Konti Vlad: Sekretet e errëta të Drakulës së vërtetë

DITA Online

Konti Drakula mund të jetë një personazh fiktiv, por adashi i tij historik jo. Vladi III, i njohur si Drakula, ishte një princ mesjetar i etur për gjak. Vladi kishte një prirje të madhe për t’i ndëshkuar armiqtë e tij.

Megjithatë, aq sa historianët modernë dinë për Vladin vjen nga broshurat apo tekstet e shtypura në shekullin e 15, gjatë sundimit të tij. Saktësia historike e këtyre teksteve, shumica e të cilave janë shkruar nga armiqtë e Vladit, nuk mund të konfirmohet.

Ishte Vladi i III një monstër, apo një sundimtar mesjetar si gjithë të tjerët?

Bota nuk mund ta dijë kurrë me siguri. Por ka disa fakte pak të njohura në lidhje me Drakulën e vërtetë sa që na ndihmon të shpjegojmë se si ai e fitoi reputacionin e tij të keq.

Vlad hakmarrësi

Imagjinoni të shpenzoni vitet e adoleshencës si peng politik, fati i të cilit varej nga veprimet e të atit, sunduesit të një rajoni të shkatërruar nga lufta me një vend tjetër. Kështu e kaloi adoleshencën Vladi i III. Në vitin 1442, Vladi dhe vëllai i tij Radu iu dorëzuan Sulltan Muratit të Perandorisë Osmane. Ata u mbajtën peng, për inat të të atit të tyre.

Gjatë robërisë së tyre, Vladi dhe i vëllai u njohën me shkencën, filozofinë, artin e luftë, duke marrë leksione kalorësie dhe shpate nga robëruesit e tyre osmanë. Sipas historianëve, Vladi këtu mësoi vrasjen makabre, dënimin e shtyllës, ku njerëzit nguleshin në shtylla të mëdha. Ndryshe nga i vëllai i tij, që u miqësua me djalin e Sulltanit, Vladit nuk u mësua dot me faktin e të qenit rob. Qëndroi armiqësor gjatë gjithë kohës me rrëmbyesit. Kjo armiqësi ishte motive që ai u bashkua me hungarezët kundër osmanëve, ku dhe u bë sundimtar i Vllahisë në vitin 1448.

history-lists-7-terrifying-historical-figures-vlad-the-impaler-89864433-eVlad terroristi

Ashpërsia e Vladit është e dokumentuar mirë në tekstet historike,  por ajo që vihet re më tepër është mënyra se si kombinonte mizorinë me dinakërinë për të terrorizuar armiqtë e tij. Metoda e tij e preferuar e ekzekutimit ishte ngulja në shtyllë e rivalëve. Ishte një mënyrë e mirë edhe për t’i trembur ata. Në vitin 1462, Sulltan Mehmet II pushtoi Vllahinë. Kur arriti në kryeqytetin e Vllahisë e gjeti atë të shkretuar. Aty ndodheshin vetëm trupat e të burgosurve osmanë të ngulur në shtylla.

Një herë, gjatë kohës kur Mehmeti sulmonte Vllahinë, Vladi III i veshi ushtarët e tij me veshje osmane dhe i drejtoi drejt kampit osman.

Qëllimi i tyre ishte të vrisnin sulltanin kur ai flinte në tendën e tij – një synim ky që dështoi. Por ata arritën të shkaktojnë panik tek ushtarët osmanë. Osmanët qëndruan deri në mëngjes duke therur njëri-tjetrit pasi besonin se bashkë-ushtarët e tyre ishin armiqtë të veshur si osmanët.

Vlad vampiri

Shumë historianë thonë se personazhi imagjinar i Drakulës është inspiruar nga Vladi III, madje disa të tjerë shkojnë më larg duke sugjeruar se vetë Vladi pinte gjak njerëzish.

Në poemën “Në kërkim të Drakulës”, tregohet Vladi duke ngjyer bukën në gjakun e viktimave të tij. Por interpretimi i kësaj poeme ka të meta, sepse ajo çka poema në të vërtetë thotë, është se Vladit i pëlqente të lante duart me gjakun e viktimave të tij përpara se të hante darkë.

Të pirit i gjakut të njeriut dhe larja e duarve me gjak janë dy gjëra komplet të ndryshme, shprehen historianët, megjithatë asnjë nga këto akuza nuk mund të provohet historikisht.

Share This Article
4 Comments
  • PYETJA ESHTE,

    PERVEC ANES LETRARE TE KARAKTERIT TE TIJ,

    A I SOLLI MIREQENIE POPULLIT TE TIJ, APO

    VUAJTJE??????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    GJATE PERIUDHES 1500-1650, POPULLSIA E

    VLLAHISE U TREFISHUA.

    KY NUK ME DUKET SE ESHTE TREGUES I NIVELIT

    TE ULET EKONOMIK.

  • Popullsia e Vllahise u trefishua, pas vdekjes se Vladit, nen pushtimin osman, sepse mijera ushtare osmane u martuan me nga 4-5 gra te bukura vllahe. Lum ai qe ka fjetur me nje vllahe!

  • Ne vllahi u zhduk varferia sepse vladi i thirri gjith te varfrit ne oborrin e tij dhe aty u mblodhen shum njerz,u dha te hanin e ju tha “do te donit te mos ishit barr per askend ne jeten tuaj?” Ata duke menduar se ai do ju jepte lemosh u pergjigjen pozitivisht,pikerisht pas pergjigjes se tyre ai u vuri flaken dhe i dogji te gjall dhe tha i dogja per t zhdukur varferin e vendit tim,te mos ishin barr per askend ashtu sic deshironin si dhe ata skan per t vuajtur me nga uria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *