Në një video të fundit të lëshuar nga organizata e hackerave Anonymous, i jepet ultimatum qeverisë shqiptare që të kthejë faqen.
Janë të lezetshëm këta Anonymous – u shpreh qeveria shqiptare.
Në video bëhen akuza të forta ndaj qeverisë në fjalë. Zëri kompjuterik i Anonymous thotë:
Qeveria ka rritur taksat për qytetarët dhe bizneset e vogla.
Qeveria favorizon universitetet private.
Qeveria e ka zhytur vendin në korrupsion dhe papunësi.
Qeveria ka shtyrë shqiptarët të humbin shpresën te vendi i tyre duke u përpjekur të krijojnë të ardhme në Gjermani dhe vende të tjera të Europës.
Qeveria është e tejmbushur me kriminelë.
Nejse, si Gojë të Liga që jemi, le të mos e zgjasim. Pra Anonymous thjesht kanë thënë atë që çdo shqiptar e di që në lindje.
P.s. Të nderuar hacker-a, nqs doni të bëni ndryshim në Shqipëri, na tregoni kush nga këngëtaret shqiptare është shtatzënë për momentin.
