ISIS merr përsipër autorsinë e sulmit në Bagdad

Elton Tafaruci

Të paktën 39 persona u vranë dhe 61 u plagosën sot në një sulm me autobombë në Bagdad, i treti në numër që po godet kryeqytetin irakian, sipas një bilanci të ri të paraqitur nga policia.

Sulmi, i pretendaur nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) u regjistrua në lagjen Bayaa, në jug të Bagdadit. Një bilanc i mëparshëm raportoi për 16 të vdekur dhe 25 të plagosur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *