Ndërron jetë ish-drejtori i Hekurudhës në Durrës Genc Alizoti, ndërsa thuhet se shkak është bërë një infarkt. Mësohet se Alizoti u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare.
Ish-zyrtari i LSI-së, Genc Alizoti ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Hekurudhave në tetor të 2016-ës. Alizoti dha dorëheqje sipas tij për arsye familjare. Alizoti më parë ka qenë Prefekt i Durrësit, prej vitit 2009 deri në 2013.
