Kjo fushatë më shumë se të tjerat “ka marrë ters” edhe në keqpërdorimin e besimit fetar nga aradha të PD-së që thërrasin Allahun në ndihmë sa herë janë në nevojë. Zoti i faltë ata që kanë ngjyer duart në gjakun e dhjetra të vrarëve e qindra të plagosurve në Gërdec apo në mes të bulevardit në Tiranë , që kanë futur duart deri në bërryl në llumin e qelbur të korrupsionit e Zotin e bëjnë deri dhe sllogan të fushatës.
Këtë të xhuma , datë 7 qershor , i pari i listës së PD Sherefedin Shehu , i shoqëruar nga shpurra vendore , shfrytëzoi ditën e shënuar të faljeve për të shkuar në xhaminë e qytetit të Peshkopisë që të kryejë rritet mes qytetarëve, të “ falë xhumanë”. Është sheh dhe është në detyrën e tij të falet , por të falet çdo të xhuma e jo për fushatë , aq më tepër me shoqërues që para Zotit njohin vetëm lekë e euro.
Imami i xhamisë , një burrë babaxhan , që para të Madhit Zot nuk njeh askënd , u bëri thirrje pjesëmarrësve që të mos gënjehen nga pushtetarët,që shkojnë e vijnë dhe karriken e kanë provizore , por të dëgjojnë mendjen e zemrën e tyre. Kjo qe një shuplakë e fortë për ata që menduan të shfrytëzojnë fenë e besimtarët për fushatë .Në vend të të vinin vetulla , nxorrën sytë.
Britmat televizive të qeveritarëve të të gjitha niveleve, të adresuara për veshët e ndërkombëtarëve , për një fushatë elektorale të qetë, të ndershme , pa përdorim asetesh , për të kapur ato “ të bekuara” standarte, deri te përralla “Gines” se i pari i vendit , kokëministri, nuk do të përdorë mjetet e shtetit ( në fakt nuk ka thënë asgjë për dhjetra e qindra roje të dukshme e të padukshme të fsheura shkurreve që merr me vete si breshka samarin) , natyrisht që nuk kanë si të bien deri poshtë në veshin e djathtë të përfaqësuesve të PD- së në komuna e bashki , ku zhvillohet fushata. “ Ushtarët” e Saliut dinë ta lexojnë e kuptojnë mjaft mirë komandantin e tyre. Ata tanimë e kanë mësuar se duhet bërë e kundërta e asaj që ai deklaron publikisht dhe … o burra në sulm. Mos bëni këtë dhe atë do të thotë që pikërisht këto duhen bërë.
Dhe qarku i Dibrës është shembëlltyrë konkrete se si zbatohen porositë “ e të madhit” nga të vegjlit .
Nga 35 njësi vendore 23 janë blu. Të gjitha kanë pasur akses në listat e zgjedhësve për të bërë deri dhe te shtesat e paligjshme me leje banimi e pasaportizime fallso, kanë administratat , që fryhen e fryhen deri në dy e tre fishim të organikës për fushatë , kanë policitë bashkiake e komunale të cilat nuk rreshtin të bëjnë presion për të vënë posterat e kandidatëve të PD e për të mos vënë ato të kandidatëve të PS, ndonjë polic harxhon dhe pështymën e tij erërëndë për të lëpirë e më pas ngjitur postera e reklama, kanë drejtoritë dhe zyrat, punonjësit e të cilave sillen si langoj mbi bizneset e majta, kanë asetet , kanë ndihmën ekonomike, të cilën fuqishëm po e përdorin për fushatë . Vetëm dy muajt e fundit , me aq sa mundëm të verifikojmë, në qark janë shtuar në ndihmë ekonomike 1065 familje ( dhe vazhdojnë të shtohen ) që do të thotë minimalisht 2000 vota me lekë në dorë.
Por ata , pushtetarët me afat skadence 23 qershorin, të gjithë e dinë se kanë përballë zemërimin popullor për keqqeverisjen ekstreme pikërisht nga këta blutë. Njërëzve u ka shkuar thika në palcë e u ka ardhur shpirti për të dalë , ndaj gëlojnë me para , presion , zot na fal dhe me kuran në dorë.
Emisarët e PD – së tanimë nuk i zë gjumi. Dhe ata nuk janë pak. Janë të punësuarit në administratat e komunave e bashkive , drejtorët e institucioneve , të cilëve prerazi u është thënë se po humbën më 23 qershorasnjëri nuk do të jetë më në karriken e drejtorit ( harrojnë që humbja e pushtetit sjell humbjen dhe zerimin e fuqisë së PD-së. Pas çdo lloj zgjedhjesh shumica e tyre , të zemëruar, kanë treguar se si i kishin detyruar të jepnin për fushatë dhjetra mijëra euro ( natyrisht të vjedhura e harram , por që mund t’i çonin në shtëpi , pasi ky lloj robi nuk e ka problem harramin ) , tanimë “ kanë harruar” dhe po përdorin të njëjtin avaz.
Ata punojnë më shumë natën , derë më derë. Ujku do mjegull , PD- ja natë , të thonë në këto treva. Kuranin ( zoti na faltë që po e përmendim e jo më ta përdorim për fushatë ) në njërën dorë dhe në dorën tjetër torbën me lekë . Trokasin nëpër dyer dhe shqiptojnë shprehjen standarte: “ E dimë sa vota ke , urdhëro ku i ke 500 mijë lekë , voto PD – në , puthe kuranin , përndryshe…”
Kjo farsë e orkestruar deri në detaje të kujton atë tregimin e kohës së luftës , kur partizanit të vogël fashistët apo nazistët , cilëtdo qofshin njëlloj janë , i kërkonin të shkelte kapelen me yll , për të shpëtuar. Shkele të shpëtosh , i thonin të voglit partizan atëherë , puthe të shpëtosh , i thonë të madhit popull sot. Por partizani i vogël e dinte se, dhe po ta shkelte kapelen , nuk shpëtonte dhe i mençuri popull e di se me këta të sotmit nuk ka shpëtim , por largimi i tyre është e vetmja rrugë. Të puthësh kuranin e të premtosh se do të votosh për partinë demokratike do të thotë as më shumë e as më pak që me buzët e tua t’i hapësh derën të keqes për vete e për fëmijët.
Ata që servirin kuranin ( drejtorë e pushtetarë të rangjeve të ndryshme ) në shumicë nuk e dinë se ç’është kurani . Duart e tyre të pista ( jo se nuk i lajnë , por nuk ka detergjent që i pastron nga zhgjyra e korrupsionit ) është gjynah ta prekin këtë libër të shenjtë e jo më ta servirin në popull.O zot! Të pëziesh kuranin me lekët e vjedhura nuk ka Perëndi që të fal. A kanë natë varri këta njerëz?!
Pyetja popullore se ku i marrin ato lekë që shpërndajnë , merr përgjigjen e thatë : “Ti merr lekët se ku i marrim ne nuk është puna jote”!
Më tej këta të PD- së kanë filluar të “ bëhen dhe zemërimrë” me shtresat në nevojë, janë bërë “ soj socialësh” , të fusin dhe në listat e ndihmës ekonomike , aty ku nuk të kanë futur përtetë vite “ se nuk plotësoje kriteret”. Të bshtuaritnë këto lista janë të llojeve të ndryshme , kryesisht nga ato që banojnë në fshat e votojnë në qytet,prej atyre që jetojnë në rrethe të tjera si Tiranë , Durrës etj.
Dhe telashet nuk kanë të sosur . I vjen radha presionit. Po pate një kushëri të shtatë në punë dhe nuk more pjesë në mitingjet e partive të “ Aleancës për Ndryshim” , fluturoi vendi i punës i hallexhiut. Qoftë larg po të panë se ke shoqëruar kandidatin e PS në Xibër , Macukull , Lurë , Selishtë , Ostren , kudo në komuna e bashki , ke “ traktin” nën derë , me fjalët: “ Kujdes , të pamë atje në fushatë me filanin”.
Me kaq pak nga libri i madh i prapësive duket mirëfilli se “standartet kemi filluar t’i plotësojmë”. Pse jo edhe poshtërsia ka standartet e saj.
Email nga adresa: [email protected]

mos e ke shkruar ne 2009?
POSHTE SALI BERISHA QE E KA CUARE POPULLIN NE KETE DEREXHE QE PO VRET VELLAI VELLANE.
TE MBLEDHIN MENDJEN KRERET FETARE DHE TE SHIKOJNE SE CFAR PO BEHET ME LIBRAT E SHENJTA.
TE GJITHE ATA QE E QUAJNE VETEN P.D-ISTA HAPUR DHE PA DOREZA E KANE TREGUARE VETN SE JANE ANTIKOMBTARE DHE PIKE.
KETA PO FUTIN POPULLIN NE QOR SOKAK O QEVERI E ARDHESHME NESE NUK E VINI PERPARA PERGJEGJESISE KETE FARE TE KEQE TE SHOQERISE ,PROBLEMET ME KETA REVANSHISTE DO TE JENE TE MEDHA ,KETA JANE LLUMI
Mbani shenim KELYSHET E PD-se,QE KERCENOJNE POPULLIN PER TE VOTUAR PER PD-ne!!!
Ata do te japin llogari pas 23 qershorit deri ne nje per HORRLLIQET DHE KRIMET E BERA!!!
POPULLI NUK I HARRON KETA KERMA!!!