Mësohet se nxënësit janë ndjerë keq në orën e dytë të mësimit duke shfaqur dhimbje barku dhe të vjella. Menjëherë mësuesit pasi kanë lajmëruar prindërit kanë bërë të mundur dërgimin në spital të nxënësve.
“Kisha dhimbje barku dhe më vinte për të vjellë”,– thotë një nga nxënëset.
Pati 5-6 raste të cilët janë dërguar pranë familjes dhe ju tha që të shkonin për vizitë, ndërsa ditën e sotme pati dyfishim të numrit të tyre”,– është shprehur mësuesi Mariglen Gjini.
Eshtë mësuar se mjekët e shërbimit epidemiologjik të qytetit të Lushnjes kanë shkuar në shkollën “Sila Gjini” dhe në familjet e nxënësve të sëmurë për të marrë mostra analizash të ujit të pijshëm dhe të ushqimeve që nxënësit kishin konsumuar në dyqanet afër shkollës.
Sipas drejtorisë së shërbimit të higjenës dyshohet për një helmim masiv të femijeve. Ndërsa përgjigjet e analizave pritet të dalin në fillim të javës së ardhshme.
“Ka pasur shënja me dhimbje barku dhe me dhimbje koke,këto janë disa nga shënjat që ne na u njoftuan. Me të marrë këtë njoftim grupi i punës është nisur menjëherë”,- thotë Genti Xhoxhi, drejtor i shërbimit epidemiologjik në Lushnje.
Ndërkohe dy muaj më parë pjesëtarët e tre familjeve në fshatin Skilaj u helmuan për pasojë të ujit të pijshëm i cili ishte përzier me ujërat e stallës së kafshëve.
