OKB – Haley: Uashingtoni mbështet absolutisht zgjidhjen me dy shtete

Elton Tafaruci

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley deklaroi sot se Uashingtoni mbështet absolutisht zgjidhjen me dy shtete për të zgjidhur konfliktin mes izraelitëve dhe palestineze, por pa përjashtuar alternativat.

“Ne mbështesim absolutisht një zgjidhje me dy shtete, por ne mendojmë gjithashtu për alternativa”, deklaroi Haley në përfundim të një mbledhje të Këshillit të Sigurimit që i dedikohej Lindjes së Mesme.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte theksuar të mërkurën, gjatë një konference për shtyp të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, se nuk ishte i fiksuar me zgjidhjen me dy shtete.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *