Një 35-vjecar është arrestuar nga policia në Kavajë, pasi ka kërcënuar dhe shantazhuar ish të dashurën se do i publikonte fotot intime që kishin realizuar bashkë kur ishin të lidhur nëse nuk i jepte 200.000 lekësh të reja.
Në pranga ka rënë Mentor Leçini, 35 vjeç, banues në Kavajë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen, në bashkëpunim”
Sipas policisë 35-vjecari ka përfituar gjatë kohës që ka qenë në një lidhje intime me shtetasen R. K., 17 vjeçe, të cilës i ka bërë disa foto intime dhe gjatë kohës që ka qenë në banesën e saj ka arritur të siguroj dhe foto intime të pjesëtareve të tjerë të familjarëve të shtetases R. K.
Prej disa javësh shtetasi Mentor Leçini, duke e kërcënuar vëllain e shtetases R. K, se nëse nuk i dorëzonte shumën monetare prej 200.000 lekësh të reja, do publikonte fotot intime që ai kishte arritur të bënte.
Në momentin e arrestimit të shtetasit Mentor Leçini, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Shuma monetare prej 100.000 Lekë të reja
– Një aparat telefonik
Të dhënë nga vëllai i 17 vjeçares, për mos publikimin e fotove.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Rrethit Kavajë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Sapunin … mundesisht nga ai i Rrogozhines! 😉