Nëse deri pak vite më parë, kontratat paramartesore nënshkruheshin kryesisht për shkak të pasurisë, një tjetër element është shtuar tashmë: seksi. Një kontratë të tillë e ka firmosur edhe një prej njerëzve më të pasur e të suksesshëm të momentit, shpikësi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg. New York Daily News shkruan se ka qenë pikërisht Prichilla Can, gruaja e tij, e cila ka vënë të zezë mbi të bardhë rregullin e seksit një herë në javë, duke kërkuar firmën e Zuckerberg pak para dasmës.
Krijuesi i Facebook-ut dhe avokatët e tij kanë menduar për çdo aspekt ekonomik të martesës dhe pasojat në rast divorci, ndërsa Priscilla ka preferuar të “rregullojë” pikërisht detyrimin bashkëshortor që ka të bëjë me seksin. Sipas kontratës, ata duhet të kalojnë patjetër një natë së bashku në javë.
