LOS ZETAS/ Si 34 komando krijuan kartelin më brutal të drogës në histori

DITA Online

Karteli meksikan i drogës Los Zetas, cilësohet si banda më brutale e gjithë së historisë së krimit të organizuar.

Los Zetas u formua fillimisht nga 34 ushtarakë të Forcave Speciale të ushtrisë meksikane në fund të viteve ‘90, dhe shërbeu si krah ushtarak i Kartelit Gulf deri në ndarjen e dhunshme në vitin 2009.

Ky grup është përgjegjës për disa veprime të dhunshme famëkeqe, përfshi edhe vrasjen e 72 emigrantëve amerikanë në 2010-n.

Qeveria amerikane i ka cilësuar si “grupi me teknologji më të përparuar, sofistikuar dhe si karteli më i rrezikshëm që operon në Meksikë”.

Me një prezencë të fortë në rreth 17 shtete meksikane, ose sa gjysma e vendit, Los Zetas është sindikata më e madhe e krimit që operon në Meksikë.

Pothuajse të gjithë liderët e Los Zetas kanë trajnim ushtarak, ka bërë që ky grup të përdorë metodat më brutale kundër rivalëve të tyre.

Në vitin 2010 DEA por dhe shteti i Meksikës e ka shpallur këtë grup, si armikun kryesor të shtetit. Sot, ky grup, përveç trafikimit të drogës merret edhe me prostitucionin e fëmijëve si dhe me vjedhjen e naftës

Harta e shpërndarjes së Los Zetas

Harta e shpërndarjes së Los Zetas

-Organizata është formuar në vitet e ‘90-ta, ku ata vepronin si sigurim privat i Kartelit të Gjirit.

Fillimisht grupi ishte i përbërë nga 34 ushtarakë të forcave speciale amerikane. Ata ishin skuadra e vdekjes dhe paguheshin për të ruajtur jetën e liderit të ri Kartelit të Gulfit, Osiel Cárdenas Guillén.

Lideri i Kartelit Gulf Osiel Cardenas duke u ekstraduar në SHBA, pasi u arrestua në Meksikë në vitin 2007

Lideri i Kartelit Gulf Osiel Cardenas duke u ekstraduar në SHBA, pasi u arrestua në Meksikë në vitin 2007

-Karteli i Gulfit ishte në mesin e një luftë të dhunshme kur Cárdenas Guillén mori drejtimin e kartelit në vitin 1999. Për mbrojtjen e tij Cárdenas Guillén punësoi si badigard togerin e ushtrisë në pension Ruben ‘el Chato’ Salinas, i cili më pas mori 30 dezertorë të ushtrisë meksikanë për të krijuar një nga grupet më të forta mercenare dhe të mirëpaguara të kartelit.

rtr1pv22

-Me kalimin e viteve, Cardenas i zgjeroi përgjegjësitë e Zetas’ s. Grupi ushtarak me anë të kërcënimeve nisi rrugën drejt pushtetit të pakontestueshëm derisa Karteli Gulf u bë virtualisht i paprekshëm nga organet ligjzbatuese.

Një ushtar duke hyrë një shtëpi të mbushur plot me plumba me inicialet e kartelit të Gjirit (CDG) dhe Zetas (Z) në Ciudad Victoria, Meksikë

Një ushtar duke hyrë një shtëpi të mbushur plot me plumba me inicialet e kartelit të Gjirit (CDG) dhe Zetas (Z) në Ciudad Victoria, Meksikë

 

-Në vitin 2003, Los Zetas e zgjeruan grupin me 300 paramilitarë të tjerë që ishin të pajisur me armë të sofistuar dhe të mirëstërvitur ushtarakisht. Ministria e Mbrojtjes Meksikane e cilësoi grupin si “skuadra më e frikshme e vdekjes që kishte punuar ndonjëherë në historinë e krimit të organizuar meksikan”.

5 anetare te Zetas te arrestuar nga ushtria ne vitin 2011

5 anetare te Zetas te arrestuar nga ushtria ne vitin 2011

-Pas një përplasje me armë me ushtrinë meksikane në vitin 2003, lideri i Kartelit të Gulfit, Cárdenas Guillén u arrestua dhe u dënuar me 25 vite burg. Por në atë kohë Los Zetas e kishin tejkaluar Kartelin Gulf si në të ardhura, anëtarë, por edhe në influencë. Pas vitesh konfliktesh të brendshme, në vitin 2010, Zetas u ndanë zyrtarisht nga Karteli Gulf.

Grafiti me gjak të shkruara në mur nga Los Zetas në një skenë krimi

Grafiti me gjak të shkruara në mur nga Los Zetas në një skenë krimi

-Nuk zgjati shumë kohë dhe kartelet u bënë rivale duke i kthyer armët njëri-tjetrit. Në përpjekje për të frikësuar konkurrencën dhe për të rekrutuar sa më shumë anëtarë, Zetas ndërmorën edhe shumë masakra dhe sulme ndaj civilëve.

rtr3213f

-Mes vitit 2010 dhe 2011, Zetas vranë mbi 350 fermerë dhe punëtorë në Meksikë dhe Guatemala, për arsyen se ata refuzuan të bashkoheshin në grupin e tyre.

Dy fëmijët e Fernando Quisar me një fotografi të babait të tyre, një nga 27 fermerët e vrarë në maj 2011 nga Los Zetas, në një nga masakrat masive më të këqija në historinë e Guatemalës

Dy fëmijët e Fernando Quisar me një fotografi të babait të tyre, një nga 27 fermerët e vrarë në maj 2011 nga Los Zetas, në një nga masakrat masive më të këqija në historinë e Guatemalës

-Ish-trupa ushtarake të Guatemalës, të njohur nga ekspertët “makinat vrasëse” u rekrutuan nga Zetas, për të vendosur kampe rreth Meksikës për të stërvitur rekrutët e rinj nga mosha 15 deri në 18 vjeç.

rtr2scm9

-Shumë nga 34 anëtarët e parë të Zetas janë arrestuar ose vrarë nga autoritet meksikane, përfshirë edhe arrestimin liderit Alejandro “Omar” Trevino në mars 2015. Por pavarësisht arrestimeve, qindra Zetas të tjerë të hekurt qëndrojnë. Grupi vazhdon të mbajë fuqinë e tij në 17 shtete meksikane, pra në gjysmën e vendit, si edhe janë aktivë në Teksas të SHBA-së.

Shkronja Z e pikturuar ne nje mal ne Meksike

Shkronja Z e pikturuar ne nje mal ne Meksike

-Grupi vazhdon të kërcënojë qytetarët në të dy anët e kufirit meksikano-amerikan. FBI-ja beson se Los Zetas kontrollojnë shumë banda amerikane, si Mafia Meksikane, Sindikatën e Krimit të Teksasit, Hermanos Pistoleros Latinos dhe MS-13.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *