Sherr me thika, adoleshenti plagos babë e birë

Elton Tafaruci
Makina policie, duke dale nga nje seance ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ku eshte vendosur burg pa afat per imamet e vetshpallur dhe besimtaret e arrestuar 2 dite me pare, te cilet dyshohen per terrorizem dhe si organizatore te rekrutimit dhe dergimit ne Siri te besimtareve myslimane, per te luftuar.

Në Gjirokastër është vënë në pranga një 16-vjeccar pasi dyshohet se ka plagosur dy person. Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë një sherr mes 16-vjeçarit me inicialet N.K, dhe 17-vjeçarit, Xh.D.

 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës. 17-vjeçari Xh.D dhe babai i tij A.D., 45 vjeç, janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Teksa dy të rinjtë po konfliktoheshin, babai i këtij të fundit ka ndërhyrë për t’i ndarë, por 16-vjeçari ka nxjerrë një thikë, me të cilën i ka plagosur të dy.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe shkaqeve të konfliktit mes adoleshentëve.

Materialet në ngarkim të 16-vjeçarit N.K, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *