Zgjedhjet, urdhri i Ramës: Ndalohen mjetet dhe fondet e administratës

Elton Tafaruci

Kryeministri Rama urdhëroi ndalimin e përdorimit në fushatën elektorale të mjeteve të administratës të çdo niveli.

Ne listën e ndalimeve janë punonjësit e administratës, fondet e institucioneve si dhe automjetet shtetërore dhe karburanti në përdorim të titullarit të institucioneve.

Përjashtim nga ky urdhër bëjnë vetëm mjetet e Gardës së Republikës dhe Policisë në përmbushje të detyrave të tyre funksionale.

Urdhri detyron Policinë e Shtetit që kur konstaton përdorimin e mjeteve për fushatë, të bëjë bllokimin e tyre dhe të njoftojë KQZ-në, e cila do japë edhe penalizimin.

Gjithashtu, detyrohen Ministritë që deri më 16 maj të publikojnë listën e aktiviteteve publike të programuara për muajin qershor dhe korrik si dhe listën e projekteve të nisur prej 12 muajsh. Dhe për transparencë, urdhri detyron institucionet që të krijojnë akses për vëzhguesit e regjistruar në KQZ.

Share This Article
5 Comments
  • Hahaha ky te shkrin. Ore po si nuk hoqet dore nga fasadat! Keni angazhuar ne fushate jo vetem administraten por edhe nxenesit e shkollave. Ja shiko lali Erin qe u shqye duke bere foto me femije per cdo sebep.

    • O info analitike a punon ti mor burre a gru a aty ne mes cfare je ti..po mjes drek darke te gjej ty neper komente ..po merr pushime ndonje 25 te pakten…jemi bo popull komentesh

  • O Rame o dhjaks sa shpejt i mbush breket kur degjon emrin e Saliut.
    Po pse more Ed bojaxhiu te drejten e perdorimit te mjeteve dhe te administratyes e ka vetem Sali Kar-axhixh, perdori dhe mos e caj trapin, keshtu te del frika dhe mbase i shpeton shqiptaret e na behesh trim sipas LIGJIT duke arrestuar dhe burgosur Kriminelin Sali.

  • Nuk eshte frikacak por eshte vazhdimesi e Robert Cemçalizit(FNano)!Ai po vepron njelloj si Nano me Berishen,ben sikur eshte ne antagonizem te plote na e nxjerr Lulken e Berin si te Rusise kur dihet boterisht se te tre keta spurdhjake se bashku me Liken(asin qe qendron gjithnje nen menge) jane pjelle e fabrikes qe prodhoi keto monstra per interes gjeopolitik e rembimin e pasurive te kesaj toke,duke e djegur plotesisht!Rama ka firmosur per mosndeshkim te Berit,Lulka ka firmosur per mosndeshkim te Rames,Likja per mosndeshkim te asnjerit ne dhomat e erreta te kuzhinen se nendheshme nga ku gatuhen keto gjellera te pista e qe ia servirin kaarieret e radhes si gjella te shijeshme te parfumosura me ereza te ndryshme!Ndaj edhe Lulka behet gjel,ndaj edhe piktori behet bojazhi,ndaj edhe Likja behet president duke qene faktori i trete qe ne nje te arme te afert do te luaj rolin e tij!Kjo eshte Shqiperia e dhjerokratike qe ndertuam me ndihmen e “miqeve “,dhjerokrati qe rrenjet nuk i ka as ne Rusi e as ne Serbi por vetem ne A MER RI QI!Pa kete fabrike Ramushi,Likja Lulka e Saliu nuk do te gjenin asnje vrime miu per tu futur si ne 97,98,2011 ku gjithnje garant eshte fabrka qe i prodhoi e qe sjell here pas here kongresmene e “marinsa”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *