BERZH e ka mbajtur të pandryshuar parashikim e saj për një rritje prej 3.5% të ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2017.
Në raportin e fundit të publikuar sot, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvilllim vlerëson se, pritshmëritë janë po aq sa qenë projektuar në nëntor të vitit që shkoi.
Sipas BERZH-it, ekonomia shqiptare ka perforumar mirë edhe gjatë 2016-s dhe ka një rritje po prej 3.5%, e cila u mbështet te rritja e fortë e konsumit dhe e investimeve private.
Shpenzimet publike kanë qenë të përmbajtura, ndërkohë që eksportet, edhe pse me rritje të moderuar kanë dhënë ndikimet e tyre. Këtu BERZH vlerëson rolin e rritjes së turizmit.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nënvzion faktin e projekteve të rëndësishme energjitike që po ecin përpara dhe ristrukturimin e sektorit energjitik në përgjithësi, që projektojnë një rritje të sektorit në periudhë afatgjatë.
Në prespektivën e afërt BERZH është optimiste, por megjithatë thotë se rreziqet e uljes janë domethënës. Për këtë viti rritja mbetet në 3.5%, ndërsa në 2018 ajo parshikohet në 3.7%.
Edhe për Kosovën BERZH e ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike në 3.5% të prodhimit të brendshëm bruto.

Ne asnje vend te botes,nuk mund te kete rritje ekonomike,kur politika eshte ne krize mendore. Mesuesi i gjuheve te huaja,dergon shifra operative,per te kaluar fushaten elektorale.Nese zgjedhjet do t’i shtyjne ne korrik ose gusht,do te shkaktojne nje dem eknomik te papare ne turizem.Nuk te vjen kush per pushime,ne nje kaos politik.A do te shkoni ju,ne te tilla kushte?Turqi eshte nje shembull konkret,qe i pergjigjet pyetjes se me siperme.