqimet që vendosen në tavolinë.

 

Mëngjesi ideal

Sipas dietologëve, mëngjesi duhet të përmbajë 20 për qind të totalit të kalorazhit ditor, dreka dhe darka nga 35 për qind dhe 10 për qind vaktet e ndërmjetme. Kur zgjohemi nga gjumi, organizmi ynë për shkak të një “agjërimi” tetëorësh ka një glicemi të ulët, ndërsa e kundërta ndodh me kortizolin. Për këtë arsye, në mëngjes këshillohen ushqimet e ëmbla, të cilat ngrenë gliceminë dhe ulin kortizolin. Ndër ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tavolinë janë lëngu i frutave, mjalti, reçeli, biskotat apo edhe kosi i frutave.

 

Mëngjesi i ekuilibruar

Një vakt i thjeshtë për të nisur ditën duhet të jetë i balancuar përsa u përket sheqernave, yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve. Një gotë qumësht me dy feta buke integrale të lyera me mjaltë ose reçel është zgjedhja më e mirë, e cila mund të shoqërohet edhe me një gotë lëng portokalli ose qitroje.

Ndërsa në verë, për shkak të larmisë së frutave të stinës, mund të zgjidhet një kokteil frutash të shtrydhura. Një tjetër alternativë e mëngjesit, sidomos për ata që e nisin punën herët, është kapuçino me briosh. Mëngjesi italian nuk këshillohet shumë nga nutricionistët, të cilët thonë se nuk i jep organizmit vitaminat e nevojshme, madje është i varfër në proteina dhe kripëra minerale. Ndërsa në lidhje me kaloritë, ekspertët thonë se mëngjesi nuk duhet t’i kalojë 350 të tilla. / Gazmira Sokoli

Share This Article
3 Comments
  • Car thate?Asgje.Qe duhet te hash mengjes,qe sduhet te hash si italjanet e fjale te pergjithsme kot se koti.Mos kujtoni se kemi mbaruar per dietologe.Thoni shkoqur cfare duhet e cfare sduhet si e ka emrin asortimenti dhe kaq do 95% e lexuseve,pamvarsisht se ka ca qe do hiqen sikur ju kuptuan

  • pa piken e lidhjes ishte ju mos u lodhni fare te shkruani se duhet te ham gjera te embla se ne i shikojm fotot qe kan te bejn me gjera te embla!!!!!!!!!!!

  • o zot cfare mesuam se beni kete apo ate.thuaj ingridientet qe ne ti kemi parazysh se qfar eshte e embel e dallojme ne……………………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *