Media norvegjeze: Tifozi me lazer verboi portierin tonë. Normale, ishim në Ballkan

redaktor

Media norvegjeze pasi kanë kryqëzuar kombëtaren e tyre se nuk kanë mundur të fitojnë në fushën shqiptare, mandej mundohen të gjejnë shkak dhe për golin e vetëm që pësuan.

“Aften Posten” është treguar tepër e ashpër ndaj tifozërisë kuqezi. Me një foto në faqen e tyre online ata shprehen se dhe goli i vetem që pësuan në portën e tyre, ka qenë si pasojë e një drite lazer që mban në duar një burrë, tifoz shqiptar.

“Asgjë nuk ishte norvegjeze aty. Mos harroni ishim në Ballkan”, shkruan e përditshmja norvegjeze duke fyer kështu gadishullin tonë.
Më tej, duke përshkruar fotografinë, sipas të përditshmes, 3 cuna të vegjël po hanë thonjtë sepse e parandjejnë humbjen e kombëtares shqiptare. E në fakt, duke qenë se janë norvegjezë dhe nuk janë rritur në Ballkan, gazetarët skandinave harrojnë se në ndeshjet që luhen në stadiumet shqiptare, të rinjtë konsumojnë ne masë fara luledielli.
media norvegjeze dhe djali me lazer
Po sot mediat norvegjeze kanë fajësuar dhe akuzuar rëndë trajnerin e tyre Olsen. Gazetat sportive norvegjeze kanë falenderuar Holgin për golin, ndërsa janë treguar të ashpra me trajnerin. “Trajner, kjo është e turpshme”, shkruajnë ato dhe i kërkojnë të japë dorëheqjen.
Dje në Tiranë u luaj ndeshja Shqipëri-Norvegji që përfundoi me rezultatin 1 me 1.

Share This Article
2 Comments
  • Ca perralla thoen ata ore .E verboi me lazer tifozi ? hahahahaha __Nga sa shifet , jo vetme ekipi i tyre ishte qesharak ne lojen e tyre mediokre , por edhe shtypi i tyre qenka qesharak fare

    Portieri i tyre e hengri golin , sepse topi erdhi ne menyre te befasishme, ne krahun qe ai nuk e priste _-Gjithmone ato goditje vene gol.dmth …kur te gjithe kane tendencen te levizin ne nje drejtim edhe portieri tenton instiktivisht ne ate drejtim ..atehere lojtai i zgjuar e gjuan ne drejtim te kundert dhe topi shkon direkt gol __Rama u tregua inteligjent ne ate goditje

    Cudia eshte se ata shesin pordhe ,kur ne fakt ata ishin halabake far ene loje, shume te lexueshem, pa fantazi dhe loznin duke bere fualla te forta qe , ndonje albiter tjeter do ju jepte karton te kuq

    Qipro dhe Islanda lozin me mire se Norvegjia __Kishin mendim ne loje, ndersa Norvegjia bente loje remuje dhe te vetmen gje te mire kishte pregatitjen fizike te larte __Por ne deshtuam se nuk kemi trajner
    Trajneri jone nuk e ka haberin fare per te bere startegjine e Lojes __Ne kishim sulmues te fuqishem ne stol dhe loznim me Salihin qe ishte i ngordhur fare, dhe nuk loste pa top dhe Cani qe sihte komplet dembel …..Edhe menyren e lojes ky joni e zgjodhi komplet gabim, me topa te gjata , kur ne duhet te loznim me pasa te shumta, sepse kishim dy lojtare teknike dhe super klas si Basha dhe Rama _-Pastaj trajneri jone mbante ne stol Kacen , i cili edhe me aq sa u fut dukej qe kishte mendim inteligjent ne loje –Edhe Abrashi ishte ne stol , kur Abrashi eshte cilesuar nje nga mesfushoret me te mire ne Zvicer……..

    Ishte gjynaf qe nuk e rafem kete ekip karagjoz dhe me nivel medioker si Norvegjia — se e paskan edhe shtypin shume te piste , qelbesirat .Shtypi i huaj thoshte Shqiperia lozi shume mire, dhe qe Norvegjia barazoi aksidentalisht

  • pupupu….care fanatic, vertet kjo bota e ‘civilizuar’, ushqehet me kesi genjeshtra fantastike, permes mediave….o stervina, po te njejtit iu munden ne shpin tuaj, mor qyqar….vetem, nje gje eshte ‘per tua zene per te madhe’ shqiponjave tona: qe vertet, nuk ua mbushen porten me nje dyzin golash, e tu bejne, qe ta harroni futbollin….mor ziliqar, shpifni tash, se e keni te leht, rrofte teknologjija e rrenes….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *